Mungojnė masat mbrojtėse, shtohen aksidentet nė Rrugėn e Kombit

Problemi Katėr veta u plagosėn tė dielėn dhe tė hėnėn nė afėrsi tė qytetit tė Kukėsit

Edhe pse ka kaluar mė shumė se njė vit nga vėnia nė funksion e autostradės nė segmentin Kukės-Morin, ende nuk janė bėrė nė tė disa nga punėt mė tė rėndėsishme qė ruajnė jetėn e njerėzve. Traseja e autostradės nuk ka asnjė shenjė ndihmėse pėr shoferėt dhe as pėr kalimtarėt. Nuk ka kufizimin e duhur tė njė autostrade pėr tė disiplinuar lėvizjen, pėr tė penguar hyrjen vend e pa vend tė kalimtarėve dhe mjeteve tė fshatarėve etj.

Kėshtu, mbrėmė rreth orės 21:00, nė afėrsi tė qytetit tė Kukėsit, nė vendin e quajtur Rexhepaj, ėshtė aksidentuar rėndė njė grua, banore e fshatit Shtiqėn, e cila kthehej nga punėt bujqėsore drejt shtėpisė sė vet. Burime tė spitalit civil nė Kukės tregojnė se H.Muja, 35 vjeēe, nga Shtiqni, u aksidentua natėn e sė dielės nė autostradė, duke dėmtuar tė dyja kėmbėt, por ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn.

Familjarė tė viktimės thanė se ka qenė njė autoveturė me targa tė huaja qė e ka pėrplasur gruan teksa kalonte nga njė anė nė tjetrėn dhe se shoferi mė pas nuk ka ndaluar pėr t’i dhėnė ndihmėn e shpejtė tė plagosurės. Pėr fat tė mirė tė gruas, sė bashku me tė ka qenė edhe njė nga tre fėmijėt e saj, i cili ka vrapuar menjėherė nė shtėpinė qė ndodhej shumė afėr dhe ka njoftuar familjen. Gruaja ėshtė dėrguar menjėherė nė spitalin e qytetit tė Kukėsit, ku ka marrė ndihmėn e parė mjekėsore dhe ka dalė nga rreziku pėr jetėn.

Ndėrkohė, nė tė njėjtin vend ku u aksidentua 35-vjeēarja Muja, dje nė orėn 16:00 ka ndodhur njė tjetėr aksident, ku janė plagosur tre persona, prej tė cilėve njė nė gjendje tė rėndė. Burime tė policisė tregojnė se nė segmentin e autostradės Kukės-Morin ėshtė devijuar nga aksi mjeti “Benz”, tip furgon, i drejtuar nga shtetasi Servet Kovaēi, i datėlindjes 1987, ndėrsa nė automjet kanė qenė edhe persona tė tjerė, pėrkatėsisht Sebastian Bilali 22 vjeē dhe Bedri Kovaēi 10 vjeē.
Burime tė spitalit tė Kukėsit bėjnė tė ditur se 22-vjeēari dhe fėmija 10-vjeē janė plagosur mė rėndė, veēanėrisht 10-vjeēari, i cili ka marrė plagė tė rėnda. Pėr kėtė arsye ėshtė thirrur helikopteri i Ministrisė sė Shėndetėsisė, qė e ka bartur 10-vjeēarin drejt Spitalit Ushtarak, ku mėsohet se ndodhet nė mjekim intensiv jashtė rrezikut pėr jetėn. Nuk dihet me saktėsi shkaku i aksidentit, por mendohet se ka qenė shpejtėsia tej normave tė lejuara.

Brenda pak kohe ky ėshtė aksidenti i tretė nė kėtė segment autostrade. Pak mė shumė se njė muaj mė parė aty u aksidentuan mjaft rėndė gjashtė persona nga pėrplasja mes tyre e dy automjeteve qė shkonin nė kahe tė kundėrta me njėri-tjetrin. Sipas specialistėve tė qarkullimit, aksidentet kanė ndodhur pikėrisht pėr shkak tė mungesės sė sinjalistikės, por edhe tė kufizimeve tė domosdoshme qė duhet tė ketė autostrada.

#

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos