Shitja e makinave tė pėrdorura, taksat e reja pas 13 gushtit



Ervin KOĒI

Shitja e makinave tė pėrdorura do tė taksohet me njė metodė tė re pas datės 13 gusht 2010, nė njė kohė qė atyre do t’i shtohen edhe disa tarifa tė reja. Taksat qė do tė aplikohen do tė shkojnė nė llogari tė Drejtorisė sė Transportit tė Shėrbimit Rrugor. Kėshtu ēdo qytetar qė shet makinėn para se tė kalojė pronėsinė tek njė tjetėr, duhet tė ketė paguar taksėn e cila ėshtė njė diferencė mes taksės sė importit nė momentin e futjes sė mjetit nė Shqipėri, me taksėn qė pėrllogaritet nė momentin e shitjes. Pa paguar taksėn nuk mund tė bėhet regjistrimi i tij nė emėr tė blerėsit. Madhėsia e taksės ėshtė nė varėsi tė vjetėrsisė sė mjetit, cilindratės sė tij, si edhe llojit tė karburantit qė konsumon. Sa mė i vjetėr mjeti, aq mė e lartė ėshtė taksa, pasi pėr ēdo vit pėrdorimi koeficienti rritet me 0,5. Cilindrata e mjetit ėshtė njė e dhėnė e pandryshuar ndėrsa ka ndryshim mes mjeteve qė punojnė me naftė dhe atyre me benzinė. Nafta ka njė taksė fikse prej 25 lekėsh, kurse benzina e ka taksėn fikse 20 lekė.

Ndryshimet
Ndryshimet e kėtij ligji pėrfshijnė nė vetvete taksa tė reja qė quhen "Taksa e mjeteve tė pėrdorura tė transportit" dhe "Taksa e karbonit", ēka do tė thotė rritje automatike tė parave qė duhet tė paguajnė qytetarėt. Ligji prek qytetarėt qė blejnė njė makinė si kur paguajnė nė doganė, ashtu edhe kur shesin, pasi do tė kenė njė detyrim tė ri. Pėr automjetet deri nė 5 vite pėrdorimi, taksa do tė ketė njė ulje tė lehtė. Pėr ato nga 6 deri nė 10 vite pėrdorimi, taksa ka njė rritje tė vogėl, ndėrsa ato mbi 10 vite pėrdorimi, taksa rritet nė proporcionalitet me rritjen e viteve. Referuar ligjit qė tashmė ka mbėrritur nė Kuvend, parashikohet taksimi pėr tė gjitha shitjet e njėpasnjėshme qė mund tė pėsojė njė mjet. Formula e pėrllogaritjes sė taksės nė kėtė rast ėshtė: “cilindrat nė cm3 x koeficient fiks pėr ēdo vit pėrdorimi x taksė fikse pėr llojin e karburantit”. Taksa fikse do tė jetė 25 lekė pėr naftėn dhe 20 lekė pėr benzinėn, koeficienti pėr vitet e pėrdorimit, 0.5 pėr autoveturat pėr ēdo vit pėrdorimi dhe 0.25 pėr mjetet e tjera.

Kush nuk paguan
Tė gjitha makinat qė importohen dhe shiten brenda vitit nuk paguajnė taksė pasi diferenca mes taksės sė importit dhe taksės sė shitjes pėrllogaritet me tė njėjtėn formulė, pra diferenca ėshtė zero. Po ashtu janė tė pėrjashtuara nga taksa e shitjes edhe makinat qė blihen me leasing. Tė pėrjashtuar nga kjo taksė janė edhe makineritė bujqėsore. Pėr tė gjithė llojet e tjera tė mjetit aplikohen taksa shitjeje qė pėrllogariten nga ekspertėt e drejtorisė sė shėrbimit tė transportit rrugor. Nė varėsi tė mjeteve, kėto taksa variojnė nga 500 mijė lekė deri nė 5 milion lekė.


BOX////////////////////////
Shembull qartėsimi:
Njė autoveture e importuar nė vitin 2010 me cilindratė 1700 qė punon me naftė e prodhuar nė vitin 2006 (pra 4 vite pėrdorim), e ka taksėn e importit:
1700 x 25 x 0.5 x 4 = 85.000 lekė
Nėse kėtė veture blerėsi e shet nė vitin 2012, taksa e mjetit pėr momentin ėshtė
1700 x 25 x 0.5 x 6 = 127.500 lekė
Diferenca prej 127.500 lekėsh me 85.000 lekė ėshtė 42.500 lekė. Pra 42.500 lekė ėshtė vlera e taksės qė duhet paguar.

1. Cilindrata sipas mjetit
Veturat 0.5 pėr vit pėrdorimi
mjetet e tjera 0.25 pėr vit pėrdorimi

2. Koeficienti
Nafta 25 lekė
Benzina 20 lekė



Makinat qeveritare, tre ministri arkėtuan 92 milionė lekė nga ankandi

Prej disa ditėsh ka vijuar ankandi i shitjes sė makinave shtetėrore. Pavarėsisht se afati i fundit ishte parashikuar deri nė fundin e muajit maj, Ministria e Financave ka zhvilluar gjatė muajit korrik ankandin pėr shitjen e 10 automjeteve tė pėrdorura, qė mė parė i mbante nėn administrimin e saj. Disa kėshilltarė tė Kryeministrit Berisha nuk kanė arritur dot tė blejnė automjetet e dala nė ankand, pasi kanė paraqitur ēmime mė tė ulėta se konkurrentėt e tyre. Kėshilli i Ministrave, nga 16 makina tė nxjerra nė ankand nė maj 2010, ka pėrfituar gjithsej 6.2 milionė lekė. MF-ja nė ankandin e fundit pėr makinat shtetėrore qė ka zhvilluar mė 13 korrik, ka pėrfituar gjithsej pėr 10 automjete shumėn prej 1.4 milionė lekėsh. Ndėrsa Ministria e Transportit ka pėrfituar shumėn prej 1.9 milionė lekėsh pėr tė gjitha makinat e nxjerra nė ankand. Pėr kėto tri institucione qė kanė pėrfunduar tashmė ankandin e makinave shtetėrore, vlera totale e grumbulluar ėshtė 9.2 milionė lekė. Kjo ėshtė njė shifėr fare minimale po tė krahasohet me vlerėn prej 15 milionė eurosh qė qeveria shpenzoi nė fillimet e saj pėr t’i blerė kėto autovetura. Tė dhėnat janė tė pasqyruara nė faqen zyrtare tė tri dikastereve tė sipėrpėrmendura.



Interesat bankare
Pėrditėsimi i fundit: 02.08.2010
TRIBID 'Interesi i kėrkuar pėr pranimin e depozitave'
o/n njėditor 4.43%
12M 12-mujor 6.96%
6M 6-mujor 6.12%
3M 3-mujor 5.35%
1M 1-mujor 5.06%
1Ė njėjavor 4.80%
TRIBOR 'Interesi i ofruar pėr vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.66%
1Ė njėjavor 6.28%
o/n njėditor 5.83%
12M 12-mujor 8.51%
6M 6-mujor 7.79%
3M 3-mujor 6.93%




4 Gusht 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos