Kura popullore pėr kurimin e artrit reumatik




Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore (kyēeve) ose ndryshe artriti reumatik (angl. rheumatoid arthritis) ėshtė njė sėmundje malcuese qė shpesh nis nė nyjet e vogla, nė duar dhe kėmbė. Kyēet ėnjten, tė dhembin dhe nė rastin e malcimit tė madh ato bėhen tė nxehta. Malcimi ēon nė sertėsi nė kyēe, sidomos kur njeriu ēohet nė mėngjes apo ka ndenjur nė vend pėr njė kohė tė gjatė. Mė e zakonshmja ėshtė qė kyēet preken po aq shumė nė tė dyja anėt e trupit. Malcimi nis nė indet e kupės sė kyēit. Nėse malcimi vazhdon pėr njė kohė tė gjatė mund tė dėmtojė pjesė tė ndryshme nė kyē dhe rreth tij si kėrcet e kyēit, kockat, gilcat dhe ligamentet. Lėvizshmėria nė kyēe keqėsohet dhe kyēi nė disa raste mundet tė keq-vendoset. Nė raste tė rralla mundet qė edhe organe tė tjera nė trup tė malcohen, si pėr shembull pleura, cipa e zemrės, enėt e gjakut dhe sytė.
Gratė
Gratė preken nė mė tepėr se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund tė shfaqet nė tė gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata qė sėmuren ėshtė 55 vjeē. Kjo sėmundje gjendet nė tė gjithė botėn dhe ėshtė pothuajse njėlloj e zakonshme nė tė gjitha anėt e botės. Studiuesit nuk kanė arritur akoma tė sqarojnė shkaqet qė ēojnė nė artritin reumatik. Me sa duket ka shumė faktorė qė marrin pjesė. Ėshtė konstatuar se ka disa prirje tė trashėgueshme qė pėrbėjnė njė rrezik mė tė madh pėr t'u kapur nga artriti reumatik. Rreziku pėr t'u kapur nga njė variant mė i rėndė i sėmundjes mund tė jetė gjithashtu i trashėgueshėm. Tek dikush qė ka prirje pėr t'u kapur nga kjo sėmundje mundet qė disa lloj infektimesh tė bėjnė qė ajo tė shpėrthejė. Faktorėt hormonalė, por edhe tuhatja mund tė ndikojnė nė tė.
Mjekėt
Sipas mjekėsisė, artriti reumatik mund tė vazhdojė gjatė gjithė jetės, por edhe mund tė fshihet nga njė kohė nė tjetrėn. Mjekėt pėrpiqen qė t'u pakėsojnė dhembjet pacienteve tė tyre si dhe tė parandalojnė ndonjė paralizė tė mundshme. Zakonisht, ata pėrdorin barna anti-malcim si aspirina etj, ushtrime fizike dhe deri nė operim tė kyēeve tė deformuara pėr rregullimin apo edhe zėvendėsimin e tyre me kyēe artificiale plastike apo prej ndonjė lėnde tjetėr. Pėr pėrcaktimin e sėmundjes kthehesh te doktori specialist reumatolog, dhe ai tė pėrshkruan ilaēet dhe kėshillat e nevojshme, tė cilat nėse pėrdoren pėrkrah kurave popullore tė mėposhtme ndihmojnė nė luftėn kundėr sėmundjes.

Bimė mjekėsore dhe kėshilla tė posaēme pėr artritin reumatik
1. Hithra
(Bimė e egėr barishtore qė nė kėrcellin e nė gjethet e saj tė dhėmbėzuara ka njė push tė imėt djegės dhe qė pėrdoret si bimė mjekėsore e pėr ushqim.) Hithra pėrmban sasira tė konsiderueshme tė vitaminės A dhe C, vitaminė K, amin si histamina, serotoninė dhe minerale siē ėshtė hekuri shumė i rėndėsishėm pėr organizmin e njeriut. Pra, pėr shkak tė vlerave tė shumta qė ajo pėrmban dhe efektet e saj janė tė menjėhershme. Nė mjekėsinė popullore hithra njihet si mbretėresha e bimėve mjekėsore, pėr shkak tė efekteve tė saj pozitive nė shėrimin e disa sėmundjeve. Pėrdorimi i kėsaj bime gjatė periudhės sė pranverės ndihmon nė pastrimin e gjakut dhe te tė sėmurėt me anemi. Kėshillohet qė gjatė kėsaj kohe tė konsumohet sa mė shpesh bima e hithrės nė formė sallate ose dhe e gatuar nė supė ose byrek. Githashtu, mund tė pihen 3 gota ēaj nė ditė nga kjo bimė. Pėr tė pėrgatitur ēajin nevojitet njė lugė nga bima e tharė dhe e grimcuar. Kjo masė hidhet nė njė gotė me ujė tė nxehtė dhe lihet nė qetėsi pėr 15 minuta. Mė pas kullohet dhe pihet 3 herė nė ditė nga njė gotė. Njė tjetėr mėnyrė pėr tė shėruar dhimbjet e reumatizmės ėshtė edhe vendosja e bimės sė freskėt nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me lėkurėn. Vendi i dhimbjes rrihet me bimėn e freskėt derisa tė dallohet njė si pullė gjaku. Efektet anėsore tė hithrės janė ende tė panjohura. Por ėshtė thelbėsisht e dėmshme tė pėrdoret te personat, qė kanė akumulime ujore si pasojė e aktivitetit tė kufizuar tė zemrės dhe veshkave, pasi ėshtė njė ēaj qė nxit largimin e ujėrave nga trupi.
2. Rigoni
Tė gjithė i njohin vlerat e rigonit nė gatim. Jo vetėm kaq, pėrveē shijes aq tė mirė qė u jep ushqimeve, ėshtė dhe mrekullia qė bėn kjo bimė edhe nė mjekėsinė popullore. Pjesa qė ndihmon nė kurimin e sėmundjeve ėshtė e gjithė bima, por mund tė pėrdoren edhe gjethet e saj, tė mbledhura gjatė kohės sė lulėzimit nga qershori deri nė shtator. Gjethet tė jenė tharė nė mjedis tė mbyllur dhe tė jenė grimcuar, pasi nė kėtė mėnyrė vlerat e bimės nuk humbasin. Gjatė mbledhjes duhet pasur kujdes, pasi bima rritet e fshehur mes ferrave dhe pyjeve. Bima aromatike shpesh ėshtė me nuancė tė kuqe tė dobėt. Gjethet i ka tė holla dhe nė formė vezake. Kėrcelli i rigonit ka gjithmonė ngjyrė tė gjelbėr. Bima lulėzon nga muaji qershor deri nė shtator dhe ka njė lartėsi deri nė 15 centimetra. Gjendet nė ferra e pyje. Pėr pėrgatitjen e ēajit tė rigonit, merr njė lugė gjelle nga gjethet e tij tė thara dhe i hedh nė njė gotė, pastaj nė atė gotė hedh ujė tė vluar dhe e lė 15 min. Pastaj e kullon dhe e pi, dy herė nė ditė.
3. Farat e lules se diellit pėr vetė pėrmbajtjen e tyre, kanė veti anti-malcuese tė kyēeve, mė tė fortė se ilaēi i njohur me emrin "Ibuprofen". Pėrvetėsimi i 250 gram fara lule dielli ėshtė e barabartė me efektin e ilaēit me tė mirė anti-malcues tė kyēeve.
4.Qershia pėrmban magnezium dhe botacium, i pari konsiderohet asgjėsues dhimbjesh ndėrsa i dyti zvogėlues malcimi. Ngrenia e disa kokrrave nė ditė do tė mjaftonte, qoftė edhe tė konservuara.
5. Ngrenia e peshkut dhe e vajit tė peshkut bėn dobi nė kurimin e malcimit tė kyēeve.
6. Gjethet dhe degėt i "fierit" pėrdoret gjithashtu pėr kurimin e pėrdhesit (cermės) dhe reumatizmės. Pasi i pret degėt e fierit nė copa tė vogla, i vendos mbi vendin e dhembjes dhe i lidh me njė copė apo fasho. Nė fillim dhembjet do tė shtohen, por pėr njė kohė tė shkurtėr ato do tė eliminohen totalisht. Duhet pasur parasysh se fieri ėshtė dy llojesh: mashkull dhe femėr. Fieri mashkull nuk ka gjethe, as degė, as lule dhe as kokrra, ndėrsa fieri femėr i ka kėto dhe ky ėshtė pėr qėllim nė kėtė kurė.
7. Elimino lėvizjet apo qėndrimet qė i shtojnė lodhjet kyēeve. Mos qėndro gjatė dhe pa lėvizur nė njė pozicion. Planifiko qė me parė pėr shėtitjet dhe aktivitet e ndryshme dhe bėje jetėn sa mė tė thjeshtė qė tė mundesh, sepse tensionet ndikojnė negativisht nė sėmundjen tėnde. Mos e lodh trupin dhe aq me tepėr kyēet.
8. Dieta dhe ushtrimet: Nese keni artrit reumatik ju mund tė humbni edhe oreksin ndoshta. Mund tė ndjeheni tė dobėt dhe tė pafuqishėm. Por pėr tė ruajtur shėndetin tuaj dhe pėr ti mos lejuar simptomat qė tė pėrparojnė, ju duhet tė mbani njė dietė ushqimore tė balancuar dhe tė bėni ushtrime tė lehta. Pėrpiquni tė hani shumė fruta dhe perime. Pėrpiquni tė shmangni dhjamėra, gjalp, qumėsht tė paskremuar, mish vici, derri, lope qingji. Duhet tė hani me shumė peshk. Gjithashtu mund tė hani pulė dhe gjeldeti. Pėrpiquni tė konsumoni ushqime me pak kalori sepse kėshtu do tė bini nga pesha qė nė fakt bėn qė tė ulet pesha qė duhet tė pėrballojnė kycet tuaja. Ju duhet tė merrni rregullisht vitamina sepse sėmundja juaj ju bėn deficitar nė disa lloj vitamish si psh: Vitamina D, qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr kockat. Gjithashtu duhet tė merrni edhe kalcium.


24 Gusht 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos