Udhėzimi, kreditet e lėndėve me zgjedhje nuk futet nė provimet e Maturės



Jonida Tashi


Pėrcaktohet numri i lėndėve me zgjedhje ose me detyrim, mosmarrja e tė cilave do t’i kalojė nxėnėsit e klasės sė X automatikisht nė provimet e vjeshtės, pasur me rrezikun pėr tė ngelur edhe nė klasė. Pėr kėtė, Ministria e Arsimit, nė fillim tė muajit janar tė kėtij viti ka miratuar njė udhėzim tė posaēėm “Pėr zbatimin e kurrikulės sė klasės X”, i cili tashmė ka hyrė nė fuqi zyrtarisht. Sipas kėtij udhėzimi, Ministria e Arsimit, urdhėron drejtuesit e gjimnazeve qė tė marrin masat e nevojshme pėr zgjidhjen e problemeve tė dala si rezultat i zbatimit tė kurrikulės sė re tė klasės X tė gjimnazit, e cila pėrbėhet nga lėndė bėrthamė (qė janė tė njėjta pėr tė gjithė nxėnėsit e klasės X tė gjimnazit) dhe lėndė me zgjedhje (qė nuk janė lėndė tė njėjta pėr tė gjithė nxėnėsit e klasės sė X tė gjimnazit. Nė udhėzimin e sipėrcituar ėshtė pėrcaktuar edhe numri i orėve tė mėsimit nė lėndėt me zgjedhje. Kėshtu, nė lėndėt me zgjedhje tė detyruar (4 orė gjithsej), nė klasėn X, nxėnėsi mund tė zgjedhė lėndė tė avancuar edhe gjuhėn e huaj tė dytė. Po ashtu, nxėnėsi nė klasėn X mund tė zgjedhė 2 orė lėndė tė detyruara dhe 2 orė lėndė me zgjedhje tė lirė. Sipas udhėzimit, nxėnėsi nė klasėn X mund tė zgjedhė 3 orė lėndė me zgjedhje tė detyruar dhe 1 orė lėndė me zgjedhje tė lirė.
Mbetja nė klasė
Nxėnėsi i klasės sė X do tė kalojė nė provimet e vjeshtės, kur ėshtė mbetės nė njė deri nė dy lėndė bėrthamė ose ėshtė mbetės nė lėndėt me zgjedhje. Ndėrsa nė klasė nxėnėsi do tė mbes kur: nė pėrfundim tė vitit shkollor ėshtė mbetės nė tri lėndė bėrthamė; nuk paraqitet nė provimet e vjeshtės pėr njė lėndė bėrthamė; ėshtė mbetės nė provimet e vjeshtės nė njė lėndė bėrthamė; nxėnėsi qė nuk i nėnshtrohet provimit tė vjeshtės nė njė lėndė/modul me zgjedhje, ose mbetet nė tė, e kalon klasėn, por nuk i fiton kreditet pėrkatėse; nxėnėsi, qė ėshtė mbetės nė provimin e vjeshtės nė njė lėndė/modul me zgjedhje ka tė drejtė t’i nėnshtrohet pėrsėri provimit nė vitin pasues; nėse lėnda/moduli vijon edhe nė klasėn pasuese, nxėnėsi nuk ka tė drejtė qė tė ndjekė atė lėndė/modul; kur nxėnėsi ėshtė kalues nė lėndė/modul me zgjedhje, i fiton kreditet pėrkatėse tė klasės X qė pėrmban plani mėsimor i gjimnazit; nėse nxėnėsi ėshtė kalues nė tė gjitha lėndėt bėrthamė dhe nuk ka plotėsuar sasinė e mjaftueshme tė krediteve qė pėrmban plani mėsimor i gjimnazit, nuk futet nė provimet e Maturės Shtetėrore.
Lėndėt me zgjedhje
Nxėnėsit e klasave tė nėnta nė tė gjithė vendin, duke filluar qė nga ky vit shkollor, do tė pėrzgjedhin lėndėt qė duan tė mėsojnė nė gjimnaz. Pėr t’i paraprirė kalimit tė kėtyre nxėnėsve nė vitin e parė tė shkollės sė mesme, qė pėrkon me klasėn X, Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimeve (IKT), pranė Ministrisė sė Arsimit ka pėrcaktuar procedurėn se si do tė bėhet pėrzgjedhja e lėndėve me zgjedhje. Sipas IKT-sė, nė vitin shkollor 2009-2010, ata qė dėshirojnė tė shkojnė nė gjimnaz, do tė kenė mundėsi qė, pėrveē lėndėve qė janė tė detyruara dhe tė njėjta pėr tė gjithė nxėnėsit, tė mėsojnė edhe disa lėndė tė tjera, tė cilat mund t’i zgjedhin nė pėrputhje me interesat, dėshirat, pasionet dhe aftėsitė e tyre. Lėndėt me zgjedhje synojnė tė zgjerojnė mundėsitė e nxėnėsve pėr studime tė mėtejshme nė jetė dhe pėr nė tregun e punės. Nė klasėn X, secilit prej nxėnėsve, nga shkolla, duhet t’i mundėsohet tė mėsojė njė lėndė, tė zgjedhur nga lista e lėndėve me zgjedhje. Mundėsia e zgjedhjes sė lėndėve me zgjedhje do tė fillojė qė nė klasėn X dhe do tė vijojė, duke u shtuar, pėrgjatė tri viteve tė gjimnazit (disa lėndė mund tė zhvillohen vetėm nė njė vit shkollor). Deri mė tani, specialistėt e IKT-sė, kanė pėrcaktuar vetėm pesė lėndė me zgjedhje tė detyruar, pėr vitin e parė tė gjimnazit qė janė: Gjuhė e huaj e dytė (Anglisht, Frėngjisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht); Letėrsi e avancuar; Matematikė e avancuar; Trashėgimia jonė kulturore; TIK i avancuar. Ndonėse janė pesė gjuhė tė huaja si lėndė me zgjedhje tė detyruar, nxėnėsit nuk kanė tė drejtė qė tė zgjedhin mė shumė se njė gjuhė tė huaj tė dytė. Konkretisht, nėse zgjidhni njė gjuhė tė huaj si preferencė tė parė, ju nuk mund tė zgjidhni edhe njė lėndė tjetėr nė radhėn e preferencės sė parė.

Riprovimet dhe mbetja nė klasė
Dhėnia e provimeve tė vjeshtės kur:
nxėnėsi ėshtė mbetės nė njė deri nė dy lėndė bėrthamė;
nxėnėsi ėshtė mbetės nė lėndėt/modulet me zgjedhje.
Mbetja e nxėnėsve nė klasė kur:
nė pėrfundim tė vitit shkollor ėshtė mbetės nė tri lėndė bėrthamė;
nuk paraqitet nė provimet e vjeshtės pėr njė lėndė bėrthamė;
ėshtė mbetės nė provimet e vjeshtės nė njė lėndė bėrthamė; nxėnėsi qė nuk i nėnshtrohet provimit tė vjeshtės nė njė lėndė/modul me zgjedhje, ose mbetet nė tė, e kalon klasėn, por nuk i fiton kreditet pėrkatėse;
nxėnėsi, qė ėshtė mbetės nė provimin e vjeshtės nė njė lėndė/modul me zgjedhje ka tė drejtė t’i nėnshtrohet pėrsėri provimit nė vitin pasues;
nėse lėnda/moduli vijon edhe nė klasėn pasuese, nxėnėsi nuk ka tė drejtė qė tė ndjekė atė lėndė/modul;
kur nxėnėsi ėshtė kalues nė lėndė/modul me zgjedhje, i fiton kreditet pėrkatėse tė klasės X qė pėrmban plani mėsimor i gjimnazit;
nėse nxėnėsi ėshtė kalues nė tė gjitha lėndėt bėrthamė dhe nuk ka plotėsuar sasinė e mjaftueshme tė krediteve qė pėrmban plani mėsimor i gjimnazit, nuk futet nė provimet e Maturės Shtetėrore.

Pėrzgjedhja e lėndėve me zgjedhje do tė bėhet me formular
Pėrzgjedhja e lėndėve me zgjedhje do tė bėhet nėpėrmjet njė formulari tė posaēėm, qė ėshtė quajtur Formulari 1. Nė kėtė formular, nxėnėsit janė tė detyruar tė bėjnė zgjedhjet e tyre, duke i renditur ato nga zgjedhja e parė (mė e preferuara) deri tek e pesta (mė pak e preferuara). Pėr shembull, nėse si zgjedhja juaj e parė ėshtė “Matematika e avancuar”, atėherė, nė Formularin 1, ju do vendosni njė shenjė (X ose V) nė kutinė qė ndodhet nė kolonėn e Matematikės, nė radhėn ku shkruhet “Zgjedhja e parė”. Mė pas vazhdoni me zgjedhje e tjera. Formulari 1, do tė plotėsohet sė bashku me prindin. Formulari i firmosur nga prindi ose kujdestari juaj do t’i dorėzohet mėsuesit kujdestar. Shkolla do tė shqyrtojė mė pas preferencat tuaja pėr lėndėt me zgjedhje pėr t’i plotėsuar ato sa mė mirė. Shkolla do tė shqyrtojė gjithashtu edhe mundėsitė e saj pėr secilėn lėndė, duke u bazuar nė: numrin e domosdoshėm tė nxėnėsve pėr tė hapur njė klasė; praninė e mėsuesve tė kualifikuar pėr lėndėt e pėrzgjedhura nė shkollė, pėr
shembull, mundėsinė pėr mėsues tė gjuhės panjolle ose gjermane; ekzistencėn e mjediseve pėr klasa.


Si do tė plotėsohen regjistrat e klasės X
Nė regjistrin e klasės X, i cili duhet tė ruhet pėr 8 vjet, do tė pasqyrohen tė gjitha tė dhėnat sipas rubrikave qė pėrmban ai (notat e nxėnėsve nė lėndėt bėrthamė dhe lėndėt me zgjedhje, mungesat e nxėnėsve nė tė gjitha lėndėt, temat e zhvilluara pėr ēdo orė mėsimi, gjeneralitetet e nxėnėsve etj.). Tė gjitha plotėsimet nė Amzė duhet tė bėhen nė mbėshtetje tė tė dhėnave qė pėrmbajnė rubrikat e regjistrit tė klasės. Regjistri i klasės do tė pėrdoret dhe pėr klasat qė janė formuar nga nxėnės tė pėrzier tė paraleleve tė klasės X, tė lėndėve me zgjedhje. Mėsuesi, nė fund tė ditės sė mėsimit duhet tė bėjė plotėsimin e regjistrit tė klasės. Nė Amzė duhet tė pasqyrohen rezultatet e nxėnėsve pėr lėndėt bėrthamė dhe lėndėt me zgjedhje, rezultate tė cilat merren vetėm nga regjistri i klasės.


Klasa X
Programet e kurrikulės me zgjedhje
Fotografi-fotoshop
Guida turistike
Lojėra sportive
Ndryshimet klimatike

Programet e kurrikulės me zgjedhje te detyruar
Anglisht 10 fillestar
Frėngjisht 10 fillestar
Gjermanisht 10 fillestar
Italisht 10 fillestar
Letėrsia programi i avancuar
Matematika programi i avancuar
Spanjisht 10 fillestar
Trashėgimia jonė kulturore

Arsimi parauniversitar
Ngarkesa mėsimore, ulet norma javore pėr disa arsimtarė

Ulet ngarkesa mėsimore javore pėr disa arsimtarė. Ministria e Arsimit, ka bėrė disa ndryshime nė udhėzimin e datės 3 shkurt 2010, “Pėr normat e punės mėsimore nė arsimin parauniversitar dhe standarde tė lidhura me to”. Kėshtu, vetėm 10 ditė pas firmosjes sė kėtij udhėzimi, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka nxjerrė njė tė dytė, nė tė cilin ka korrigjuar ngarkesėn mėsimore pėr mėsuesit e Gjuhės shqipe dhe Leximit letrar. Sipas udhėzimit tė dytė pėr normėn mėsimore nė arsimin parauniversitar, ngarkesa pėr mėsuesit e Gjuhės shqipe dhe Leximit letrar, nga 22 orė do tė bėhet 20 orė nė javė. Mė tej, nė kėtė udhėzim, ministri Tafaj, ka shuar se mėsuesi i Letėrsisė qė jep mėsim nė gjimnaz, do tė ketė njė ngarkesė mėsimore 20 orė nė javė. Kurse lidhur me normat e veēanta, pėr kryetarin e sindikatės sė arsimit nė njė rreth, nė varėsi tė numrit tė anėtarėsisė nė me kuotizacion, do tė ulet norma nga 5 deri nė 10 orė nė javė. Pėr seksionet e qarqeve, qė kanė mė shumė se 600 anėtarė, norma mėsimore javore do tė reduktohet me 6-8 orė edhe njė personi tė dytė.




29 Mars 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos