Integrimi, jeta e shqiptarėve nė Norvegji

Vėshtirėsitė e integrimit tė shqiptarėve nė vende tė ndryshme tė botės do tė vijnė sė fundi nė dokumentari qė pret tė realizohet sė shpejti nga regjisori i njohur shqiptar Besnik Zogaj. Filmi dokumentar i titulluar Integrimi do tė jetė njė projekt, i cili do tė realizohet falė bashkėpunimit me shkollėn norvegjeze Norve Voksenopplęring. Nė kėtė film, regjisori tregon

se trajtohen vėshtirėsitė e integrimit tė shqiptarėve nė vende tė ndryshme evropiane. Filmi dokumentar Integrimi bėnė fjalė pėr tė huajt e integruar nė Norvegji, sidomos ata qė jetojnė nė qytetin Alesund, qytet ky i frekuentuar nga turistėt e ndryshėm qė udhėtojnė nga e mbarė bota. Gjithashtu aty tregohet edhe integrimi i tė rinjve tė tjerė, tė cilėt vijnė nė kėtė qytet pėr arsye tė ndryshme, dhe pėr atė se ēfarė bėjnė drejtuesit e kėtij qyteti pėr integrimin e tyre sa mė tė shpejtė nė shoqėrinė norvegjeze. Shtysa, pėr ta trajtuar dhe shqyrtuar mė thellė kėtė temė mjaft tė rėndėsishme, ishte shkolla e cila jep njė kontribut shumė tė madh pėr integrimin mė tė lehtė tė tė gjithė tė rinjve, qė pėr arsye tė ndryshme janė nė Norvegji dhe se asnjėherė nuk i lėnė tė ndihen tė huaj, tha pėr KNN regjisori Besnik Zogaj. Mė tej ai ka theksuar se filmi do tė realizohet nė vende tė ndryshme, nga ku kuptohen mė mirė faktorėt, tė cilėt ndikojnė mė shumė qė tė rinjtė tė ndihen tė huaj apo tė integruar nė njė shoqėri, e qė shpesh gjenden nė udhėkryqe tė kohės. Regjisori duke jetuar edhe vetė nė njė vend tė huaj, dėshiron tė paraqes vėshtirėsitė me tė cilat ballafaqohen tė rinjtė nė jetėn e pėrditshme nė mėrgim. Pėrfundimisht jam i bindur nė thėnien: Guri i rėndė peshon nė vend tė vet!, tha Zogaj. Nė kėtė film dokumentar, pjesė e tij do tė jenė edhe familjet shqiptare qė jetojnė nė Norvegji. Premiera e kėtij filmi pritet tė shfaqet nė nėntor tė kėtij viti nė Alesund dhe pastaj do tė jetė pjesė e disa festivaleve nė Norvegji. Pak mė vonė dokumentari do tė shfaqet edhe para publikut shqiptar, nė Kosovė dhe nė Shqipėri. Regjisori Besnik Zogaj pas realizimit tė kėtij filmi ka nė plan tė fillojė realizimin edhe tė njė filmi tė shkurtėr artistik, i cili synon tė paraqitet nė festivale tė ndryshme evropiane, por edhe nė ato nė Kosovė dhe nė Shqipėri.  Disa nga filmat e realizuar nga ky regjisor janė: Zanatliu i fundit, Tingujt nė Agim, Shpresa, Dhembjet e majit, Tri gota, Shpėtimi i shekullit tė sėmurė, Vulė fati, etj

 

Last Updated on E Marte, 20 Prill 2010 19:42

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos