Dule ne Studio e Hapur Fitorja jone largimi i Berishes

Rezultati i 8 majit do të jetë kundër kryeministrit Sali  Berisha dhe dhe nëse ai nuk do të ikë, atëherë do të vendosë sovrani, kështu u shpreh  në “Studio e Hapur” kreu i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Vangjel Dule: “Dhe në rastin se, prapë Zoti Berisha nuk do jetë i hapur ndaj mesazhit të sovranit, do të jetë nga vetë procedura parlamentare që zoti Berisha do ta gjejë veten në minorancë.

Eni Vasili: “Ju e dini shumë mirë që me ato mekanizma nuk arrihet për sa kohë ndryshimet kushtetuese kanë bërë një kryeministër shumë të fuqishëm”.

Vangjel Dule: “Ekzistojnë të gjitha mundësitë, edhe parlamentare, por mos harroni që në demokraci fjalën e parë e të fundit e ka qytetari, ai që e quajmë sovran. Dhe kur e provokon shumë dhe në mënyrë sistematike, atëherë ai e gjen mënyrën dhe e realizon vetë atë që ti përpiqesh t’ua mohosh në një kohë që është e drejta e tyre kushtetuese”.

Vangjel Dule e cilëson të papërshtatshëm kandidimin e Lulzim Bashës, ndërsa thotë se Edi Rama duhet japë dorëheqjen nga kreu i partisë Ssocialiste nëse humbet garën për Tiranën.
 
Vangjel Dule: “Është momenti më i papërshtatshëm për zotin Basha për te qenë kandidat në bashkinë e Tiranës.

Eni Vasili: “Po sikur Rama të humbasë në Tiranë zoti Dule, a duhet të japë dorëheqjen ai?”

Vangjel Dule: “Çdo Edi Rama, çdo Vangjel Dule, kur humbet në realizimin e objektivit strategjik i hap rrugën një tjetri”.

Vangjel Dule foli me detaje rreth fushatës së tij elektorale, ndërsa lidhur me Himarën ai nuk ka dyshime për fitoren e Vasil Bollanos. Në aleancë me socialistët që prej dy vjetësh, ai e shikon të largët një mundësi bashkëpunimi me partinë Demokratike.  


Taulanta Boja

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Alsat

Publikuar nga: Alsat

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos