Otoskleroza Humbja e degjimit shkaqet dhe mjekimi




Otoskleroza eshte nje semundje qe karakterizohet me pakesimin e degjimit dhe zhurme ne vesh. Pakesimi i degjimit shtohet gjithnje e me shume dhe ne kete menyre me kalimin e kohes mund te theksohet deri ne ate shkalle sa te pengoje te semurin te aktivizohet ne jeten shoqerore. Semundja ne raste te vecanta te saj behet shkak i shfaqjes se ndryshimeve te karakterit dhe i shqetesimeve psikike. Eshte e percaktuar qarte se otoskleroza paraqet nje patologji qe zakonisht prek te gjitha moshat por kryesisht moshat e reja pas pubertetit dhe rrallohet tek te rriturit mbi moshen 50-vjecare. Po ashtu eshte e vertetuar qe kjo patologji prek me se shumti seksin femer. Nje karakteristike e kesaj semundjeje eshte se ajo ka koincidenca te lidhjes familjare mes pacienteve. Kjo semundje zakonisht prek te dy veshet. Ne fillim si rregull nis nga njeri vesh dhe pas disa muajsh apo disa viteve te njejtat shenja shfaqen edhe ne veshin tjeter. Prandaj ne percaktimin e kesaj semundjeje duhet vleresuar mjaft edhe vjetersia e shfaqjes se shenjave fillestare te saj. Nje karakteristike dalluese e otosklerozes eshte zhvillimi i saj i ngadalshem. Nga simptomat me e rendesishmja qe vlen te permendet eshte triada e cila perbehet nga zhurma ne vesh ulja e degjimit dhe parakuiza e Villisit.
Zhurmat
Zhurmat si rregull jane ankesat e para te te semurit per te cilat ai duhet te paraqitet menjehere tek mjeku. Me kalimin e kohes keto zhurma shoqerohen edhe me pakesimin e degjimit. Gjithashtu ne periudha te caktuara vihet re nje shtim me i madh i tyre sidomos ne seksin femer ne kohen e shtatzenise dhe pikerisht ne kete periudhe te prekurat nga kjo semundje duhet te jene vazhdimisht ne kontrollin e mjekut. Zhurmat kane karakter dhe intensitet te ndryshem dhe nganjehere behen shkak i fillimit te nje psikoze te vertete. Sipas studiuesve keto zhurma mendohet te shkaktohen nga pengesa e transmetimit te vibracioneve te tingullit per arsye te ngurtesimit te yzengjise ose te mbylljes se dritares se rrumbullaket qe ka si pasoje shtimin e presionit endolabirintik.
Degjimi
Ulja e degjimit eshte simptoma karakteristike e kesaj semundjeje dhe eshte problemi me shqetesues per keta te semure. Ajo eshte e tipit transmetues ashtu sikurse edhe simptoma e zhurmave dhe ne perqindjen me te madhe te rasteve behet me e theksuar me kalimin e kohes pra rritet ne menyre progresive. Shkaku i pakesimit te degjimit lind nga pengesa e transmetimit mekanik te vibracioneve te tingullit nga membrana timpanike dhe zinxhiri i kockave te degjimit ne lengjet labirintike. Megjithese shumica e ketyre pacienteve kane ulje te degjimit ne te dy veshet ata zakonisht ankohen per theksim dhe rendim me te madh ne njeren ane. Pacientet e prekur nga otoskleroza vuajne edhe nga marrje mendsh e cila ne disa raste i shqeteson mjaft ata. Zhvillimi i vatres otospongioze qe ndikon ne rritjen e fragjilitetit vestibular mund te behet shkak i shfaqjes se nje semundjeje te vertete te Menierit. Ne disa raste humbja e degjimit humbet karakterin e tipit transmetues klasik te paster dhe shoqerohet me nje prekje pak a shume te konsiderueshme te transmetimit kockor. Nganjehere ky aspekt labirintik ndodh ne menyre sekondare por pershkruhen edhe forma qe e paraqesin kete aspekt labirintik qe ne fillimin e semundjes.

Simptoma e Parakuzise se Villisit
Nje tjeter simptome e kesaj semundje eshte Parakuzia e Villit qe ndryshe njihet me emrin hiperakuzi paradoksale. Kjo simptome eshte disi e cuditshme ka te beje me zhurmat qe ndjehen dhe pikerisht keto jane te tipit zhurme makinerie tronditje autobusi apo ndjenjen sikur i semuri eshte ne kinema. Kete fenomen shpesh here ia paraqesin mjekut vete te semuret. Megjithate nese kjo nuk ndodh eshte mire qe mjeku ta kerkoje me kembengulje kete fenomen tek pacientet pasi mund te zbulohet ne nje shumice te madhe te rasteve. Shkaku i kesaj hiperkuzie paradoksale shpjegohet me faktin se ne nje ambient me zhurme bashkebiseduesi i te semurit eshte i detyruar te flase me ze te forte duke perdorur tone te larta te cilat ne nje shurdhesi te thjeshte transmetuese mund te perceptohen me mire. Kjo simptome takohet tek te semuret me otoskleroze thjesht stapediale dhe vazhdon per aq kohe sa aparati receptues mbetet i pademtuar. Tek te semuret qe paraqesin ne menyre te qarte simptomat e mesiperme karakteristike ne ekzaminimin otoskopik nuk vihen re shenja e ndonje patologjie oto-tubare qe te mund te shpjegojne ankime subjektive. Ne otoskleroze zakonisht ruhet mire levizshmeria e membranes timpanike e cila provohet me anen e otoskopit pneumatik te Siegles. Po ashtu karakteristike per keta te semure mbetet kalueshmeria e mire e tubave te Eustakit.

Semundjet e veshit ndahen ne
1. Semundje te veshit te jashtem ose te kanalit te degjimit infeksione tumore
2. Semundje te veshit te mesem infeksione kolesteatome tumore otoskleroze
3. Semundje te veshit te brendshem Meniere presbioacusi tumore hemorragji etj.
Demtimi i sistemit te degjimit
Semundje te ndryshme demtojne pjese te ndryshme te sistemit te degjimit. Semundjet e kanalit te jashtem te veshit mund te japin ulje degjimi te shkalleve te ndryshme qe kalon bashke me semundjen baze. Ulje degjimi mund te japin gjithashtu edhe otitet akute dhe kronike patologjite e tubit T Eustakut traumat otoskleroza deformimet e lindura te veshit te mesem etj. Keto ulje degjimi qe lidhen me veshin e mesem mund te rikuperohen ose te reduktohen duke mjekuar semundjen qofte me rruge medikamentoze ashtu edhe kirurgjikale. Uljet e degjimit vijne shpesh dhe nga demtimi i koklese dhe nervit te degjimit. Sem Meniere mikrotrombozat traumat sonore dhe barotraumat tumoret e nervit akustik perdorimet me doza te larta te preparateve te demshem per koklene etj. hasen shpesh ne historine e semundjes te pacienteve qe ankojne ulje degjimi. Me kalimin e moshes fillon te bjere mprehtesia e degjimit kjo quhet presbiakuzia. Ne uljen dhe humbjen degjimi mund te cojne edhe patologji qe prekin rruget centrale te degjimit nga trungu i trurit deri ne korteksin cerebral. Ky grup eshte me i rralle.

Mjekimi kirurgjikal per semundjen e otosklerozes

Sukseset e arritura ne fushen e kirurgjise si nje metode e mjekimit te semundjes se otosklerozes dhe rezultatet pozitive qe ka dhene kjo metode ka bere qe nderhyrje te tilla te jene te rekomandueshme pothuajse per te gjitha gradat e otosklerozes qofte me humbje te lehte te mesme apo te larte te degjimit. Per te semuret qe kane nje otoskleroze me ulje degjimi nga e cila nuk eshte prekur kokleja nderhyrja kirurgjikale keshillohet si rruga e vetme qe do te zgjidhe me sukses kthimin e degjimit ashtu sikurse ka qene para se te shfaqej kjo semundje. Ne keto raste rezerva kokleare duhet te matet mire sepse ajo do te jete baza per qellimin e operacionit. Nga kjo rezerve perllogaritet edhe perfitimi i mundshem i degjimit pas nderhyrjes kirurgjikale. Operacioni zhvillohet si ne te semuret me otoskleroze ne fazat e para te zhvillimit ashtu edhe tek ata ne fazat e renduara te kesaj semundjeje. Por tek keta te fundit nderhyrja duhet te kryhet ne veshin me degjim me te keq. Gjithashtu nuk keshillohet nderhyrje kirurgjikale njekohesisht ne te dy veshet por me nje interval te pakten 6 deri ne 12 muaj. Ky interval eshte i domosdoshem lidhur me kontrollin e qendrueshmerise se rezultateve te operacionit te pare te cilat nganjehere mund te kompromentohen deri ne shurdhesi te plote per arsye te nderlikime te mevonshme qe mund te ndodhin. Para operacionit eshte e domosdoshme te merren masa per stabilizimin e tensionit arterial ne te semuret qe njekohesisht vuajne edhe nga hipertensioni ne menyre qe te menjanohen nderlikimet e hemorragjise gjate operacionit te cilat kane pasoja te renda per funksionin e degjimit.




12 Gusht 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiperia.Com

Publikuar nga: Shqiperia.Com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos