VENDIM PĖR PROCEDURAT E MBLEDHJES, PĖRPUNIMIT DHE ADMINISTRIMIT TĖ AKTEVE TĖ SUBJEKTEVE TĖ SHPRONĖSUARA, GJATĖ PROCESIT TĖ NJOHJES DHE KTHIMIT APO KOMPENSIMIT TĖ PRONĖS

V E N D I M


PėR

PROCEDURAT E MBLEDHJES, PėRPUNIMIT DHE ADMINISTRIMIT Tė AKTEVE Tė SUBJEKTEVE Tė SHPRONėSUARA, GJATė PROCESIT Tė NJOHJES DHE KTHIMIT APO KOMPENSIMIT Tė PRONėS


Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė pikės 5, tė nenit 15, tė ligjit nr.9235, datė 29.7.2004, “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronės”, tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Drejtėsisė, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Mbledhja, pėrpunimi dhe administrimi i akteve tė subjekteve tė shpronėsuara, gjatė procesit tė njohjes dhe kthimit apo kompensimit tė pronės, tė bėhet sipas kėtyre procedurave:

I. Mbledhja e akteve

1. Subjekti i shpronėsuar depoziton drejtpėrdrejt ose nėpėrmjet postės, nė sekretarinė e AKKP-sė, kėrkesėn e motivuar pėr njohjen dhe kthimin apo kompensimin e pronės, shoqėruar me dokumentacionin e nevojshėm, sipas kėtij vendimi, me tė cilin provon pretendimet e tij.

2. Kėrkesa e subjektit tė shpronėsuar duhet tė jetė sipas formularit tip, tė miratuar nga ministri i Drejtėsisė, me propozim tė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė AKKP-sė. Formulari tip nėnshkruhet nga subjekti i shpronėsuar ose pėrfaqėsuesi i tij me prokurė. Formulari tip pėrmban njė paralajmėrim, qė ngarkon me pėrgjegjėsi sipas ligjit subjektin kėrkues, nė rast tė deklarimit tė tė dhėnave tė rreme apo depozitimit tė dokumentacionit tė falsifikuar.

3. Dokumentacioni shoqėrues, qė vėrteton pronėsinė e subjektit tė shpronėsuar, pėrbėhet nga:

a) dokumentacioni ligjor;
b) dokumentacioni hartografik.

Nė ēdo rast qė subjekti depoziton kėrkesė tė re, sipas njė vendimi gjyqėsor pėr rivendosje nė afat, pjesė e dokumentacionit shoqėrues ėshtė edhe vendimi i gjykatės pėr rivendosjen nė afat.

4. Dokumentacioni ligjor pėrbėhet, sipas rastit, nga:

a) vėrtetimi i pronėsisė, shoqėruar me kopje tė njehsuar tė fletės pėrkatėse tė regjistrit hipotekor, tė lėshuar nga zyra e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme, pėr efekt tė kthimit dhe kompensimit tė pronave;
b) dokumenti kadastral, shoqėruar me kopje tė njehsuar tė fletės pėrkatėse tė regjistrit kadastral, pranė zyrave tė administrimit dhe mbrojtjes sė tokės, nė kėshillin e qarkut;
c) vendimi gjyqėsor i formės sė prerė sė bashku me hartėn e pasurisė, tė vulosura nga gjykata, si dhe akt – ekspertimi, nė rast se gjatė gjykimit tė ēėshtjes nė gjykatė ėshtė kryer njė i tillė;
ē) dokumenti qė vėrteton heqjen ose marrjen e tė drejtės sė pronėsisė nga shteti subjektit tė shpronėsuar, sipas akteve ligjore e nėnligjore, vendimeve penale tė gjykatave ose nė ēdo mėnyrė tjetėr tė padrejtė qė nga data 29.11.1944, apo dokumenti pėr pasuritė e paluajtshme tė shtetasve shqiptarė, tė krijuara pėrpara datės 7 prill 1939, tė cilat janė sekuestruar sipas nenit 14, tė ligjit nr.37, datė 13.1.1945, “Ligja e tatimit tė jashtėzakonshėm pėr fitimet e luftės”;
d) vendimet e mėparshme tė ish-Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, vendimet e Komisionit/Komitetit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, tė cilat janė marrė pėrpara hyrjes nė fuqi tė ligjit nr.9583, datė 17.7.2006, “Pėr disa shtesa e ndryshime nė ligjin nr.9235, datė 29.7.2004, “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronės”, tė ndryshuar”;
dh) dokumenti i lėshuar nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave (kur dokumente si akt-transripti, akt-pjesėtim pasurie, akt- shitjeje apo fletė regjistri kadastral, dokumente qė vėrtetojnė shpronėsimin, konfiskimin apo shtetėzimin e pronės janė tė depozituara nė tė), si dhe ēdo dokument tjetėr i lėshuar nga institucionet shtetėrore, me vlerė provuese nė hetimin administrativ tė ēėshtjes nė shqyrtim;
e) dokumenti i lėshuar nga arkivi hipotekor (pranė zyrės sė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme);
ė) ēdo dokument tjetėr ligjor, i nevojshėm pėr zgjidhjen e drejtė tė
ēėshtjes.

5. Dokumentacioni hartografik pėr pozicionin gjeografik tė pronės, i cili pėrbėhet, sipas rastit, nga:

a) dokumentacioni hartografik i mėparshėm, qė i takon kohės nga fitimi i sė drejtės sė pronėsisė deri nė marrjen e padrejtė tė pronės nga shteti. Ky dokumentacion pėrmban ēdo tė dhėnė topografike dhe hartografike, tė konfirmuar nga institucioni shtetėror qė e administron atė dhe mund tė sigurohet nga:

i) ministria pėrgjegjėse pėr punėt publike, e cila ka nė varėsi Arkivin Qendror Teknik dhe degėt e tij nė rrethe, ose nga Insituti Gjeografik Ushtarak;
ii) departamenti i shėrbimit tė tokės dhe ujit (ish-Instituti i Studimit tė Tokave) nė QTTB, Fushė-Krujė;
iii) Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave;
iv) Drejtoria e Shėrbimit Pyjor (arkivi i kadastrės pyjore);
v) bashkia/qarku (arkivi hartografik i urbanistikės);
vi) kėshilli i qarkut (Zyra e Administrimit dhe Mbrojtjes sė Tokės);
vii) ēdo institucion tjetėr shtetėror qė disponon tė dhėna pėr vendndodhjen e pronave.

b) dokumentacioni hartografik aktual, i cili pėrmban ēdo tė dhėnė topografike dhe hartografike tė pronės sė pretenduar tė pasqyruar nė hartėn aktuale dhe tė konfirmuar nga institucioni qė e administron atė. Harta mund tė sigurohet nė njė nga institucionet e poshtėshėnuara:

i) Zyra e regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, pėr tė gjitha zonat urbane dhe pėr zonat rurale, ku ėshtė bėrė regjistrimi;
ii) Drejtoria e Shėrbimit Pyjor, pėr pyjet e kullotat dhe tokat e tjera jobujqėsore;
iii) kėshilli i qarkut (Zyra e Administrimit dhe Mbrojtjes sė Tokės), pėr tokat bujqėsore tė paregjistruara, dhe tokat e tjera jobujqėsore;
iv) njėsitė e legalizimit, pranė organeve tė qeverisjes vendore apo Agjencia e Legalizimeve dhe Urbanizimit tė Zonave Informale (ALUIZNI), tė krijuara sipas ligjit nr.9482, datė 16.2.2006, “Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje”, tė ndryshuar.

6. Subjekti i shpronėsuar paraqet, pranė AKKP-sė, kėrkesėn e motivuar pėr kompensimin e pronės, shoqėruar me dokumentacionin, si mė poshtė vijon:

a) kėrkesėn, e nėnshkruar, tė subjektit tė shpronėsuar apo tė pėrfaqėsuesit tė tij me prokurė, sipas dhe nė zbatim tė formularit tip, tė miratuar nga ministri i Drejtėsisė, me propozimin e drejtorit tė Pėrgjithshėm tė AKKP-sė, nė tė cilėn pėrcaktohet edhe njėra nga format e kėrkuara tė kompensimit, tė parashikuara nė nenin 11, tė ligjit;
b) vendimin e AKKP-sė apo tė ish-komisioneve tė kthimit dhe kompensimit tė pronave pėr pasurinė e paluajtshme, tė njohur pėr t’u kompensuar;
c) deklaratėn personale pėr heqje dorė nga e drejta e parablerjes, sipas formularit tip, tė miratuar nga ministri i Drejtėsisė, me propozimin e drejtorit tė Pėrgjithshėm tė AKKP-sė;
ē) ēdo dokument ligjor qė provon lidhjen e ligjshme tė kėrkuesit me subjektin e shpronėsuar.

II. Administrimi i akteve

7. Nė rastet kur AKKP-ja konstaton mungesė nė dokumentacion, subjektit tė shpronėsuar i kėrkohet plotėsimi i dosjes pėrkatėse, brenda 30 ditėve nga ēasti i marrjes sė njoftimit pėr plotėsim dokumentacioni. Plotėsimet mund tė bėhen pėr tė gjitha dosjet e paraqitura pėr shqyrtim nė ish-zyrat rajonale tė AKKP-sė nė qark, para datės 31.12.2008, ose edhe pėr dosjet e subjekteve pas kėsaj date, tė cilat, nė bazė tė vendimeve gjyqėsore tė formės sė prerė, janė rivendosur nė afat.

8. ēdo subjekt i shpronėsuar ka tė drejtė tė pajiset, nga sekretaria e AKKP-sė, me vėrtetimin pėrkatės pėr numrin e protokollit tė dosjes sė regjistruar, qė tregon edhe datėn e dorėzimit tė kėrkesės dhe dokumenteve tė tij.

9. Kėrkesat e subjekteve tė shpronėsuara, tė cilat depozitohen nėpėrmjet shėrbimit postar dhe kanė mangėsi nė dokumentacionin shoqėrues, gjė qė e bėn tė pamundur vlerėsimin e tyre, do t’i kthehen kėrkuesit nė adresėn e dhėnė, duke i kėrkuar plotėsimin e dokumentacionit nė mėnyrė tė hollėsishme, sipas dispozitave tė kėtij vendimi. Kėrkesa, sė cilės i mungon adresa e saktė postare, vlerėsohet jo e mirėqenė dhe riaktivizohet vetėm me interesimin e kėrkuesit pranė zyrave tė AKKP-sė. Nė ēastin e konstatimit, nga struktura pėrkatėse e AKKP-sė, bėhet shpallja publike nė mjediset e AKKP-sė dhe nė njėsitė e qeverisjes vendore, ku ndodhet prona, objekt pretendimi. Kėrkesa e subjektit tė interesuar pranohet brenda njė afati 3-mujor nga data e konstatimit, nė tė kundėrt, kėrkesa e subjektit nuk pranohet, me vendim tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė AKKP.

10. AKKP-ja, pranon dhe administron kėrkesat e subjekteve tė shpronėsuara, kundrejt tarifave tė pėrcaktuara, me urdhėr tė pėrbashkėt tė ministrit tė Drejtėsisė dhe tė ministrit tė Financave.

III. Pėrpunimi i akteve

11. AKKP-ja, nė varėsi tė objektit tė kėrkesės sė subjektit tė shpronėsuar, bashkėrendon punėn me institucione tė treta, duke kėrkuar dokumente tė nevojshme pėr vėrtetimin e gjendjes juridike apo fizike tė pronės, si dhe konfirmimin e dokumentacionit tekniko-ligjor tė depozituar nga subjekti. Ky dokumentacion, sipas rastit, mund tė kėrkohet nga njė ose disa prej institucioneve tė mėposhtme:
a) Zyra Vendore e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme (ZVRPP), pėr gjendjen juridike tė pronės;
b) njėsitė e qeverisjes vendore, pėr pronat qė i shėrbejnė njė interesi publik dhe pėr tė cilat bėhet propozimi pėr tjetėrsim;
c) bashkia (Drejtoria e Pėrgjithshme e Urbanistikės), komuna, kėshilli i qarkut (drejtoria e urbanistikės apo njėsitė e legalizimit, pėr konfirmimin e gjendjes sė trojeve dhe tė ndėrtesave;
ē) Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės apo organet nė varėsi tė saj, pėr pronat pėr tė cilat ka humbur interesi publik dhe janė nė pritje tė procesit tė privatizimit, pėr pronat e pėrmbytura nga hidrocentralet dhe nėse pėr kėto prona ka pasur pėrfitim sipas legjislacionit pėr shpronėsimet pėr interes publik;
d) Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit;
dh)Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit tė Zonave Informale;
e) Enti Kombėtar i Banesave;
ė) ēdo institucion tjetėr shtetėror, i cili ka nė administrim pronėn apo qė mund tė japė informacion pėr tė.

12. Tė gjitha kėrkesat pėr njohje dhe kthim tė pronės, tė paraqitura nė zyrat e AKKP-sė, shqyrtohen sipas rendit kronologjik tė paraqitjes sė tyre. Mėnyra e trajtimit, shqyrtimit dhe e dhėnies sė vendimit pėr kėrkesat apo ankesat e subjekteve tė shpronėsuara, bėhet nė pėrputhje me ligjin nr.9235, datė 29.7.2004, “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronės”, tė ndryshuar, dhe akteve nėnligjore tė dala nė bazė dhe pėr zbatim tė tij.

13. AKKP-ja, pas shqyrtimit tė kėrkesės dhe marrjes sė vendimit, pajis subjektet e shpronėsuara me dokumentin pėrkatės pėr njohjen, masėn dhe mėnyrėn e kthimit ose tė kompensimit tė pronės. Nė rastin kur AKKP-ja nuk e pranon/rrėzon kėrkesėn/ankesėn e subjektit, i jep subjektit tė shpronėsuar njė kopje tė vendimit tė mospranimit/rrėzimit.

14. Ngarkohet Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave pėr zbatimin e kėtij vendimi.

15. Vendimi i Kėshillit tė Ministrave nr.747, datė 9.11.2006, “Pėr procedurat e mbledhjes, tė pėrpunimit dhe administrimit tė kėrkesave tė subjekteve tė shpronėsuara gjatė procesit tė njohjes, kthimit apo kompensimit tė pronės”, shfuqizohet. Kėrkesat e paraqitura pranė ish-zyrave rajonale tė AKKP-sė apo ankesat e paraqitura nė AKKP, bazuar nė vendimin nr.747, datė 9.11.2006, tė Kėshillit tė Ministrave, pėr tė cilat ende nuk ėshtė dhėnė vendim, vazhdojnė tė shqyrtohen nga AKKP-ja, sipas rregullave tė pėrcaktuara nė kėtė vendim.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


13/04/2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Keshilli i Ministrave

Publikuar nga: Keshilli i Ministrave

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos