Turizmi, mundėsi pėr njė zhvillim tė hovshėm ekonomik

Nga Express mė 06 prill 2011 nė ora 19:15

Shėrbimet e gjertanishme tregojnė se Kosova ka pėrparėsitė e saja nė krahasim me vendet e rajonit nė nuancat e theksuar pėr zhvillimit tė turizmit malor, sidomos tė turizmit dimėror dhe sportiv, ka thėnė ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila, me rastin e hapjes tė mėrkurėn tė edicionit tė tetė tė Panairit tė Turizmit dhe Udhėtimeve “Travel & Tourism Fair 2011”.

Ministrja Kusari-Lila ka thėnė se turizmi ėshtė njė mundėsi e mirė pėr vendet e rajonit qė tė shfrytėzohet pėr njė zhvillim tė hovshėm ekonomik, po ashtu nė mėnyrė profitabile pėr nė ruajtjen e bukurive natyrore dhe trashėgimisė kulturore-historike.

Sipas saj, shėrbimet e gjertanishme tregojnė se Kosova ka pėrparėsitė e saja nė krahasim me vendet e rajonit pėr zhvillimin e turizmit malor, sidomos tė turizmit dimėror dhe sportiv.

“Sot turizmi radhitet nė grupin e industrive mė tė zhvilluara tė ekonomive botėrore. Efekti pozitiv i zhvillimit tė industrisė sė turizmit nuk ėshtė i kufizuar vetėm nė kėtė sektor, por ai gjithashtu reflekton edhe nė zhvillimin e sektorėve tjerė ekonomik. Shėrbimet e gjertanishme tregojnė se Kosova ka pėrparėsitė e saja nė krahasim me vendet e rajonit nė nuancat e theksuar pėr zhvillimit tė turizmit malor, sidomos tė turizmit dimėror dhe sportiv”, ka thėnė Kusari-Lila.

Drejtori i pėrgjithshėm i shėrbimeve mbėshtetėse nė Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tė Shqipėrisė, Sabah Jemishta, ka paraqitur disa ēėshtje kryesore tė turizmit duke u fokusuar nė dy drejtimet kryesore atė tė turizmit tradicional tė diellit dhe rėrės, dhe turizmin kulturor.

Ai ka pėrkujtuar se vitin e kaluar numri i vizitorėve tė huaj nė Shqipėri ka qenė 3.5 milionė, ose rreth 370 mijė turistė mė shumė se nė vitin 2009.

Sipas tij, pėr vizitė turistike nė Shqipėri gjatė vitit 2010 numėrohen 1.7 milionė shtetas tė Kosovės.

“Numri i shtetasve kosovar qė ka qenė nė rritje nga viti nė vit dhe nė vitin 2010 numėrohen 1.7 milion shtetas tė Kosovės qė kanė vizituar pėr arsye turistike Shqipėrinė. Qeveria shqiptare nė programin e saj e ka konsideruar zhvillimin e industrisė sė turizmit njė nga prioritetet e saj, duke synuar kthimin e vendit nė njė destinacion tė rėndėsishėm mesdhetar pėr vetė lėmin e madhe tė atraksioneve natyrore, kulturore dhe mikpritjen e veēantė”, ka thėnė Jemishta.

Kryetari i komunės sė Ulqinit, Gėzim Hajdinaga, ka falėnderuar qytetarėt e Kosovės pėr mbėshtetjen qė i japin qytetit tė Ulqinit dhe pėr atė qė vazhdojnė ta zgjedhin kėtė adresė tė destinacionit pėr pushim.

“Tani Ulqini ėshtė pjesė e pandarė e Kosovės dhe shumė kosovarė e njohin Ulqinin mė mirė se ne ulqinakėt. Po me gojė i themi Kosovės faleminderit pėr mbėshtetjen qė i jepni qytetit tė juaj Ulqinit, pėr atė qė vazhdoni ta zgjidhni endė mė shumė kėtė adresė tė destinacionit pėr pushim pėr ju”, ka thėnė Hajdinaga.

Ndėrkohė qė nė emėr tė qeverisė sė Malit tė Zi, ai ka ftuar ministren Kusari-Lila qė tė vizitojė homologun e saj pėr tė nėnshkruar dhe vazhduar bashkėpunimin e mirė mes dy qeverive.

Travel & Tourism Fair 2011 do tė shėrbejė si njė vendtakim i shkėlqyeshėm pėr promovimin e sektorit tė udhėtimeve dhe turizmit nė tregun kosovar dhe atė rajonal, duke kontribuar edhe nė promovimin e turizmit vendės nė Kosovė.

Panairi organizohet nga CEO nė bashkėpunim me Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė. Pėrveē ofertave tė shumta pėr pushime jashtė vendi, nė panairin e Turizmit dhe Udhėtimeve 2011 pėrfshihet mė e pasuruar edhe oferta atraktive nga Kosova e cila pritet t’i joshė vizitorėt jo vetėm nga vendi, por edhe ata nga rajoni dhe mė gjerė. /kosovapress/

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Express

Publikuar nga: Gazeta Express

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos