ISH-PRONARĖT Rregullat e reja pėr kthimin apo kompensimin e pronės

Autori i Lajmit: Redaksia
Shkrirja e zyrave rajonale tė Agjencive tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave ka detyruar qeverinė qė tė miratojė rregulla tė reja pėr mėnyrėn e aplikimit. Gjithashtu, qeveria ka miratuar dje edhe dokumentacionin qė duhet tė plotėsojnė ish-pronarėt pėr tė marrė pronėn e tyre apo pėr tu kompensuar. Sipas vendimit, ēdo pretendues duhet tė plotėsojė dokumentacionin e kėrkuar dhe mė pas duhet tė plotėsojė edhe njė kėrkesė qė duhet ta dorėzojė nė zyrat e AKKP-sė qė tashmė janė vetėm nė Tiranė. Sipas vendimit tė djeshėm, subjekti i shpronėsuar depoziton drejtpėrdrejt ose nėpėrmjet postės, nė sekretarinė e AKKP-sė, kėrkesėn e motivuar pėr njohjen, kthimin apo kompensimin e pronės, shoqėruar me dokumentacionin e nevojshėm, sipas kėtij vendimi, me tė cilin provon pretendimet e tij. Kėrkesa e subjektit tė shpronėsuar duhet tė jetė sipas formularit tip, tė miratuar nga ministri i Drejtėsisė, me propozim tė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė AKKP-sė. Formulari tip nėnshkruhet nga subjekti i shpronėsuar ose pėrfaqėsuesi i tij me prokurė. Formulari tip pėrmban njė paralajmėrim, qė ngarkon me pėrgjegjėsi sipas ligjit subjektin kėrkues, nė rast tė deklarimit tė tė dhėnave tė rreme apo depozitimit tė dokumentacionit tė falsifikuar.
Dokumentacioni
Sipas vendimit tė djeshėm tė qeverisė, dosja duhet tė pėrmbajė njė dokument shoqėrues qė vėrteton pronėsinė e subjektit tė shpronėsuar, pėrbėhet nga dokumentacioni ligjor dhe dokumentacioni hartografik. Nė ēdo rast qė subjekti depoziton kėrkesė tė re, sipas njė vendimi gjyqėsor pėrrivendosje nė afat, pjesė e dokumentacionit shoqėrues ėshtė edhe vendimi i gjykatės pėr rivendosjen nė afat. Dokumentacioni ligjor pėrbėhet, sipas rastit, nga
vėrtetimi i pronėsisė, shoqėruar me kopje tė njehsuar tė fletės pėrkatėse tė regjistrit hipotekor, tė lėshuar nga zyra e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme, pėr efekt tė kthimit dhe kompensimit tė pronave; Dokumenti kadastral, shoqėruar me kopje tė njehsuar tė fletės pėrkatėse tė regjistrit kadastral, pranė zyrave tė administrimit dhe mbrojtjes sė tokės, nė kėshillin e qarkut; Vendimi gjyqėsor i formės sė prerė sė bashku me hartėn e pasurisė, tė vulosura nga gjykata, si dhe akt–ekspertimi, nė rast se gjatė gjykimit tė ēėshtjes nė gjykatė ėshtė kryer njė i tillė apo tė tjerė. Pasi ka plotėsuar tė gjithė dokumentacionin subjekti i shpronėsuar paraqet, pranė AKKP-sė, kėrkesėn e motivuar pėr kompensimin e pronės, shoqėruar me dokumentacionin.
Shqyrtimi i dosjes
Pasi ish-pronari ka dorėzuar kėrkesėn dhe dosjen me dokumentacionin pėrkatės, AKKP nis punėn pėr shqyrtimin e kėsaj dosjeje. AKKP-ja, nė varėsi tė objektit tė kėrkesės sė subjektit tė shpronėsuar, bashkėrendon punėn me institucione tė treta, duke kėrkuar dokumente tė nevojshme pėr vėrtetimin e gjendjes juridike apo fizike tė pronės, si dhe konfirmimin e dokumentacionit tekniko-ligjor tė depozituar nga subjekti. Ky dokumentacion, sipas rastit, mund tė kėrkohet nga njė ose disa prej institucioneve tė mėposhtme. Tė gjitha kėrkesat pėr njohje dhe kthim tė pronės, tė paraqitura nė zyrat e AKKP-sė, shqyrtohen sipas rendit kronologjik tė paraqitjes sė tyre. Mėnyra e trajtimit, shqyrtimit dhe e dhėnies sė vendimit pėr kėrkesat apo ankesat e subjekteve tė shpronėsuara, bėhet nė pėrputhje me ligjin nr.9235, datė 29.7.2004, “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronės”, tė ndryshuar, dhe akteve nėnligjore tė dala nė bazė dhe pėr zbatim tė tij. AKKP-ja, pas shqyrtimit tė kėrkesės dhe marrjes sė vendimit, pajis subjektet e shpronėsuara me dokumentin pėrkatės pėr njohjen, masėn dhe mėnyrėn e kthimit ose tė kompensimit tė pronės. Nė rastin kur AKKP-ja nuk e pranon/rrėzon kėrkesėn/ankesėn e subjektit, i jepsubjektit tė shpronėsuar njė kopje tė vendimit tė mospranimit/rrėzimit.
14. Ngarkohet Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave pėr zbatimin e kėtij vendimi.



Ndryshohet pagesa pėr kthimin apo kompensimin e pronės

Pėrveē procedurave tė reja qė duhen ndjekur pėr kthim apo kompensim tė pronės, qeveria ka miratuar edhe ndryshimet pėr sa u pėrket tarifave qė duhet tė paguajnė pronarėt. Sipas vendimit, shuma e paguar nuk do tė jetė mė nė bazė tė vlerėsimit tė sipėrfaqes sė tokės, por sipas ēmimit tė pėrcaktuar nė hartėn e vlerės sė tokės, tė miratuar nga Kėshilli i Ministrave. Gjithashtu, pjesė e kėtij vendimi janė edhe disa procedura qė ndjek AKKP pėr tė verifikuar sipėrfaqen e pronės dhe kufijtė e saj. Sipas vendimit AKKP-ja, brenda 30 ditėve, por jo mė vonė se tre muaj ngadata e paraqitjes sė kėrkesės e tė dokumentacionit nga kėrkuesi, kryen verifikimin e hollėsishėm dhe konfirmon faktin, nėse kėrkesa dhe dokumentacioni shoqėrues pėrmbushin kushtet e pėrcaktuara nė pikėn 1, tė kėtij vendimi. Verifikimi i kushteve bėhet nėpėrmjet inspektimit nė terren nga punonjėsit e AKKP-sė. Gjithashtu, AKKP-ja u drejtohet organeve, qė kanė lėshuar dokumentet me kėrkesėn pėr konfirmimin e vėrtetėsisė sė tyre. Korrespondenca bėhet pjesė e dosjes. AKKP-ja ka detyrė tė kryejė saktėsimin e kufijve tė sipėrfaqes, qė kėrkohet tė tjetėrsohet, duke kryer matje nė terren, kur rezulton se dokumentacioni tekniko-ligjor, i paraqitur nga kėrkuesi nuk pėrmban kufij ose dokumentacioni teknik nuk ėshtė i plotė. Shpenzimet e verifikimit dhe tė matjes nė terren parapaguhen nga kėrkuesi, sipas tarifės sė miratuar nga ministri i Drejtėsisė, me propozimin e drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. Nė pėrfundim tė shqyrtimit sipas afateve tė mėsipėrme, AKKP-ja ia pėrcjell Ministrisė sė Drejtėsisė dosjen e plotė sė bashku me relacionin teknik, tė shoqėruar me inventarin e dokumenteve.


Dokumentacioni qė duhet plotėsuar pėr kthim apo kompensim

1. Subjekti i shpronėsuar depoziton nė AKKP kėrkesėn pėr njohjen dhe kthimin apo kompensimin

2. Kėrkesa e subjektit tė shpronėsuar duhet tė jetė sipas formularit tip, tė miratuar nga ministri i Drejtėsisė

3. Dokumentacioni shoqėrues, qė vėrteton pronėsinė e subjektit tė shpronėsuar, pėrbėhet nga:
a) dokumentacioni ligjor;
b) dokumentacioni hartografik.

4. Dokumentacioni ligjor pėrbėhet, sipas rastit, nga:
a) vėrtetimi i pronėsisė, shoqėruar me kopje tė njehsuar tė fletės pėrkatėse tė regjistrit hipotekor, b) dokumenti kadastral, shoqėruar me kopje tė njehsuar tė fletės pėrkatėse tė regjistrit kadastral
c) vendimi gjyqėsor i formės sė prerė sė bashku me hartėn e pasurisė, tė vulosura nga gjykata
ē) dokumenti qė vėrteton heqjen ose marrjen e sė drejtės sė pronėsisė nga shteti subjektit tė shpronėsuar
d) vendimet e mėparshme tė ish-Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, vendimet e Komisionit/Komitetit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, tė cilat janė marrė pėrpara hyrjes nė fuqi tė ligjit nr.9583, datė 17.7.2006,
e) dokumenti i lėshuarnga arkivi hipotekor (pranė zyrės sė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme);
ė) ēdo dokument tjetėr ligjor, i nevojshėm pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes.
5. Dokumentacioni hartografik pėr pozicionin gjeografik tė pronės, i cili pėrbėhet, sipas rastit, nga:
a) dokumentacioni hartografik i mėparshėm, qė i takon kohės nga fitimi i sė drejtės sė pronėsisė deri nė marrjen e padrejtė tė pronės nga shteti.

b) dokumentacioni hartografik aktual, i cili pėrmban ēdo tė dhėnė topografike dhe hartografike tė pronės sė pretenduar tė pasqyruar nė hartėn aktuale dhe tė konfirmuar nga institucioni qė e administron atė.
6. Subjekti i shpronėsuar paraqet, pranė AKKP-sė, kėrkesėn e motivuar pėr kompensimin e pronės
7. Nė rastet kur AKKP-ja konstaton mungesė nė dokumentacion, subjektit tė shpronėsuar i kėrkohet plotėsimi i dosjes pėrkatėse, brenda 30 ditėve nga ēasti i marrjes sė njoftimit pėr plotėsim dokumentacioni.
8. Ēdo subjekt i shpronėsuar ka tė drejtė tė pajiset, nga sekretaria e AKKP-sė, me vėrtetimin pėrkatės pėr numrin e protokollit tė dosjes sė regjistruar, qė tregon edhe datėn e dorėzimit tė kėrkesės dhe dokumenteve tė tij.
9. Kėrkesat e subjekteve tė shpronėsuara, tė cilat depozitohen nėpėrmjet shėrbimit postar dhe kanė mangėsi nė dokumentacionin shoqėrues, gjė qė e bėn tė pamundur vlerėsimin e tyre, do ti kthehen kėrkuesit nė adresėn e dhėnė, duke i kėrkuar plotėsimin e dokumentacionit nė mėnyrė tė hollėsishme, sipas dispozitave tė kėtij vendimi. 10. AKKP-ja, pranon dhe administron kėrkesat e subjekteve tė shpronėsuara, kundrejt tarifave tė pėrcaktuara, me urdhėr tė pėrbashkėt tė ministrit tė Drejtėsisė dhe tė ministrit tė Financave.



Shqyrtimi i dokumenteve nga AKKP

1. AKKP-ja, nė varėsi tė objektit tė kėrkesės sė subjektit tė shpronėsuar, bashkėrendon punėn me institucione tė treta, duke kėrkuar dokumente tė nevojshme pėr vėrtetimin e gjendjes juridike apo fizike tė pronės, si dhe konfirmimin e dokumentacionit tekniko-ligjor tė depozituar nga subjekti.

a) Zyra Vendore e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme (ZVRPP), pėr gjendjen juridike tė pronės;
b) njėsitė e qeverisjes vendore, pėr pronat qė i shėrbejnė njė interesi publik dhe pėr tė cilat bėhet propozimi pėr tjetėrsim;
c) bashkia (Drejtoria e Pėrgjithshme e Urbanistikės), komuna, kėshilli i qarkut (drejtoria e urbanistikės apo njėsitė e legalizimit, pėr konfirmimin e gjendjes sė trojeve dhe tė ndėrtesave;
ē) Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės apo organet nė varėsi tė saj, pėr pronat pėr tė cilat ka humbur interesi publik dhe janė nė pritje tė procesit tė privatizimit
d) Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit;
dh)Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit tė Zonave Informale;
e) Enti Kombėtar i Banesave;
ė) ēdo institucion tjetėr shtetėror, i cili ka nė administrim pronėn apo qė mund tė japė informacion pėr tė.
2. Tė gjitha kėrkesat pėr njohje dhe kthim tė pronės, tė paraqitura nė zyrat e AKKP-sė, shqyrtohen sipas rendit kronologjik tė paraqitjes sė tyre.
3. AKKP-ja, pas shqyrtimit tė kėrkesės dhe marrjes sė vendimit, pajis subjektet e shpronėsuara me dokumentin pėrkatės pėr njohjen, masėn dhe mėnyrėn e kthimit ose tė kompensimit tė pronės. Nė rastin kur AKKP-ja nuk e pranon/rrėzon kėrkesėn/ankesėn e subjektit, i jepsubjektit tė shpronėsuar njė kopje tė vendimit tė mospranimit/rrėzimit.
4. Ngarkohet Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave pėr zbatimin e kėtij vendimi.
5. Vendimi i Kėshillit tė Ministrave nr.747, datė 9.11.2006, “Pėr procedurat e mbledhjes, tė pėrpunimit dhe administrimit tė kėrkesave tė subjekteve tė shpronėsuara gjatė procesit tė njohjes, kthimit apo kompensimit tė pronės”, shfuqizohet.

Ky lajm ėshtė publikuar: 14/04/2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos