E djathta, 14 nga 15 kėshilltarėt e Qarkut

Maxhoranca nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės zgjodhi dje 15 anėtarėt e saj
pėr nė Kėshillin e Qarkut tė Tiranės, ndėrsa opozita e braktisi kėtė proces.

Kėshilltarėt e maxhorancės nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės votuan pa ata
tė opozitės pėr anėtarėt e Kėshillit tė Qarkut qė zgjidhen nga ky Kėshill. Opozita u largua nga salla e mbledhjeve tė Kėshillit me pretendimin se seanca u zhvillua me shkelje tė mėdha qė nė nisje tė saj. Opozita nuk arriti nė kėtė mėnyrė tė propozojė anėtarėt e saj pėr nė Kėshillin e Qarkut, duke i lėnė hapėsirė tė plotė vetėm propozimeve tė maxhorancės. I vetmi i pranishėm
nga opozita ishte kėshilltari i PSV91, Enver Reēi, i cili u zgjodh edhe nė
Kėshillin e Qarkut.

ZGJEDHJA
Pasi mbaroi betimi i kryetarit tė ri tė Bashkisė, Lulzim Basha, kryetari i Kėshillit, Kosovrasti, dhe nėnkryetari i tij, Zamir Ndroqi, kėrkuan qė ta shoqėronin Bashėn nė zyrėn e tij pėr tė nisur kėshtu detyrėn e re. Bashkė me ta, edhe ambasadorėt e pranishėm nė ceremoninė e betimit. Nė zyrėn e kryetarit tė ri shkuan edhe njė pjesė e mirė e kėshilltarėve tė maxhorancės.
Kjo ceremoni nė zyrėn e kryetarit tė ri tė Bashkisė zgjati rreth 30 minuta,
duke bėrė qė socialistėt tė humbnin durimin. Kur janė kthyer nė sallėn e mbledhjes, kreu i kėshilltarėve tė PS, Aldrin Dalipi, e cilėsoi tė braktisur
sallėn e mbledhjes nga kėshilltarėt e maxhorancės duke e quajtur jo serioze. Duke e cilėsuar seancėn e djeshme me shkelje tė rėnda edhe pėr shkak tė udhėzimeve tė ministrit tė Brendshėm, Dalipi kėrkoi qė votimi pėr Kėshillin
e Qarkut tė bėhej nė mbledhjen e ardhshme. “Seanca nisi me shkelje tė rėnda
me udhėzime tė paligjshme, si dhe u bllokuan procedurat e Kėshillit Bashkiak”, u shpreh Dalipi. Por, kreu i grupit tė kėshilltarėve tė djathtė, Ferdinand Poni, kėrkoi qė Kėshilli i Qarkut tė zgjidhej menjėherė dhe tė
niste nga puna. Kėshilltarėt socialistė janė larguar, dhe pse mes tyre mungonin Mimoza Hafizi dhe Kristaq Blushi. Poni lexoi listėn e
kandidatėve tė maxhorancės pėr Kėshillin e Qarkut. Enver Reēi, kėshilltar i PSV91, kėrkoi tė ishte dhe ai nė listėn qė do tė votohej dhe nė fund tė votimit ai rezultoi me 29 vota, aq sa kishin marrė tė gjithė kėshilltarėt e tjerė tė sė djathtės.

Koēi dėnon qėndrimin e Reēit: Komprometues

Kreu i PSV91, Petro Koēi, i cilėsoi veprimet e kėshilltarit tė tij nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės tė pajustifikuara dhe komprometuese. “Pa dashur t’i rrisė rėndėsinė ndonjė veprimi tė ēuditshėm nė procesin e konstituimit tė Kėshillit, duhet tė deklaroj se ēdo sjellje ndryshe nga ajo e Grupit socialist, nė raport me maxhorancėn qė mban pėrgjegjėsi direkte nė vrasjet e 4 opozitarėve nė 21 janar dhe grabitjen e mandatit tė kryetarit tė Bashkisė Tiranė, mbetet e pajustifikueshme dhe komprometuese. Ēdo bashkėpunim
pėr pėrfitime apo dėm individual opozitar me manipuluesit historikė
tė zgjedhjeve nuk i shton dot ditėt e qeverisė Berisha”, u shpreh Koēi. Kreu i PSV91 vlerėson qėndrimin e Grupit tė PS. “Nė emėr tė PSV pėrshėndes qėndrimin dinjitoz tė Grupit socialist, tė kėshilltarėve dhe tė kryetarit tė grupit, Aldrin Dalipi, nė konstituimin e qeverisjes vendore tė Tiranės”, u shpreh Koēi.                                                    ARISTIR LUMEZI

Lista e anėtarėve tė Kėshillit tė Qarkut
Ferdinand Poni
Suzana Guxholli
Njazi Kosovrasti
Dhori Kule
Eneida Guria
Besnik Aliaj
Enkelejda Sallaku
Bledi Kasmi
Arjana Bekteshi
Shezai Rrokaj
Edmond Panariti
Tahir Muhedini
Maksim Begeja
Agim Kraja
Enver Reēi
Tė zgjedhur me
nga 29 vota secili

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos