Konferenca e Tiranės nė 1956, arkivi rus zbardh tė vėrtetėn pėr Enver Hoxhėn



Ferdinand Dervishi

Konferenca e shumėpėrfolur e partisė sė Tiranės nė prillin e 1956 rivjen pėrmes tė dhėnave autentike tė nxjerra nga arkivat sovjetike qė pėrmbajnė transkriptimin e takimeve tė Enver Hoxhės dhe Mehmet Shehut me tė dėrguarin e Nikita Hrushovit nė Tiranė. Sipas stilit tė vjetėr, krerėt mė tė lartė tė shtetit komunist nė Shqipėri vazhdojnė tė sillen pėrpara ambasadorit sovjetik nė Tiranė si vartėsit para eprorit duke i raportuar se situata ėshtė nėn kontroll, se nė rastin e Konferencės sė Tiranės nuk ka ndonjė gjė pėr tu shqetėsuar, se ata si pėrherė janė tė besuarit e Partisė sė madhe Komuniste tė Bashkimit Sovjetik dhe tė komunizmit ndėrkombėtar. Ngjarjet zhvillohen nė prill tė 1956, kohė kur Stalini ka vdekur dhe kulti i tij i individit sapo ėshtė goditur nga pasardhėsi Nikita Hrushov. Por valėt e njė lėkundjeje tė tillė nė Shqipėrinė e vogėl komuniste duket nuk janė ndier, apo mė saktė vetė Enver Hoxha ėshtė kujdesur tė mos ndihen. Sepse lideri i komunistėve shqiptarė duket e kishte nuhatur nė kohė se po tė pranoje pa asnjė kufizim kultin e individit tė Stalinit, po tė pranoje persekutimet e tij nė radhėt e popullit sovjetik, do tė thoshte tė akuzoje veten pėr tė njėjtat krime, do tė thoshte tė tė vėrsuleshin tė gjithė e tė tė bėnin gropėn duke pasur nė favor edhe erėn e ndryshimeve pas staliniste, apo modifikimet qė Hrushovi nisi tė bėnte, sipas mėnyrės sė tij, nė krye tė udhėheqjes sė vendeve tė demokracive popullore. Gjithsesi nė Konferencėn e partisė sė Tiranės bomba e shpėrthyer ishte e pėrmasave tė rrezikshme. Sepse delegatėt ishin peshkuar nė njėfarė mase edhe nga njė artikull i nėnshkruar nga vetė Enver Hoxha, botuar nė gazetėn “Zėri i Popullit” mėngjesin e fillimit tė mbledhjes, mė 14 prill 1965. Njė shkrim qė mesa duket i kishte orientuar shumė nga pjesėmarrėsit nė konferencė tė mendonin se furtuna e nisur nė stepat ruse kishte mbėrritur edhe nė Tiranė dhe se vetė Enver Hoxha e kishte pranuar, madje e kishte pagėzuar me kėtė shkrim tė tijin.

Shkrimi nė “Zėrin e Popullit”
Nė artikullin e vet Enver Hoxha shkruan se “PK e BS e dėnoi me tė drejtė kultin e individit tė krijuar pėr J.V. Stalinin nė vitet e fundit tė aktivitetit e tė jetės sė tij dhe qė i solli kaq dėme Bashkimit Sovjetik... Marksizėm-Leninizmi nuk e mohon rolin e individėve nė histori... por kur individėt e shquar, duke e vėnė veten mbi masat, fillojnė e shkėputen prej tyre, atėherė krijohen kushte pėr gabime qė dėmtojnė rėndė masat... qė i kushtuan shumė popullit sovjetik dhe ēėshtjes sė socializmit”. Nė tė njėjtin shkrim Hoxha thoshte se nga gabimet e Stalinit vendet e demokracive popullore duhet tė nxirrnin mėsime, tekstualisht: “Nė dėnimin qė Kongresi i 20 i bėri i kultit tė individit, nė kritikėn e hapur dhe tė guximshme qė u bėri dėmeve tė tij, PK e BS dhe tė gjitha partitė komuniste e punėtore tė sė gjitha vendeve nxjerrin konkluzione me rėndėsi praktike... pėr Partinė e vendin tonė ato (kėto konkluzione tė Kongresit tė 20. red.) janė njė ndihmė shumė e madhe”.
Madje Enver Hoxha nuk mėtonte tė sillte vendimet e Kongresit tė 20 tė PK tė BS nė realitetin shqiptar, duke pėrmendur edhe njė pjesė tė mėkateve tė partisė qė ai vetė kryesonte: “Nė mjaft raste janė dhėnė dėnime me akuza tė fryra, sidomos nė periudhėn deri nė Kongresin e Parė tė Partisė sonė... Partia i ka dėnuar pėrpjekjet pėr tė vėnė Sigurimin e Shtetit mbi Partinė, pėr tė vendosur metoda policeske nė parti dhe pėr tė shkelur tė drejtat e qytetarėve duke kryer arbitraritete, persekutime e dėnime pavend”.
Pra nė orėt e para tė mėngjesit, para se tė niste punimet Konferenca e Tiranės, delegatėt e kishin pėrpirė kėtė shkrim. E kishin pėrpirė duke u bindur pėrfundimisht se edhe nė Shqipėri kishte ardhur koha tė reflektohej pėr vendimet e Kongresit tė 20 tė PK tė BS dhe se shembullin e parė e kishte dhėnė vetė Enver Hoxha pėrmes kėtij shkrimi.

Akuzat nė Konferencė
Nė fakt shumica e pyetjeve tė forta apo tė guximshme tė ngritura nė Konferencėn e partisė tė Tiranės kishin lidhje pikėrisht me kultin e individit tė Stalinit, apo mė saktė ishin shkak-pasojė e reformės sė ndėrmarrė nga Hrushovi pas demaskimit tė regjimit tė paraardhėsit tė tij, Stalinit. Nisur nga kėtej, pyetjet e rrezikshme tė bėra nė konferencė siluronin pikat mė delikate tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, pasi ato godasin trajtimin pothuaj mbretėror ekonomik e financiar tė anėtarėve tė Komitetit Qendror, madje pati edhe pyetje pėr kultin e individit nė Byronė Politike etj. Ja disa prej tyre:
1-”Pėrse KQ i Partisė sė Punės nuk nxori asnjė konkluzion nė frymėn e Kongresit tė 20-tė PK tė Bashkimit Sovjetik lidhur me tė metat e partisė sonė, siē bėnė partitė komuniste dhe punėtore tė vendeve tė tjera?”
2-”Si ėshtė ēėshtja e kultit tė individit te ne dhe ajo nė Byronė Politike?”
3-”Nė vetė Komitetin Qendror ka shumė shokė, burrė e grua. Pėrse nuk shikohet ky problem nė udhėheqjen e Partisė? Pėrmenden Enver e Nexhmije Hoxha, Mehmet e Fiqerete Shehu, Maqo ēomo e Liri Belishova, Hysni e Vito Kapo”.
4-”A nuk ėshtė tepruar qė funksionarėt tė marrin ushqim tė garantuar sa tė duan e tė mbajnė kuzhinierė me lekė nga Qeveria?”
5-”A e njeh Komiteti Qendror gjendjen e varfėruar tė popullit dhe pse nuk tregon haptazi shkaqet e vėrteta?”
6-”Ulja e pagesės sė punonjėsve si mund tė pėrputhet me parullėn e Partisė pėr ngritjen e nivelit tė jetesės sė popullit?”
7-”Cili ėshtė shkaku qė rrogat e funksionarėve tė lartė tė Partisė e tė shtetit u rritėn, kurse tė punonjėsve tė thjeshtė nuk luajtėn ose u ulėn?”
8-”Tė pėrgjigjet Fiqerete Shehu se a e ka ajo idenė se ēfarė mund tė blejė punėtori me 3000-4000 lekė nė muaj?”
9-”... nga dalin fondet qė duhen pėr tė mbuluar shpenzimet e Bllokut? Nė cilin kapitull tė buxhetit hyjnė ato? Ne duhet tė pranojmė se masat jashtė bisedojnė shumė pėr ēėshtjen e Bllokut.”
10-”Pėrse nuk ėshtė sqaruar partia nė mėnyrė tė organizuar mbi Partinė Komuniste tė Jugosllavisė?” E.t.j. Kėtyre pyetjeve i’u pėrgjigj me kujdes Beqir Balluku, i dėrguari i KQ tė PPSH-sė nė Konferencė, por pėrgjigjet e tij duket nuk i mbushėn mendjen askujt, sepse situata nė Konferencė u acarua edhe mė tepėr. Nė kėtė kohė Mehmet Shehu, Kryeministri, dhe tė tjerė mbėshtetės tė Enver Hoxhės, kishin marrė informacione tė sakta se situata nė Konferencėn e partisė sė Tiranės kishte dalė nga shinat. Kėta nisin tė organizohen nga jashtė se si tė ndėrhynin pėr tė korrigjuar kėtė drejtim tė marrė. Sipas materialit qė po botojmė, marrė nga arkivat sovjetike tė kohės, Mehmet Shehu takon mbrėmjen e datės 14 prill 1956 ambasadorin sovjetik nė Tiranė L. Krillov (ai i mėparshmi, D. ēuvahin, ishte zėvendėsuar duket nė kuadėr tė reformės sė Hrushovit red.) dhe i shpjegon situatėn kritike duke i kėrkuar ndonjė ide a zgjidhje dhe njėkohėsisht i thotė se pėr kėtė ka lajmėruar edhe vetė Enver Hoxhėn, qė ėshtė nė Vlorė dhe se ky i fundit ka premtuar qė tė nesėrmen nė mėngjes (15 prill 1956) do jetė nė Tiranė. Me tė mbėrritur Enver Hoxha, sipas bisedės sė tij me ambasadorin sovjetik, tė datės 16 prill 1956, e cila vijon e plotė mė poshtė, ka marrė nė duar frenat e situatės duke i shpallur luftė rebelėve tė Konferencės sė Tiranės, njė informacion qė ja jep me krenari, mburrje apo edhe censurė informacioni, tė dėrguarit tė Hrushovit nė Tiranė. Dihet qė Enver Hoxha pėrdori kundėr mė kurajozėve tė Konferencės shpifje tė llojit “pėr ty kemi tė dhėna qė udhėton me makinat e ambasadės jugosllave” e tė tilla tė ngjashme, me qėllim pėr t’i demaskuar nė sy tė delegatėve dhe pėr tė lėnė pėrshtypjen se edhe kėtė herė “armiqtė e popullit” nuk kishin fjetur gjumė dhe se ata ishin shtruar kėmbėkryq nė mes tė konferencės. Mė poshtė transkriptimi i dy procesverbaleve, ai i takimit tė Kryeministrit Mehmet Shehu me ambasadorin sovjetik dhe mė pas ai i takimit tė Enver Hoxhės me tė njėjtin tė dėrguar tė aleatit tė madh.

Mehmet Shehu
nė panik
Nga raportet e Krillovit L.I.(*
SEKRET
Ekz: Nr. 1
8 maj 1956
N: 157
Procesverbali i bisedės me Kryetarin e Kėshillit tė Ministrave Mehmet Shehu.
15 prill 1956.
Dje nė mbrėmje dhe sot dy herė u takova me Kryetarin e Kėshillit tė Ministrave, Mehmet Shehu.
Takimi i parė u bė mbrėmė, vonė natėn, kur Mehmet Shehu, mė kėrkoi nė koncertin e ansamblit bullgar tė kėngėve e valleve, tė organizuar pėr trupin diplomatik. Mehmet Shehu, mė rrėfeu se Konferenca e sapofilluar e Partisė e qytetit tė Tiranės kishte shkuar nė njė rrugė jo tė drejtė. Nė vend qė tė gjykonin nė thelb raportin e qartė tė komitetit tė partisė tė qytetit, njė numėr delegatėsh, me mbėshtetjen e shumicės sė pjesėmarrėsve nė konferencė, ngritėn pyetje tė shumta nė mėnyrė tė pashmangshme nė adresė tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, duke kėrkuar pėr to pėrgjigje tė menjėhershme nga pėrfaqėsuesi i KQ nė konferencė, Beqir Balluku. Thelbi i kėtyre pyetjeve pėrcillej nė kėto ēėshtje: a e njeh udhėheqja e KQ tė PPSH-sė gjendjen e rėndė ekonomike nė shtresat e ulėta tė popullit tė thjeshtė? Pėrse nė kėtė rast udhėheqja e KQ tė PPSH-sė nė tė njėjtėn kohė i ka siguruar vetes autovetura, magazina speciale (ushqimore red.)? Pėrse gjendja ekonomike e popullit ėshtė pėrkeqėsuar nė krahasim me vitin 1946 dhe ēfarė bėn Komiteti Qendror? Hidhet njė hipotezė sipas sė cilės deri nė ndarjen me Jugosllavinė populli jetonte mė mirė. Si i ka kuptuar KQ vendimet e Kongresit tė XX tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik pėr luftėn me kultin e individit nė rrethanat e Shqipėrisė dhe ēfarė bėhet nė kėtė drejtim? Pėrse pėrkeqėsohen marrėdhėniet me Jugosllavinė? Mos vallė KQ i partisė fsheh diēka? ēfarė ka nė mend KQ tė bėjė pėr ēėshtjen e Koēi Xoxes?
Sipas fjalėve tė Mehmet Shehut, Beqir Balluku ka dhėnė pėrgjigje tė drejta dhe ka sqaruar pikat e kėndvėshtrimit tė KQ. Por kjo nuk e ka kėnaqur konferencėn dhe dy diskutimet e para deri nė fund tė seancės sė mbrėmjes patėn tė njėjtėn frymė si edhe ēėshtjet e ngritura. Mehmet Shehu e karakterizoi tė gjithė kėtė si njė ofensivė armiqėsore tė organizuar dhe u kėshillua (me ambasadorin sovjetik red.) se ēfarė masash duheshin marrė qė konferenca tė hynte nė rrugė normale. Ne u morėm vesh me Mehmet Shehun se konferenca nuk duhet tė lihet tė mėshirė tė rrjedhės dhe se asaj duhet t’i jepet drejtimi i duhur duke shfrytėzuar pėr kėtė elementė tė shėndoshė qė janė nė konferencė, por kjo duhet tė bėhet me qetėsi dhe me kujdes duke mos akuzuar askėnd pėr punė armiqėsore.
Mė 15 prill nė mėngjes, Mehmet Shehu sėrish mė ftoi dhe mė tregoi se nė mbrėmje ai ishte takuar me anėtarėt e KQ qė merrnin pjesė nė konferencė me cilėsitė e delegatėve dhe se ishin marrė vesh pėr masat e marra. Veē kėsaj, i kanė telefonuar Enver Hoxhės nė Vlorė, ku ai ėshtė duke u pėrgatitur pėr raportin kryesor dhe se ai ka dhėnė fjalėn se do tė vijė sot nė konferencė. Fjalimet e para tė mėngjesit ishin pak mė tė pėrmbajtura se tė mbrėmjes sė djeshme. Gjithsesi nervozizmi nė punėn e konferencės ndihet dhe janė tė mundshme eksese tė ndryshme. Ne ramė dakord me Mehmet Shehun se do tė mbajmė kontakte pėrgjatė ecurisė sė konferencės.
Ambasadori i BS nė Shqipėri
L. Krillov.(Firma)

Enveri: Si i dėrrmova rebelėt
Nga raportet e Krillovit L.I.
SEKRET
Ekz: Nr. 1
1 maj 1956
N: 168
Procesverbali i bisedės me Sekretarin e Parė tė KQ tė PPSH-sė, Enver Hoxha.
16 prill 1956.
Sot Sekretari i Parė i KQ tė PPSH-sė, Enver Hoxha, qė ka mbėrritur nė Tiranė, mė rrėfeu pėrshtypjet nga konferenca e partisė sė qytetit.
Mbrėmė, thotė Hoxha, mua mu desh tri herė tė merrja fjalėn. Fillimisht e mora fjalėn menjėherė pasi mbėrrita dhe u pėrpoqa tė zbusja gjendjen nė konferencė dhe tė jepja pėrgjigje tė qeta pėr ēėshtjet e ngritura duke treguar me kėtė se konferenca kishte rrėshqitur nga rruga e drejtė. Kjo fjalė e parė e imja u prit nga konferenca pėrgjithėsisht mirė. Por pas meje e mori fjalėn njė demagog qė tha se Enver Hoxha kėtu foli shumė drejt, por le tė na tregojė pėrse shtetit i kushton 1 milion lekė trajtimi i ēdo anėtari tė Komitetit Qendror. Atėherė unė nuk u pėrmbajta, tha Enver Hoxha, dhe qė nga vendi pėr kėtė shpifje i shpalla luftė kėtij demagogu, si rezultat i sė cilės ai u detyrua tė ikte nga tribuna. Kjo sigurisht qė ishte pak e ashpėr nga ana ime, por tu jepje liri kėtyre qėndrimeve demagogjike, duke vlerėsuar edhe situatėn e pėrgjithshme tė konferencės, ishte gjithashtu e palejueshme. E gjitha kjo shkaktoi thyerjen e njohur nė punėn e konferencės dhe pas kėsaj delegatėt nisėn me vlerėsime tė mira kritike si pėr punėn e organizatave tė qytetit ashtu edhe pėr punėn e atyre tė qendrės. Pas kėsaj unė, tha Enver Hoxha, e mora fjalėn pėr tė tretėn herė dhe ngrita ēėshtjen se kujt i interesonte drejtimi qė konferenca mori nė fillim dhe se kush e ka fajin pėr kėtė. Tani konferenca ėshtė duke punuar krejt normalisht dhe ne jemi tė bindur pėr rezultatet e saj tė suksesshme.
Ne nuk i konsiderojmė kėto fakte tė rastėsishme, tha Enver Hoxha. Me patjetėr qė njė farė grupi njerėzish ėshtė pėrgatitur sipas mėnyrės sė saj pėr konferencėn duke u pėrpjekur qė ta kthejė kundėr Komitetit Qendror. Por pėr kėtė as KQ as komiteti i partisė sė qytetit nuk dinin gjė. Ky ėshtė njė mėsim i mirė. Nė lidhje me kėtė duket shumė antipatike edhe veprimtaria e byrosė sė komitetit (tė partisė red.) tė qytetit dhe sekretarėve tė saj. Udhėheqjen e komitetit tė partisė sė qytetit neve na duhet qė ta rinovojnė plotėsisht. Mė tej Enver Hoxha ndali nė disa ēėshtje politike tė ngritura nė konferencė lidhur me kultin e individit dhe marrėdhėniet me Jugosllavinė. Puna ėshtė, tha Enver Hoxha, se pasi mora nė kongresin e 20 tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik tekstin e raportit tė fshehtė tė Hrushovit, ne nuk mundeshim qė pėrmbajtjen e tij t’ia bėnim tė ditur popullit dhe prisnim njė sinjal nga KQ i Partisė Komuniste tė BS, ndėrkohė qė nė Republikėn Demokratike Gjermane, Hungari e Poloni, shokėt vepruan sipas mėnyrės sė tyre dhe gjerėsisht ranė dakord me tė gjitha ēėshtjet qė kanė lidhje me kultin e individit, duke na kaluar nė kėtė pikė. Ne gjithashtu e bėmė kėtė pas shkrimit tė njohur nė “Pravda” , siē e bėnė edhe shokėt kinezė. Prandaj u krijua njė mendim te disa punonjės tanėt se ne diēka po heshtim pėr ēėshtjen e kultit tė individit, edhe pse tė gjithė e dinė se partia jonė qė mė 1954 sipas shembullit tė Partisė Komuniste tė BS, e ka bėrė punėn mė tė madhe pėr largimin nga kulti i individit nė kushtet e Shqipėrisė dhe tashmė mund tė flitet vetėm pėr disa reminishenca tė kultit tė individit.
Nė konferencė u fol gjithashtu se pėrse ne heshtim pėr ēėshtjen e Koēi Xoxes dhe pėr marrėdhėniet me Jugosllavinė. Por kjo ēėshtje ėshtė shumė delikate. ēėshtja e ndėshkimeve tė Koēi Xoxes te ne ėshtė shumė e qartė. Pėrsa i pėrket lidhjes sė tij me Jugosllavinė dhe nė pėrgjithėsi tė marrėdhėnieve tona me Jugosllavinė, ne kemi nė plan ta shtrojmė kėtė ēėshtje nė kongresin e ardhshėm tė tretė tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė nė raportin e KQ nė njė mėnyrė tė tillė: marrėdhėniet miqėsore mes popujve tė Jugosllavisė dhe Shqipėrisė u lidhėn dhe u forcuan nė rrjedhėn e luftės sė pėrbashkėt ēlirimtare. Pas pėrfundimit tė luftės kėto marrėdhėnie u forcuan dhe zhvilluan edhe mė shumė. Bashkė me kėtė, nga tė dy palėt, u bėnė gabime tė njohura, qė mund tė largoheshin me pėrpjekjen e tė dy palėve. Por kur ne zbuluam veprimtarinė kriminale tė Koēi Xoxes, kur pas veprimtarisė kriminale tė bandės sė Berias u publikuan rezolutat antijugosllave tė Kominternit, tė gjitha kėto fakte nė pėrfaqėsimin tonė morėn njė ndriēim tė veēantė dhe ne nė mėnyrė jo tė drejtė lidhėm veprimtarinė kriminale tė Koēi Xoxes me Jugosllavinė. Ne mund tė themi mė tej se tashmė, kur tė gjithė janė tė qartė, ne nuk kemi asnjė pengesė pėr zhvillimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve shoqėrore me Jugosllavinė. Por sipas kėsaj teze, tha Enver Hoxha, ne mendojmė qė deri nė kongres tė kėshillohemi me KQ tė Partisė Komuniste tė BS. Enver Hoxha, sipas pėrshtypjes sime nga biseda, e pėrjeton seriozisht atė qė ka ndodhur nė konferencėn e Partisė sė Tiranės, por e ndien veten plotėsisht tė bindur dhe nuk demonstron nervozizėm tė tepėrt.
Ambasadori i BS nė Shqipėri, L. Krillov (Firma)

neser do te lexoni

Arkivat Sovjetike/ Enveri ambasadorit sovjetik: Liri Gega e arrestuar po flet, por nuk i gjetėm asnjė dokument

Enver Hoxha: Hrushovi mė tha tė shtonim bagėtitė e imta pėr tė prodhuar lesh, pasi ai ėshtė produkt qė e shet shpejt veten

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos