Tragjedia e Gjegjanit, dhimbja nė familjen Mustafa

Tre ditė pas tragjedisė sė Gjegjanit nė familjen Mustafa nuk rreshtin njerėzit qė vijnė pėr ngushėllim.Pas vdekjes sė tre anėtarėve tė kėsaj familje Ademit Lavdies bashkėshortes sė tij dhe vajzės edonės 10 vjecare,e keqja nuk ka kaluar ende pasi 2 vajzat e ciftit Mustafa po luftojne me jetėn ndėrsa dy djemtė janė jashtė rrezikut. Vėllai i Ademit mes dhimbjesh mbart edhe peshėn e dhėnies sė lajmit tė rėndė fėmijėve qė ende janė nė spital, por edhe tė ardhmen e tyre qė nuk dihet si do tė jetė tani pas humbjes sė prindėrve dhe pse iu ėshtė premtuar shumė ndihmė.

"Mendoj se kėta fėmijė kanė nevojė pėr rehabilitim, pėr psikolog. Fėmijėt nuk e dinė, kėtė llogarisim. Kush do i tregojė, si do i tregojė. Dhe mua sot mė duket ėndėrr, ndarja me vėllain. Ai ka punuar mbi 28 vjet teknik pyjesh, dihet pagat qė kanė qenė, gjendja ekonomike. Tani, besim kemi te shteti shqiptar qė me masat qė do marri dhe premtimet qė na kanė dhėnė qė do na japė njė ndihmė", rrefen Shyqyri Mustafa, vėllai i viktimės, Adem Mustafa.

Aksidenti ne gjegjan ka prekur rende komunitetin e vogel te rrethit te Pukes,te cilet per here te dyte brenda pak vjetėsh bėhen deshmitare te tragjedieve te ketyre permasave.6 vjet mė parė 15 nxėnės kosovarė humbėn jetėn rreth 6 km nga vendi ku ra autobuzi i Pukės, pas njė aksidenti tė rėndė.

Bruna Gjoka < I mėparshmi

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Alsat

Publikuar nga: Alsat

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos