AKKP dhe ALUIZNI, si do tė veprohet kur prona ka konflikt

Autori i Lajmit: Lili Saraci



Pėr legalizimin e pronės apo pėr kthimin e saj tek ish-pronari do tė kėtė bashkėpunim mes tre institucioneve pėr mėnyrėn se si do tė veprohet kur trualli ėshtė nė proces legalizimi nga agjencia e ALUIZNI-t apo nė proces vlerėsimi pėr tia kthyer ish-pronarit nga agjencia e AKKP-sė, apo kur pasuria e paluajtshme ėshtė nė proces regjistrimi nė ZVRPP. Kėshtu, nė mbledhjen e djeshme tė qeverisė ėshtė marrė vendimi i pėrcaktimit tė rregullave pėr bashkėrendimin e punės sė ALUIZNI-t me zyrėn e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme dhe agjencinė e kthimit dhe kompensimit tė pronave, pėr procedurat e kalimit tė sė drejtės sė pronėsisė mbi truallin shtetėror nė zonat me pėrparėsi turizmin. Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė nenit 7, tė ligjit nr.10186, datė 5.11.2009, “Pėr rregullimin e pronėsisė mbi truallin shtetėror nė zonat me pėrparėsi turizmin”, me propozimin e ministrit tė Punėve Publike dhe Transportit e tė ministrit tė Drejtėsisė, Kėshilli i Ministrave, qeveria vendosi dje pėrcaktimin e disa rregullave bashkėpunimi mes agjencisė sė ALUIZNI-t dhe Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, nė mėnyrė qė kėto dy institucione tė bashkėpunojnė mė njėra-tjetrėn. Kėshtu, Agjencia e Legalizimit, (ALUIZNI) bėn verifikimin nė terren tė njėsive tė ndėrtuara menjėherė pas paraqitjes sė kėrkesės dhe pas kryerjes sė parapagesės sė tarifės nga subjekti i interesuar apo personi i stimuluar. Gjithashtu, ALUIZNI, pėr verifikimin e gjendjes juridike tė pronės, brenda 30 (tridhjetė) ditėve nga pėrfundimi i verifikimit nė terren i njėsisė ndėrtimore, kėrkon nga zyra vendore e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme (ZVRPP) informacion pėr gjendjen juridike tė zonės sė stimuluar, tė shoqėruar me kopjen e dokumentacionit qė disponohet (kartelė apo regjistėr hipotekor, hartė treguese tė pasurisė, dokumentacioni ligjor i regjistrimit tė pasurive dhe i transaksioneve tė mundshme). Por nėse ZVRPP-ja konfirmon se zona e stimuluar ėshtė pronė shtetėrore, ALUIZNI bashkėrendon punėn edhe me Agjencinė e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave (AKKP) pėr tė evidentuar, kur ėshtė e mundur, nėse ka: vendime tė ish-komisioneve tė kthimit dhe kompensimit tė pronės, pranė bashkive ose kėshillave tė qarkut ose tė Agjencisė sė Kthimit e Kompensimit tė Pronave, pėr njohje, kthim ose kompensim tė pronės: kėrkesa nė proces shqyrtimi, tė depozituara nga subjekte tė cilat pretendojnė tė drejtėn e pronėsisė mbi zonėn e stimuluar. Gjithashtu, kėrkesa pėr marrjen e informacionit i dėrgohet AKKP-sė, pas pėrfundimit tė afatit tė parashikuar nė ligj, pėr paraqitjen e kėrkesave nga subjektet e interesuara apo personat e stimuluar. Institucionet e pėrmendura nė pikat 2 e 3, tė kėtij vendimi, e dėrgojnė informacionin e kėrkuar, pranė drejtorisė qendrore tė ALUIZNI-t, brenda 30 (tridhjetė) ditėve nga data e marrjes sė kėrkesės. ALUIZNI, pas verifikimeve tė mėsipėrme, harton relacionin shpjegues sipas pikės 3, tė nenit 7, tė ligjit nr.10186, datė 5.11.2009, “Pėr rregullimin e pronėsisė mbi truallin shtetėror nė zonat me pėrparėsi turizmin”. Ndėr tė tjera ngarkohen Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit tė Zonave/Ndėrtimeve Informale, Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave pėr zbatimin e kėtij vendimi.


Sarandė
Qeveria miratoi listėn e pronave tė paluajtshėm shtetėrore

Po ditėn e djeshme, nė mbledhjen e qeverisė ėshtė bėrė miratimi i listės sė inventarit tė pronave tė paluajtshme shtetėrore, tė cilat i kalojnė nė pėrgjegjėsi administrimi Ministrisė sė Brendshme, pėr nėnprefektin e Sarandės e administratėn e tij dhe pėr drejtorinė e pėrgjithshme tė emergjencave civile. Kėshtu nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 8, pika 3, e 13, tė ligjit nr.8743, datė 22.2.2001, “Pėr pronat e paluajtshme tė shtetit”, tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Brendshėm, Kėshilli i Ministrave. Miratimin e listės sė inventarit tė pronave tė paluajtshme shtetėrore, tė cilat i kalojnė nė pėrgjegjėsi administrimi Ministrisė sė Brendshme, pėr nėnprefektin e Sarandės e administratėn e tij dhe pėr Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Emergjencave Civile (Drejtoria e PMNZSH-sė), sipas formularit bashkėlidhur. Nė kėtė vendim thuhet se nuk lejohet tjetėrsimi ose ndėrrimi i destinacionit tė pronave, tė pėrcaktuara nė kėtė vendim, apo dhėnia nė pėrdorim tė tretėve. Ngarkohen ministri i Brendshėm, nėnprefekti i Sarandės dhe kryeregjistruesi i Zyrės Qendrore tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme pėr zbatimin e kėtij vendimi.





Taksė pėr 13 mijė individė qė kanė ndėrtuar mbi tokė shtetėrore

Tė gjithė qytetarėt qė kanė ndėrtuar mbi truall shtetėror dhe kanė regjistruar pronėsinė e ndėrtesės, por jo tė tokės tani u jepet mundėsia qė ta privatizojnė atė me kushte lehtėsuese. Nė tė kundėrt, ata do tė jenė tė detyruar tė paguajnė njė taksė qė llogaritet nė 10 pėr qind tė vlerės sė truallit tė tyre nė vit. Komisioni parlamentar i ligjeve ka miratuar nen pėr nen nė mbledhjen e djeshme projektligjin e Ministrisė sė Financave pėr taksėn mbi truallin shtetėror tė zėnė. Janė rreth 13 mijė individė qė kanė ndėrtuar mbi tokė shtetėrore dhe, sipas ligjit nė fuqi, duhet tė paguajnė qira, njė fakt ky qė nuk ka ndodhur, duke rėnduar buxhetin e shtetit, pėr kėtė arsye, dikasteri i financave ka paraqitur draftin nė fjalė. Ekspertėt e ministrisė kanė shpjeguar se personat qė kanė ndėrtuar mbi tokė shtetėrore janė kryesisht biznese. Kėto tė fundit ndodhen tashmė pėrballė dy rrugėve, ose tė privatizojnė truallin qė kanė zėnė, ose ti paguajnė shtetit ēdo vit taksėn 10 pėr qind. Projektligji pėr taksėn mbi tokėn shtetėrore, niveli i taksės 10 % e vlerės sė tokės nė vit, ndėrsa pėrfituesit 13 mijė individė. Pėr sa i pėrket tokės sė zėnė, ajo ėshtė zėnė kryesisht nga biznese dhe alternativė e draftit ėshtė pėrcaktuar si privatizim me kushte lehtėsuese. Pra, kush pėrdor tokėn shtetėrore, duhet ta blejė atė ose duhet tė paguajė taksėn vjetore prej 10 pėr qind tė vlerės sė truallit. Nė tė kundėrt, do tė zbatohen sanksione.

Ky lajm ėshtė publikuar: 22/04/2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos