Kryetari i Bashkisė nė Kamėz, nėn akuzė pėr ngacmime seksuale

 

Njė punonjėse e Bashkisė denoncon pranė gazetės historinė e saj tronditėse tė ngacmimeve seksuale dhe bėn publike sms-tė nė celular qė i dėrgonte kryetari i Bashkisė, Xhelal Mziu. Refuzimit tė saj ai iu pėrgjigj me ndėshkim duke e ulur nė detyrė dhe duke e kėrcėnuar se do e heqė nga puna. E ndjerė e kėrcėnuar dhe nga frika se mund tė humbasė fare punėn e saj, punonjėsja e bashkisė, sė cilės gazeta Tema nuk i bėn tė ditur identitetin pėr tė mos i cėnuar privatėsinė, vendosė tė flasė dhe tė tregojė pėrndjekjen e sms-ve nga kryebashkiaku i Kamzės. Mziu kandidon pėr njė mandat tjetėr nė kėto zgjedhje, ndėrkohė qė shumica e vajzave e grave qė punojnė nė institucionin qė ai drejton po luten qė ai tė mos fitojė se kėshtu do ti shpėtojė pėrndjekjes sė sms-ve dhe kėrkesave pėr kafe qė u bėn shefi i tyre.  Njėra nga kėto gra qė deri pak kohė mė parė ėshtė mbajtur nėn presion psikologjik nga kryetari i Bashkisė, ka vendosur tė flasė. Ajo tregon pėr bashkėpunėtoren e gazetės Tema sms-tė qė i ka dėrguar kryetari i Bashkisė dhe shpjegon historinė e ngacmimeve seksuale pėr tė dhe punonjėse tė tjera tė Bashkisė. Para se tė denonconte nė media ajo ka kėrkuar ndihmė tek drejtues tė lartė tė PD-sė, si Jozefina Topalli, Myqeram Tafaj, qė ėshtė deputet i zonės dhe Flamur Noka, qė tė gjithė nė PD e dinė qė merret me punėt e partisė. Por asnjėri prej tyre nuk e ka marrė seriozisht ankesėn e saj. Megjithėse mesazhet erotike kanė vajtur nė duart e drejtuesve mė tė lartė tė vendit dhe PD-sė, ata pėrsėri e kanė rikandiduar Xhelal Mziun nė Kamėz. Pėr etikė tė opinionit publik, gazeta nuk po bėn publik portretin dhe intervistėn e rregjistruar nė kamera, qė tė mos cėnohet privatėsia e saj. Mė poshtė intervista e plotė e punonjėses sė bashkisė Kamės dhėnė gazetės.

 

 

- Ku punoni ?

-Nė bashkinė KAMĖZ.Dua tė denoncoj veprimet e kryetarit tė bashkisė sė Kamzės

-Si e ka emrin kryetari i bashkisė sė Kamzės?

-Xhelal Mziu

-Ēfarė doni tė denonconi?

-Ngacmimet qė bėn Xhelal Mziu me punonjėset e bashkisė. Njė ndėr ato jam edhe unė

-Ēfarė ngacmimesh janė?

-Ngacmime me mesazhe ku shkruan mesazhe duke na kėrkuar pėr tė dalė pėr tė pirė kafe me atė, ku kėrcėnon ose bėn nė njė farė mėnyre presione qė nė qoftė se nuk del pėr tė pirė kafe me zotin Mziu tė laargon nga puna ose tė lėviz vendin e punės. Mua mė lėvizi nga vendi i punės, nė njė vend tjetėr ku nuk mė njihej as diploma dhe rroga ishte mė e ulėt se sa rroga e vendit ku punoja mė pare.

 

-Sa kohė keni qė punoni nė bashkinė e Kamzės?

-Kam njė vit e gjysėm, gati dy vjet.

-Kur kanė filluar kėto ngacmime?

-Kanė gati njė vit kėto ngacmime qė kanė filluar. i ngelizhoja herė pas here, nuk doja tė bėja denoncim pėr arsye se mendoja qė ai do tė heshtte njė ditė.Por ai nuk heshti, vazhdonte duke mė shqetėsuar me mesazhe derisa mė lėvizi nga vendi i punės.

-Ju uli nė detyrė?

-Po mė uli nė detyrė.

-Ēfarė karakteri kanė kėto ngacmime?

-Ngacmime seksuale do t’i quaja pėrderisa ai kėrkon tė pijė kafe, ēon mesazhe “tė dua”, “I love you” “Do vini” ėshtė njė mesazh, pastaj mesazhi tjetėr: “ėshtė pėr tė ardhur keq, ke pėr njė tė ardhme tė projektuar”, nga pėrgjigja qė mori nga unė qė i thashe jo. Mesazhi tjetėr ėshtė “Ok shamikuqe”, mė krahasoi me shamikuqen duke mė thėnė se po e humb lirinė si gjithė tė tjerėt dhe shumė shumė mesazhe tė tjera

-Punonjėset e tjera tė bashkisė i ka ngacmuar kryetari i bashkisė?

-Po ka ndodhur dhe me punonjėse tė tjera, ka ndodhur dhe me ato qė sapo i ēojnė CV-nė, kur shikon njė vajzė simpatike, bėn tė njėjtėn gjė, i ēon sms. Sapo tė shkojė tė japė intervistė apo tė ēojė CV, sepse CV-ja shkon me foto dhe nr. telefoni edhe direkt bėn telefonata.

-I keni ruajtur nė celularin tuaj sms-tė e kryetarit tė bashkisė sė Kamzės?

-Po, kam tė ruajtura mesazhet e kryetarit

-Sa e ka nr e cel kryetari i bashksiė sė Kamzės?

-0682085555

-Ju ma thatė qė pasi nuk iu pėrgjigjėt sms-ve tė kryetarit tė bashkisė ju ka ulur nė detyrė, ju ka ndryshuar pozicionin e punės

-Po, mė ka ulur nė detyrė

-Sa kohė ka qė ka ndodhur ky ndryshim i pozicionit tuaj tė punės?

-Ka rreth tre muaj, por nė fak tani mė ka kaluar prapė tek vendi i punės se i ēova njė mesazh ku i thashė qė unė i kam mesazhet e tua dhe bėj ēfarė tė dua me ato. Pa kaluar dy javė fiks ai mė ktheu pėrsėri tek vendi i punės pasi unė kėto mesazhe ia kam dėrguar dhe zotit Flamur Noka, dhe zonjės Jozefina Topalli, dhe zotit Myqerem Tafaj pėr arsye se nuk doja ta bėja kaq tė madhe. Nga ata nuk kam marrė asnjė lloj pėrgjigje. Kam edhe mesazhet qė u jam drejtuar kėtyre tre personave.

-Kur ju jeni drejtuar kėtyre personave me mesazhe?

-Nė momentin qė mė ka ulur tė detyrė

-Para sa kohėsh?

-Para njė muaji e gjysėm

-Keni marrė ndonjė pėrgjigje deri sot?

-Nuk kam marrė asnjė pėrgjigje deri mė sot. i kam dėrguar edhe njė mesazh zonjės Topalli nė 8 mars, ditėn e gruas, ku i kam shkruar: “meqėse jeni kryetarja e gruas, ju lutem ju kėkroj mbėshtetjen tuaj si nėnė,si motėr,si grua” dhe nuk mė ka kthyer asnjė pėrgjigje. Dhe zotit Noka i kam dėrguar disa herė mesazhe dhe ai nuk mė ėshtė pėrgjigjur, dhe zotit Tafaj, qė ėshtė ministėr i arsimit dhe deputet i asaj zone qė ka marrė votat nga populli, nuk mė ėshtė pėrgjigjur fare, nuk e ka vrarė mendjen fare.

-Ju jeni e diplomuar?

-Po

-Vendi i punės qė ju uli nė detyrė kryetari i bashkisė nuk pėrshtatej me diplomėn tuaj?

-Jo, kalova nė njė pozicion ku mund tė punoje vetėm me shkollė tė mesme, nuk duhej diploma e shkollės sė lartė.

Unė po ju lexoj disa nga mesazhet qė me ka dėrguar zoti Mziu: Nga je me? Kujtova se ishit nga qendra, OK Shamikuqe qė ndrin, por qė po e humb lirinė si gjithė tė tjerėt. Natėn, Natėn Shamikuqe, Me vonesė u pėrgjigjėt, Pėrshėndetje, mirė ju shkoi dita sot, Pėrshėndetje, uroj qė tė keni kaluar njė ditė tė kėndshme, Gėzuar shpirti, Puē, Tė dua shumė zemra.Ok? Pėrshėndetje, si ju vajti festa? i love you, mirėmbrėma, mirė jeni? Mirėmbrėma zemra, mirė je?

 

-Pėrse i keni ruajtur mesazhet nė disa celularė?

-Sepse unė kam patur dy nr. telefoni, njė personal dhe njė tė punės

-Kėto mesazhe kryetari i bashkisė ua ka ēuar edhe nė nr. personal?

-Edhe tek personali edhe nė nr. e punės.

-Ju na thatė qė kėto mesazhe kryetari i bashkisė ua dėrgon edhe punonjėseve tė tjera tė bashkisė sė Kamzės.Jua kanė thėnė vetė punonjėset kėtė fakt?

-Njėra po

-Jua ka shprehur kėtė shqetėsim?

-Po

-Si ju ka thėnė?

-Ajo ka sjellė CV aty dhe ka filluar duke i shkruar mesazhe :”Kur tė shikoj,ndrin gjithė Kamza nga juve” e shumė

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Tema

Publikuar nga: Tema

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos