Sopranoja me famė botėrore Inva Mula, sukses nė Orlean



Sopranoja shqiptare me famė botėrore Inva Mula, ėshtė nga shoqata “Shqiptarėt e Francės” ku performoi me njė koncert mė 30 maj nė Orlean, e shoqėruar nė piano nga njė tjetėr artist i njohur shqiptar David Tukiēi. Dy artistėt sollėn nė kėtė mbrėmje tė veēantė jo vetėm tingujt botėrore tė muzikės, por edhe ata shqiptarė. Tė dy tė talentuar, tė pėrkushtuar dhe pasionantė, ata krijuan emocione tė jashtėzakonshme nė kėtė koncert, i cili u duartrokit gjatė nga publiku nė sallėn. Salla e Orleanit ishte e tejmbushur me spektatorė qė kishin ardhur tė ndiqnin nga afėr mrekullinė e zėrit tė Inva Mulės dhe perfeksionin e pianistit David Tukiēi. Nuk ėshtė hera e parė qė kjo shoqatė, me presidente, Bujana Sojlin organizon aktivitete tė rėndėsishme nė fushėn e artit. E krijuar vetėm katėr vjet mė parė, kjo shoqatė ėshtė kthyer nė njė bėrthamė tė rėndėsishme nė Orlean, ku kanė qenė pjesėmarrės shumė artistė shqiptarė, tė njohur tashmė nė skenat botėrore. Mund tė pėrmendim kėtu koncertin pėr violinė e piano tė artistėve Suela Mullai (violinė) dhe Masimo Palumbo (piano), realizuar nė katedralen e madhe tė Orleanit, takimet me autorė si Klara Budo, etj. Inva Mula ėshtė njė nga artistet qė ka pushtuar skenat botėrore qė nga Parisi, Neu-York-u, Moska, Athina. Ajo ėshtė aktualisht sopranoja shqiptare mė e njohur nė botė. Mbasi fitoi konkurset George Enescu nė Bukuresht (1992), "Butterfly" nė Barcelonė (1992) dhe konkursin e parė pėr kėngėtarė tė operave tė organizuar nga tenori spanjoll Placido Domingo nė Paris (1993) asaj iu hapėn portat e teatrove mė tė famshėm nė botė, duke filluar nga "La Scala" nė Milano, Arena nė Veronė, Covent Garden nė Londėr dhe deri nė "Metropolitan Opera" nė Nju Jork. Me zėrin e Divės nė filmin fantastiko-shkencor tė regjisorit francez Luc Besson "Elementi i pestė" (1997) ajo arriti tė bėhej e njohur edhe nė skenėn e muzikės pop. Qė nga viti 2002, Inva Mula ėshtė interpretuese e rregullt nė Deutsche Oper Berlin, kėtė vit ajo interpreton aty rolin kryesor tė "La Traviata"-s sė kompozitorit italian Giuseppe Verdi (1813-1901). Sė fundi, ka dalė nė treg edhe CD-ja e saj mė e fundit "Il Bel Sogno" (Virgin Classics), njė pėrmbledhje ariesh e regjistruar me Orkestrėn e Filarmonisė tė Zagrebit nėn drejtimin e Ivo Lipanoviēit.
“Pianisti i ri”, ēmimi “Lola Gjoka” pėr Viola Paēon
Festivali Mbarėkombėtar “Pianisti i ri” nė edicionin XV, ka pritur rreth 120 tė rinj nga 7-18 vjeē nė shkollėn e mesme kombėtare Artistike "Jordan Misja", i zhvilluar nė datat 27 -30 Maj! Pjesėmarrėsit ishin nga tė gjitha shkollat muzikore tė vendit, si dhe nga Kosova, Gjakova e Prizreni tė cilat nė kėtė evenimenti ballafaquan arritjet vjetore pėrpara njė jurie tė pėrbėrė nga pedagogė tė huaj, konkretisht nga pianistja japoneze Takako Okatomo Economou, dhe pianisti italian pedagog nė Konservatorin e Venecias, Massimo Somenzi nė cilėsinė e Kryetarit tė Jurisė. I organizuar nga EPTA-Albania nė bashkėpunim me Shk. Artistike "Jordan Misja" ai shpalli aritjet e tij ne Koncertin e Finalisteve dt. 29 Maj nė sallėn “Tefta Tashko” nė MTKRS nga ku juria pėrcaktoi ēmimet si mė poshtė: ēmimin "Lola Gjoka" dhe atė “Feim Ibraimi” qė iu dhanė pianistes sė re, maturantes Viola Paco; ēmimin "Tonin Guraziu" per pianistin e ri Mario Sula dhe ēmimin "Shopen' pianistit 10 vjeēar Gjergji Bejko dhėnė nga Ambasada Polake. Gjithė festivali zhvillohej ne kuadrin e 100 vjetorit te pianistes se shquar Lola Gjoka, Presidente nderi e Shoqatės “EPTA-Albania” e cila pėrveē promovimit tė talenteve qė prej 16 vjetėsh ēdo vit pėrpiqet te evidentojė vlera te kulturės sonė dhe njėkohėsisht te sjelle kėrkesat bashkėkohore nėpėrmjet kontakteve me pedagogė tė huaj tė karrierės ndėrkombėtare. Gjithashtu, masterclassi i Prof. M. Somenzit nė datėn 30 Maj .Nė shkollėn artistike "Jordan Misja" ishte njė pėrvoje cilėsore e kontakteve tė domosdoshėm me tė cilat duhet tė formohen artistėt tanė tė rinj.



2 Qershor 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos