Dėshmia e penalitetit, regjistrim dėnimeve tė marra jashtė vendit

Ministri i Drejtėsisė,
Nishani, urdhėron Zyrėn e Gjendjes Gjyqėsore tė nisė krijimin e regjistrit pėr tė dėnuarit jashtė Shqipėrisė


TIRANĖ- Tė gjithė shtetasit shqiptarė qė janė dėnuar nga autoritete gjyqėsore jashtė territorit tė Shqipėrisė, edhe pse vendimet e tyre nuk janė njohur nė Shqipėri, nė dėshminė e penalitetit nė gjendjen e tyre gjyqėsore do tė shėnohet "I dėnuar".


Ky ėshtė udhėzimi i fundit i ministrit tė Drejtėsisė, qė tashmė ėshtė botuar nė Fletoren Zyrtare me nr.55 tė 10 majit 2010. Sipas kėtij udhėzimi me nr. 3922 "Pėr mėnyrėn dhe procedurėn e regjistrimeve tė dėnimeve tė dhėna shqiptarėve nga autoritetet gjyqėsore te huaja", ėshtė urdhėruar zyra e gjendjes gjyqėsore tė krijojė njė regjistėr tė posaēėm pėr regjistrimin e vendimeve penale tė autoriteteve tė huaja pėr shqiptarėt.


"Regjistri i posaēėm pėrfshin regjistrin shkresor dhe elektronik, tė cilėt krijohen sipas modelit tė regjistrit shkresor dhe elektronik tė gjendjes gjyqėsore tė administruara nga Zyra e Gjendjes Gjyqėsore nė pėrputhje me ligjin "Pėr certifikatat elektronike tė gjendjes gjyqėsore"-thuhet nė udhėzimin e ministrit Bujar Nishani.


Sipas kėtij regjistri, tashmė krahas regjistrimit tė gjendjes gjyqėsore tė dėnimeve penale pėr shtetasit shqiptarė tė dėnuar brenda territorit shqiptar, nė dėshminė e penalitetit do tė regjistrohet edhe dėnimi penal i dhėnė nga autoritetet e huaja.


Ky regjistrim, do tė kryhet mbi bazėn e tė dhėnave tė siguruara nga Drejtoria e Marrėdhėnieve Juridiksionale me jashtė qė ndodhet nė Ministrinė e Drejtėsisė, e cila do tė njoftojė Zyrėn e gjendjes gjyqėsore pėr ēdo dėnim tė dhėnė ndaj shtetasve shqiptarė nga autoritetet e huaja.


Gjithashtu, saktėsohen edhe institucionet tė cilat do tė kenė akses nė kėtė regjistėr, si Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve, Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit, Drejtoria e Pėrgjithshme e Parandalimit tė Pastrimit tė Parave, Interpoli, Ministria e Brendshme, e Drejtėsisė dhe e Mbrojtjes, Prokuroria e Pėrgjithshme dhe Shėrbimet Informative tė Shtetit dhe Ushtrisė.


Nė kėtė regjistėr, do tė hidhen tė gjitha detajet e gjeneralitetit, masėn e dėnimit, akuzėn e dėnimit, numrin e vendimit, vendin ku ėshtė dhėnė kjo masė dėnimi, njohjen ose jo tė kėtij vendimi, etj etj.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos