Vijnė nė shqip tregimet e panjohura nga Herman Hesse

Libri: Miqėsia

Nis me njė nga tregimet e njohura tė shkrimtarit gjerman, ndėrkohė qė nė kopertinė paralajmėrohet se nė kėtė botim do tė gjenden edhe tregime tė tjera tė pabotuara mė parė

Autori: Herman Hesse

Shkrimtari, poeti dhe piktori gjerman, fitues i ēmimit “Nobel” pėr letėrsinė nė vitin 1946.

Pėrktheu: Zana Vokopola

Shtėpia Botuese: Besa

"As tė gjithė librat e botės nuk tė japin dot lumturinė, por nė fshehtėsi tė kthejnė nė vetvete. Atje gjen gjithēka pėr tė cilėn ke nevojė: dielli, yjet dhe hėnėn. Sepse, drita qė po kėrkoje jeton brenda teje. Urtėsia qė ke kėrkuar pėr njė kohė tė gjatė nėpėr biblioteka, tani shkėlqen nė ēdo fletė, sepse tashmė ėshtė e jotja”. Kėshtu shkruante Herman Hesse, shkrimtari, poeti dhe piktori gjerman, fitues i ēmimit “Nobel” pėr letėrsinė nė vitin 1946. Pėr lexuesin shqiptar, shtėpia botuese “Besa”, me seli nė Itali, por e njohur pėr botimin e letėrsisė shqiptare, sjell shqip disa tregime tė pabotuara nga Hesse, pėrkthyer nga Zana Vokopola. Libri i titulluar “Miqėsia” nis me njė nga tregimet e njohura tė shkrimtarit gjerman, ndėrkohė qė nė kopertinė paralajmėrohet se nė kėtė botim do tė gjenden edhe tregime tė tjera tė pabotuara mė parė. Nė fakt, Hesse jetoi njė jetė tė larmishme. Momente tė veēanta lindėn veprat e tij, vėllime tė tėra nė poezi, tregime dhe romane. Pjesa mė e madhe e tyre pėrshkohen nga interesat e tij pėr ekzistencializmin, spiritualizmin, misticizmin, e jo mė pak nga filozofia hindu dhe budiste. Herman Hesse u lind nė Calė, mė 1877, nė njė familje me bindje tė forta fetare, tė cilėt e nxitėn drejt studimeve teologjike. Por ai, me njė natyrė rebele qė e karakterizonte, arriti tė ēlirohej nga kėto angazhime dhe t’u kushtohej prirjeve tė tij artistike. Jeta dhe vepra e Herman Hesse-s qė nė fillim u karakterizua nga kontrastet mes traditės familjare dhe ndikimit tė ambientit tė jashtėm.

"Mė 2 korrik 1877, njė tė hėnė, nė fund tė njė dite tė lodhshme, Zoti na dha fėmijėn kaq shumė tė dėshiruar. Hermani ynė, i bukur dhe i shėndetshėm sapo kishte lindur dhe ishte i uritur. I kthente sytė blu tė kthjellėt drejt dritės; shembull i njė fėmije tė shėndetshėm dhe tė fuqishėm”, - shkruan nė ditarin e saj, e ėma e tij, Maria Gundert Hesse, e cila kishte sjellė nė jete Hesse nga martesa e dytė. Mė 1904 u martua me Maria Bernoulli, njė fotografe profesioniste me tė cilėn pati edhe tre fėmijė: Bruno, Heiner dhe Martin. Bashkė me Marian u shpėrngulėn nė njė fshat me synimin qė pranė natyrės do tė ishin mė pranė pikturės, fotografisė dhe arteve, por nė fakt nuk ndodhi ashtu. Martesa e tyre nuk shkonte mirė. Ajo ishte nėntė vjet mė e madhe dhe shumė natyrė e lirė. Tė kėsaj kohe janė disa romane si: “Tė afėrmit” (1908), “Gertrude” (1910), dhe vėllimi me poema “Nėn tokė”(1911). Pėrjeton suksesin. Vlerėsohet me ēmime dhe bėhet pjesė e rretheve tė njohura letrare. Por, sėrish ndjehej i vetmuar. Provoi pikturėn, teosofinė dhe besimet indiane.

Pėrjeton Luftėn e Parė Botėrore, ndėrsa vitet ’20 shėnuan njė tjetėr krizė emocionale pėr tė. I kėsaj kohe ėshtė romani “Ujku i stepės”(1927). Martohet pėr tė dytėn herė me kėngėtaren Ruth Ėenger, 20 vjet mė tė vogėl se ai, por martesa nuk zgjati. Pėr tė tretėn herė u martua me Ninon Dolbin Auslander, e cila i qėndroi pranė deri nė vdekje. Regjimi nazist i solli probleme pėr veprat e tij letrare, ndėrkohė qė ai mendonte se artisti nuk duhet tė ndikohej nga klima politike. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, mė 1945, Hesse zbulohet papritur nga kritikėt dhe lakohet shumė nė media. Por, nuk i munguan edhe telashet, pėr qėndrimin qė kishte mbajtur regjimi nazist ndaj veprave tė tij. Edhe pse mori shumė ēmime, pėrfshirė kėtu edhe ‘Nobel’, Hesse u zhgėnjye nga zhvillimet e reja tė shoqėrisė. Vdes mė 1962, nė moshėn 85-vjeēare.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos