Doktoraturat, miratohen 600 kuota pėr tre fakultete tė Universitetit tė Tiranės



Jonida Tashi

Miratohen kuotat e doktoraturės pėr tre fakultete tė Universiteti tė Tiranės, pėr vitin akademik 2009-2010. Sė fundi janė botuar nė Fletoren Zyrtare dy vendime tė marra nga Kėshilli i Ministrave nė fillim muajit mars tė kėtij viti, nė tė cilat pėrcaktohen kuotat e pranimit pėr programet e Doktoraturės nė Fakultetin e Shkencave Sociale, nė Fakultetin e Mjekėsisė dhe nė Fakultetin e Drejtėsisė. Sipas vendimit tė qeverisė, nė Fakultetin e Shkencave Sociale, gjatė kėtij viti akademik do tė ofrohen pesė programe studimi tė ciklit tė tretė, pėr tė cilat, kuota totale e pranimit do tė jetė 120 kandidatė. Mė konkretisht ndarja e kuotave tė doktoraturės sipas programeve tė studimit pėr Shkencat Sociale ėshtė: Doktoratė nė Filozofi 24; Doktoratė nė Sociologji 34; Doktoratė nė Pedagogji 19; Doktoratė nė Psikologji 23; Doktoratė nė Punė sociale 20. Ndėrsa nė Fakultetin e Drejtėsisė, pėr vitin akademik 2009-2010, kuota e doktoraturės janė gjithsej, 100, prej tė cilave 19 pėr kandidatėt nga trojet shqiptare jashtė vendit. Ndarja e kėtyre kuotave sipas programeve tė
studimeve, ėshtė, si mė poshtė vijon: Doktoratė nė Shkenca juridike civile 32 kuota; Doktoratė nė Shkencat penale 32 kuota; Doktoratė nė E drejta publike 36 kuota.
Mjekėsia
Mjekėsia ėshtė i vetmi fakultet i Universitetit tė Tiranės, pėr tė cilin kuotat e pranimit nė studimet e ciklit tė tretė janė disa herė mė tė larta karshi fakulteteve tė tjera, kjo edhe pėr shkak tė numrit tė madh tė programeve tė Doktoraturės qė ai ofron. Kėshtu, pėr vitin aktual, nė kėtė fakultet do tė pranohen plot 378 kandidatė pėr tė vijuar studimet e Doktoratės. Sipas vendimit tė qeverisė, pėr Fakulteti i Mjekėsisė kuotat sipas programeve tė studimit janė si mė poshtė: Doktoratė nė studime tė thelluara nė farmakologji, fiziologji, fiziologji patologjike 10; Doktoratė nė studime tė thelluara tė aspekteve epidemiologjike, diagnostike dhe terapeutike tė sėmundjeve infektive, emergjente dhe riemergjente 17; Doktoratė nė shėndet publik 16; Doktoratė nė studime tė thelluara tė aspekteve epidemiologjike, diagnostike dhe terapeutike tė sėmundjeve tė lėkurės 13; Doktoratė nė studime tė thelluara dhe kėrkime nė otorinolaringologji 10; Doktoratė me studime tė thelluara nė kardiologji 19; Doktoratė nė studime nė patologji oro-maxilo-faciale 43; Doktoratė nė studime nė neuroshkencė 23; Doktoratė nė studime nė obstetrikė-gjinekologji 17; Doktoratė nė mjekėsi laboratorike 26; Doktoratė nė morfologji klinike 17; Doktoratė nė sėmundjet kirurgjikale 48; Doktoratė nė kardiokirurgji 4; Doktoratė nė imazheri 14; Doktoratė nė anatomi patologjike dhe mjekėsi ligjore 14; Doktoratė nė sėmundjet e syrit 16; Doktoratė nė pediatri 30; Doktoratė nė shkencat farmaceutike 13; Doktoratė nė sėmundjet e brendshme 28.
Procedurat
Pak kohė mė parė, Ministria e Arsimit ka pėrcaktuar tė gjitha procedurat qė duhet tė ndiqen pėr tė aplikuar pėr studimet e Doktoraturės. Nėpėrmjet njė udhėzimi tė posaēėm, nr.21, datė 30 korrik 2009, MASH-i detajon tė gjitha procedurat qė duhet tė zbatojnė tė interesuarit pėr tė vijuar doktoraturėn. Kėshtu, sipas udhėzimit tė MASH-it, pranimi i kandidatėve nė programet e studimit tė Doktoratės do tė bėhet duke iu referuar kuotave tė dhėna pėr programin pėrkatės pėr ēdo universitet. Pikėsėpari pėr t’u pranuar nė njė program studimi tė doktoratės, kandidati duhet tė zotėrojė njė Diplomė tė Nivelit tė Dytė (DND), njė Diplomė tė Integruar tė Nivelit tė Dytė (DIND), dhe ēdo diplomė tjetėr tė vlerėsuar si tė njėvlershme me to, nė fushėn e programit tė doktoratės apo nė njė fushė tė pėrafėrt tė pėrcaktuar mė parė nė rregulloren e programit pėrkatės tė doktoratės. Gjithashtu kanė tė drejtė tė pranohen nė programe tė doktoratės edhe ata kandidatė qė zotėrojnė njė diplomė apo certifikatė tė kualifikimeve tė ciklit tė tretė tė studimeve. Pasi tė marrin paraprakisht mendimin e kėshillit tė profesorėve, njėsitė kryesore tė universiteteve do tė pėrcaktojnė kriteret e pranimit tė kandidatėve. Me caktimin e kuotave nga Kėshilli i Ministrave pėr njė program studimi doktorate, universiteti duhet tė shpall menjėherė hapjen e procedurės sė pranimit tė kėrkesave pėr njė periudhė 2- javore. Aplikimi pėr regjistrim nė programet e doktoratės do tė bėhet pranė sekretarive tė universiteteve qė ofrojnė kėto studime. Pėrzgjedhja e kandidatėve pėr tė vijuar studimet e doktoratės do tė bėhet nga kėshilli i profesorėve tė njėsisė kryesore tė institucioneve tė arsimit tė lartė pėrgjegjėse pėr organizimin e programit pėrkatės tė doktoratės nėpėrmjet njė konkurrimi me dosje, ku kandidatėt nga personeli akademik tė punėsuar me kohė tė plotė nė institucionet e arsimit tė lartė kanė pėrparėsi. Kėshilli i profesorėve tė njėsisė kryesore pėrgjegjėse pėr programin e doktoratės ngre komisione “Ad-hoc” me anėtarė tė tij sipas fushės pėrkatėse tė ēdo programi doktorate pėr pėrzgjedhjen e kandidatėve fitues nė pėrputhje me kriteret e pranimit tė vendosura dhe tė shpallura publikisht mė parė. Kryetari i ēdo komisioni tė tillė ėshtė dekani. Njė javė pas mbylljes sė aplikimeve, komisionet “Ad-hoc” paraqesin listat e kandidatėve fitues nė kėshillin e profesorėve tė njėsisė kryesore. Listat e kandidatėve fitues miratohen nga
kėshilli i profesorėve dhe shpallen nga dekani jo mė vonė se 2 javė nga mbyllja e aplikimeve. Dekani i njėsisė kryesore pėrcakton afatet e ankimimit tė kandidatėve tė shpallur jo fitues. Kėshilli i profesorėve shqyrton ēdo ankimim dhe shprehet me vendim. Vendimi i tij ėshtė pėrfundimtar.


Dokumentet e aplikimit
Kandidatėt do tė aplikojnė pėr t’u regjistruar nė njė program studimi doktorate me dosje individuale, e cila duhet tė pėrmbajė dokumentet e mėposhtme:
Kėrkesa e kandidatit drejtuar kėshillit tė profesorėve tė njėsisė kryesore pėrgjegjėse pėr organizimin dhe administrimin e doktoratės
CV personale dhe bibliografi tė punimeve shkencore, tė cilat duhet tė jenė tė dokumentuara, nėse kandidati ka tė tilla
Kopje tė noterizuar tė diplomės sė nivelit tė dytė(DND) apo tė Diplomės sė Integruar tė Nivelit tė Dytė, apo tė njė diplome tjetėr studimi, ekuivalente me to, tė shoqėruar me listėn e notave apo suplementin e diplomės. Diploma e huaj shoqėrohet me vėrtetimin e njohjes nga MASH-i
Kopje tė noterizuar tė diplomave apo certifikatave tė kualifikimeve tė ciklit tė tretė apo tė njė diplome ose certifikate ekuivalente me to, shoqėruar me listėn e notave apo suplementin e diplomės, nėse kandidati disponon njė tė tillė
Vėrtetim pėr vazhdimin e programeve tė studimit tė specializimit, sė bashku me listėn e notave tė fituara deri nė atė moment, nėse kandidati ėshtė duke ndjekur njė program tė tillė
Fotokopje tė noterizuar tė kartės sė indentitetit/pasaportės
Dy fotografi
Dy rekomandime nga persona me titull akademik
Njė deklaratė qė pranon tė shlyejė tė gjitha detyrimet financiare lidhur me koston e kėtyre studimeve, sipas pėrcaktimeve tė bėra nga vetė institucioni
Dėshmi tė gjuhės/gjuhėve tė huaja (fotokopje tė noterizuar)
Vėrtetim nga qendra e punės, nėse ėshtė i punėsuar
Mandat pėr tarifėn e aplikimit pėr konkurrim prej 2000 lekė


Kuotat pėr vitin 2009-2010

Fakulteti i Shkencave Sociale
Doktoratė nė Filozofi 24
Doktoratė nė Sociologji 34
Doktoratė nė Pedagogji 19
Doktoratė nė Psikologji 23
Doktoratė nė Punė sociale 20

Fakulteti i Drejtėsisė
Doktoratė nė Shkenca juridike civile 32 kuota
Doktoratė nė Shkencat penale 32 kuota
Doktoratė nė E drejta publike 36 kuota


Fakulteti i Mjekėsisė
Doktoratė nė studime tė thelluara nė farmakologji, fiziologji, fiziologji patologjike 10
Doktoratė nė studime tė thelluara tė aspekteve epidemiologjike, diagnostike dhe terapeutike tė sėmundjeve infektive, emergjente dhe riemergjente 17
Doktoratė nė shėndet publik 16
Doktoratė nė studime tė thelluara tė aspekteve epidemiologjike, diagnostike dhe terapeutike tė sėmundjeve tė lėkurės 13
Doktoratė nė studime tė thelluara dhe kėrkime nė otorinolaringologji 10
Doktoratė me studime tė thelluara nė kardiologji 19
Doktoratė nė studime nė patologji oro-maxilo-faciale 43
Doktoratė nė studime nė neuroshkencė 23
Doktoratė nė studime nė obstetrikė-gjinekologji 17
Doktoratė nė mjekėsi laboratorike 26
Doktoratė nė morfologji klinike 17
Doktoratė nė sėmundjet kirurgjikale 48
Doktoratė nė kardiokirurgji 4
Doktoratė nė imazheri 14
Doktoratė nė anatomi patologjike dhe mjekėsi ligjore 14
Doktoratė nė sėmundjet e syrit 16
Doktoratė nė pediatri 30
Doktoratė nė shkencat farmaceutike 13
Doktoratė nė sėmundjet e brendshme 28




21 Prill 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos