Ndotja e ujit i paklorifikuar ne zonat bregdetare

Porositë e institucioneve qëndrore drejtuar Drejtorive të Shëndetit Sublik në qytetet turistike të vendit kanë rënë në vesh të shurdhët. Pasi në muajin maj kur dhe dolën urdhërat për marrjen e masave për ujë të pijshëm sa më cilësor për pushuesit, në qytetet si Sarandë dhe Vlorë monitorimet flasin për ujë të paklorifikuar. Pas këtij verifikimi janë marrë dhe masat për zgjidhjen e situatës.

"Në Sarandë i kemi gjetur më datën 4 maj pa klor të gjitha pikat. Në Vlorë kemi gjetur disa pika, në Malësinë e madhe, po ashtu, për një periudhë të gjatë ka munguar klori. Gjithashtu, një turbullirë të theksuar të ujit ka pasur nga data 4-10 maj në Berat, por nuk është shoqëruar me ndotje bakterelogjike dhe popullsia është lajmëruar të mos përdorë për konsum njerëzor"-tha Arben Luzati, Drejtor i Shëndetit dhe Mjedisit në ISHP.

Problem tjetër sipas Luzatit është dhe uji në Urën Vajgurore, i cili këshillohet të mos të përdoret për t’u pirë deri në një urdhër të dytë.

"Në Urë Vajgurore kemi lënë në fuqi një vendim që uji të mos konsumohet për t'u pirë dhe dozën e klorit e mbajmë në 1 mg për të ngordhur të gjitha mikrobet. Ato e përdorin për përdorim komunal dhe furnizohen me autobote"-theksoi ai.

Gjatë muajit maj edhe në zona të tjera si Malësi e Madhe, Koplik, Lezhë, Shën Gjin, Shkodër, Kuçovë dhe Rrogozhinë në shumë uji ka rezultuar me ndotje të lartë barkterologjike. Megjithatë, autoritetet sigurojnë se situata po shkon drejt përmirësimit dhe për fat të mirë nuk janë shfaqur probleme shëndetësore. Në një kohë, që në botë nga ndotja e ujit çdo 30 sekonda humb jetën një fëmijë.


Julia Bardhushi

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Alsat

Publikuar nga: Alsat

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos