Viagra, pilula blu nėn akuzė

Pilula blu mbush dhjetė vjet. Ishte ajo qė revolucionarizoi botėn e terapive seksuale. Por shumė specialistė sot i kundėrshtojnė mrekullitė e saj, sepse shpesh shqetėsimi organik fsheh njė problem psikologjik

Mė pėrpara impotenca ishte njė shqetėsim i turpshėm dhe i vėshtirė pėr t’u kuruar qė duhej mbajtur sekret nė dhomėn e gjumit. Sot disfunksioni eretil, i quajtur DE, ėshtė bėrė objekt i fushatave publicitare. Mund tė luftohet fare lehtė me ilaēe ku ndėr mė tė njohurat mund tė pėrmendim “viagrėn” dhe “cialis”. Nė mė pak se njė dekadė kėto lloj ilaēesh kanė bėrė revolucion nė botėn e terapive seksuale, por pikėrisht disponibiliteti i ilaēeve kaq efikase ka treguar se impotenca ėshtė njė pazėll shqetėsimesh tė lidhura me faktorė tė ndryshėm dhe se tė “pish njė pilulė viagra” shpesh nuk shėrben pėr asgjė, madje mund tė jetė edhe shumė e dėmshme. Shumė dyshojnė se pėrbėrja kimike e tyre nė vend qė ta zgjidhė problemin e rėndon mė shumė. “Ilaēet kanė ndryshuar krejtėsisht vlerėsimin e impotencės, duke e shndėrruar nė njė shqetėsim organik atė qė shihej si problem psikologjik”, tregon Dirk Rosing i Universitetit tė Greifswald qė i ka dedikuar kėtij argumenti njė studim tė zgjeruar nė njė revistė gjermane. Rezultati, shpjegon specialisti, ėshtė se “shpesh kalohet nga terapia farmakologjike pa thelluar diagnozėn nė rrezikun e injorimit tė elementeve thelbėsore duke e bėrė shqetėsimin kronik. Nė shumė raste pas impotencės shihen probleme tė tjera fizike dhe psikologjike”. Me pak fjalė tė gabosh duke vlerėsuar suksesin e pėrkohshėm tė terapisė ka lidhje me “rregullimin e njė mekanizmi tė prishur pa ditur shkaqet”, tregon Rosing. Pėrplasja mė e madhe ėshtė mes specialistėve qė pėrpiqen ta ndajnė problemin sipas kompetencave tė tyre: urologė dhe andrologė pėrqendrohen nė fiziologjinė vaskulare, endokrinologėt nė mekanizmat biokimikė, ndėrsa seksologėt tek ata psikologjikė. “Kemi nevojė pėr njė perspektivė mė tė gjerė. Trajtimet farmakologjike pėr impotencėn mund ta bėjnė mashkullin nė gjendje tė kryejė njė raport seksual, por nuk bėjnė asgjė pėr ta shėruar”, tregon presidenti i “Sexual Medicine Society” i Amerikės sė Veriut, Ronald Lewis. Specialistėt vėnė theksin te shpeshtėsia dhe rėndėsia e problemit. “Nė Europė rreth 10 pėr qind e popullsisė vuan nga ky shqetėsim. Rreth 50 pėr qind e kėtyre rasteve ka origjinė organike pėr tė tjerat bėhet fjalė pėr probleme psikologjike. Megjithatė, shpesh shkaqet e ndryshme nėnvlerėsohen”, shpjegon drejtori i qendrės mjekėsore pėr andrologjinė nė Universitetin e Firences. Qė kėtu lind rėndėsia e njė diagnoze tė studiuar mirė. “ėshtė thelbėsore qė ilaēet tė shoqėrohen gjithmonė me kėshillim”, shpjegon seksologia Chira Simonelli. Sipas tyre, qė ilaēe tė tilla tė japin efektin e duhur duhet edhe ndihma e pacientėve. “Kėto substanca nuk stimulojnė dėshirėn, tė paktėn kur ai qė e pengon ėshtė ankthi. Nė kėtė rast siguria nė vetvete mund ta ndihmojė”, thotė Simonelli. Me pak fjalė, edhe pse ka dhjetė vjet qė ka hyrė nė treg dyshimet nuk janė shuar, por janė shtuar akoma mė shumė. Nga njėra anė terapitė farmakologjike kaq tė fuqishme, tė bashkuara me marketingun pėr njė pėrdorim mė tė gjerė, kanė nxjerrė nė dritė shumė tė fshehta nė pritje qė tė ishte koha ajo qė do t’i zgjidhte. Ndėrkaq, ndėr faktorėt qė ndikojnė shumė nė disfunksionin eretil janė edhe obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik. “Mungesa e masės muskulore dhe sindromi metabolik janė disa nga shkaqet e DE. Ndėrhyrja nė stilin e jetės ėshtė thelbėsore pėr tė ndihmuar pacientėt”. Palestra dhe biēikleta i bėjnė mirė zemrės, rrisin vetėvlerėsimin te vetja”. Mė tė rralla janė rastet kur shqetėsimi derivon nga shkaqe neurologjike.

Lindja e pilulės blu

Dikush e pėrdor nga nevoja dhe dikush tjetėr nga kurioziteti, por askush nuk mund t‘i rezistojė efektit tė viagrės. 1.8 miliardė pilula blu, kjo ėshtė shifra e saktė e viagrės sė shitur nėpėr botė. Duket qartė se viagra nuk ėshtė pilula qė preferohet nga tė moshuarit, tė cilėt dėshirojnė tė zgjasin jetėn seksuale, por nga tė rinjtė. Tė dhėnat e shitjeve tregojnė se gjashtė nė dhjetė tableta viagrash konsumohen nga meshkujt nėn moshėn 60 vjeē. "Brezi i vėrtetė viagra", qė ia vlen tė quhet kėshtu, duket se ėshtė pikėrisht ai nga mosha 25-34 vjeē, madje 55% e tyre janė tė bindur se pilula "pėrmirėson adetet seksuale". Historia e viagrės, pilula e dytė e revolucionit seksual dhe ilaēi mė i njohur pas aspirinės, ėshtė e pavullnetshme, pa ndonjė qėllim tė keq. "Pfizer Incorporated", kompania farmaceutike mė e rėndėsishme nė botė, kėrkonte njė parim aktiv kundėr angjinės. Kėshtu, kjo pilulė e kaltėr qė "Food and drug Administrion" ia autorizoi daljen nė treg mė 27 mars tė 1998-s, u prezantua nė botė si zgjidhja finale kundėr impotencės. Vendin e parė nė Europė pėr konsumimin e viagrės e mban Anglia, mė pas renditet Gjermania dhe Italia. Qė nga 1998-a e deri mė sot, nė botė janė shitur plot 1.8 miliardė pilula blu, tė konsumuara nga 35 milionė meshkuj. Viagra ka revolucionuar jetėn seksuale tė miliona njerėzve; ėshtė bėrė njė ndėr ilaēet mė tė njohura tė botės. viagra (dhe "kushėrinjtė" e saj agresivė si cialis, tadalafil, qė gjejnė njė shtrirje gjithmonė e mė tė madhe nė treg) nuk ėshtė mė njė ilaē, por njė fenomen social, madje edhe mė shumė: ėshtė njė metaforė, njė mitologji mashkullore. Viagra e "mban" premtimin edhe pėr atė qė ėshtė e pamundur. ėshtė mė tepėr ilaēi i dėshirės sė dobėt, sesa i trupit tė lodhur. "Shumė individė kėrkojnė nga ajo jo vetėm t‘u japė forcė, por edhe dėshirėn pėr tė bėrė dashuri", thotė specialisti. Nga njė studim i bėrė nė "Google", fjala mė e klikuar nga 2004-2008-n nė Angli, Gjermani dhe Itali ėshtė viagra. Emri i saj ėshtė aq i pėrhapur nė fjalorin e pėrditshėm, saqė nuk pėrbėn mė ndonjė problem. Kėtė vit, pėr pilulėn nė fjalė janė publikuar nėpėr gazeta e revista rreth 1000 artikuj. Viagra ėshtė mė tepėr ilaēi i dėshirės sė dobėt, sesa i trupit tė lodhur. Pėr viagrėn janė kryer plot 1300 studime shkencore, ku janė pėrfshirė pėr studim 13 pacientė. Pas disa ekzaminimeve, pilula blu ėshtė shfaqur efikase pėr mbrojtjen e zemrės dhe kundėr impotencės. Por kjo nuk mjaftoi. Nė dhjetė vite viagra ka qenė objekt eksperimenti pėr tė pėrcaktuar fuqinė e saj nė kurimin e patologjive tė tjera.

#

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos