Komisioni i Shėrbimit Civil: Konkurset nė administratė, fiktive

Gjatė njė mbledhjeje tė Kėshillit tė Ministrave

Komisioni i Shėrbimit Civil: Fitues shpallen punonjėsit me kontratė, paguhen nga dy rroga pėr tė shkarkuarit

Konkurset pėr pran-imet nė administratėn publike janė fiktive dhe nė tė gjitha rastet fitues dalin punonjėsit qė kanė punuar gjatė asaj periudhe nė atė institucion. Nė kėtė pėrfundim ka dalė Komisioni i Shėrbimit Civil pas kontrolleve tė organizuara nė katėr ministri (Ministria e Financave, Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shėndetėsisė). Nė tė njėjtėn kohė, nė proces kontrolli janė gjithashtu edhe Ministria e Punės, Ministria e Mjedisit, Ministria e Integrimit, Departamenti i Administratės Publike, si dhe bashki e kėshilla qarku nė Fier dhe Berat.
Konkurset
Sipas raporteve tė siguruara nga gazeta pėr kėto institucione, rezulton se nė konkurset e organizuara fitues janė ata punonjės qė kanė punuar deri nė atė periudhė pėrmes kontratave tė pėrkohshme. Konstatohet njė numėr relativisht i madh i procedurave tė konkurrimit tė zhvilluara kėtė vit nė kėtė institucion. Ky numėr pėrkon me emėrimet e pėrkohshme nėpėrmjet kontratave qė janė evidentuar nė kėtė periudhė. Kėshtu, rezulton se pothuaj nė tė gjitha rastet kur kėto pozicione pune janė shpallur si tė lira nga ana e DAP, pas kėrkesės sė institucionit, nė fakt nuk kanė qenė tė tilla. Mė tej, konstatohet se nė tė gjitha konkurrimet e zhvilluara kanė fituar punonjėsit tė cilėt kanė qenė tė emėruar nėpėrmjet kontratave dhe duke kryer efektivisht detyrat e kėtij pozicioni edhe gjatė procedurės sė konkurrimit, thuhet nė raportin pėr Ministrinė e Financave. Sipas KSHC-sė, pėr tė gjitha ministritė vlerėsohet se marrja nė punė e nėpunėsve, jo sipas parimit tė barazisė dhe tė kriterit tė meritokracisė, ndikon drejtpėrdrejt nė cilėsinė e prurjeve tė reja. Personat e interesuar e konsiderojnė tė kotė pjesėmarrjen nė konkurrim, pasi ai kryhet vetėm si procedurė qė tė ligjėrohet mbajtja nė punė e personit tė marrė mė parė me kontratė. Konstatojmė se besueshmėria ndaj procesit tė rekrutimit ka rėnė dukshėm nė opinionin e publikut midis kandidatėve tė mundshėm, kjo reflekton edhe nė raste tė dėshtimit tė procedurave tė konkurrimit pėr mungesė kandidatėsh, theksohet mė tej nė raport.
Dėmi financiar
Njė tjetėr ēėshtje e ngritur nga KSHC-ja ėshtė fakti se si pasojė e moszbatimit tė vendimeve tė saj, disa ministri paguajnė dy rroga pėr njė pozicion, rrogėn e punonjėsit qė e mban vendin e punės dhe tė atij qė ka fituar gjyqin pas largimit nga puna. Gjatė kėtij ristrukturimi, KSHC-ja ka analizuar me hollėsi momentet e procesit dhe ka evidentuar se ndodhemi nė kushtet kur ka shtim tė numrit tė pėrgjithshėm tė pozicioneve tė punės, e megjithatė me pasoja pėr listėn e pritjes dhe njėkohėsisht njė numėr relativisht tė lartė tė tė punėsuarve me kontratė. Nė kėto kushte, ekzistenca e listės sė pritjes pėr kėto raste llogaritet nė kosto financiare nė dėm tė buxhetit tė shtetit me njė pagė vjetore pėr ēdo pozicion pune. Konkluzioni qė mund tė nxirret nė kėtė rast, ėshtė se lista e pritjes vazhdon tė konsiderohet si njė mjet pėr tė kryer lėvizje njerėzish nė mėnyrė mė tė zbutur, duke mos pasur parasysh qė ajo ėshtė kosto e pastėr qė rėndon buxhetin e shtetit, duke paguar paralelisht dy persona pėr njė vend pune pėr njė vit, apo edhe mė shumė nė rastin e vendimeve gjyqėsore, thuhet nė raportin pėr Ministrinė e Mbrojtjes.

105 ankesa
Nė Komisionin e Shėrbimit Civil kanė ardhur deri tani nė total 105 ankesa nga punonjės qė gėzojnė statusin e nėpunėsit civil. Nga kėto, 85 janė tė institucioneve qendrore dhe 20 tė institucioneve vendore. 21 ankesa janė pranuar plotėsisht, ndėrsa 29 prej tyre janė rrėzuar. Nė tetė raste, KSHC-ja ka vendosur ta pranojė kėrkesėn pjesėrisht, ndėrsa nė 11 tė tjera, ēėshtja ėshtė pushuar. KSHC-ja ka vendosur inkompetencėn pėr 14 raste.

Shėndetėsia
Nė raportin pėr Ministrinė e Shėndetėsisė thuhet se Konstatohet njė numėr relativisht i madh i procedurave tė konkurrimit tė zhvilluara kėtė vit, nga tė cilat nė 32 raste pėrkojnė me emėrimet e pėrkohshme nėpėrmjet kontratave qė janė evidentuar nė kėtė institucion. Kėshtu, rezulton se nė kėto raste kur kėto pozicione pune janė tė shpallura si tė lira nga ana e DAP, pas kėrkesės sė institucionit, efektivisht nuk kanė qenė tė tilla. Konstatohet se nė kėto raste nė konkurrimet e zhvilluara kanė fituar punonjėsit, tė cilėt kanė qenė tė emėruar nėpėrmjet kontratave duke kryer efektivisht detyrat e kėtij pozicioni edhe gjatė procedurės sė konkurrimit.

Rekomandimet: Si duhet tė bėhet rekrutimi
Sipas KSHC-sė, pėr tė qenė efikas nė tėrėsinė e tij, procesi i rekrutimit duhet tė ndjekė disa etapa, nė mėnyrė qė tė mos pėrsėriten rastet e deritanishme, ku konkurset kanė qenė fiktive dhe ēdo vendim ėshtė shoqėruar me dėme financiare. Duhet tė kryhet duke siguruar njė konkurrencė tė hapur, qė realizohet nėpėrmjet ekzistencės fillimisht tė pozicioneve efektivisht tė lira dhe pastaj tė kritereve tė paravendosura e shpalljes sė detyrave pėr pozicionet e lira; metoda e vlerėsimit qė tė arrihet vlerėsimi i kandidatėve sipas njohurive, aftėsive dhe sjelljes; njė prag cilėsie, qė lejon qė nė shėrbimin civil tė mund tė futen ata nėpunės qė tė  kryejnė realisht detyrat, pra tė jenė tė pranueshėm pėr shėrbimin civil, thuhet nė rekomandimet e KSHC-sė.

Tatimet nuk zbatuan 29 vendime tė KSHC-sė
Nė raportin e Komisionit tė Shėrbimit Civil pėr Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatimeve theksohet fakti se 29 vendime tė KSHC-sė pėr kthimin nė punė apo ngritjen nė detyrėn e mėparshme tė punonjėsve, qė kanė statusin e nėpunėsit civil, nuk janė zbatuar. Mosveprimi nė kėtė rast ka sjellė dėme tė pariparueshme financiare nė buxhetin e shtetit, pasi ndėrkohė qė ka punonjės tė emėruar me kontratė tė pėrkohshme, ėshtė vepruar me pagesėn e dy personave njėkohėsisht, pėr njė pozicion pune, ku njėri ėshtė paguar nė zbatim tė mjetit tė njohur nga ligji, kontratės sė punės, sipas sė cilės punonjėsit paguhen sipas detyrimeve kontraktuale dhe tjetri do tė paguhet nė zbatim tė detyrimit ligjor tė ekzekutimit tė vendimit gjyqėsor. Nė kėtė rast, dėmi llogaritet me pagėn vjetore tė secilit punonjės tė pėrmendur mė sipėr pėr njė periudhė mbi 1 vit dhe, mė tej, ēka lidhet me momentin e ekzekutimit tė vendimit, thuhet nė raportin pėr Tatimet. Sipas KSHC-sė, pėr gjendjen e krijuar duhet tė nxirret pėrgjegjėsia individuale e personave qė kanė shkaktuar kėtė situatė dhe do tė procedohet sipas ligjit pėr pėrgjegjėsi disiplinore.

Shkarkimet, ankesat pėr ēdo ministri
Komisioni i Shėrbimit Civil jep tė dhėnat deri nė gusht 2011. Tetė ankesa u pranuan pjesėrisht
Vetėm 17 ankesa nga 85 janė pranuar, 25 u rrėzuan
Shumica e vendimeve tė institucioneve shtetėrore pėr largimet nga puna tė zyrtarėve me status tė nėpunėsit civil kanė qenė tė drejta. Nė kėtė pėrfundim del Komisioni i Shėrbimit Civil nė njė evidencė tė nxjerrė pėr punėn e kryer deri mė 31 gusht tė kėtij viti. Gjatė kėsaj periudhe, pranė dyerve tė kėtij institucioni kanė ardhur 85 ankesa nga nėpunės tė larguar nga puna, ulje nė detyrė apo dėrgim nė listėn e pritjes. Numrin mė tė madh tė kėtyre ankesave e ka Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve, me 31 ankesa dhe pas saj vjen Ministria e Drejtėsisė me 10 ankesa. Nga kėto 85 ankesa tė ardhura, rezulton se deri nė muajin shtator pesė anėtarėt e Komisionit tė Shėrbimit Civil kanė zhvilluar seanca dėgjimore pėr 77 raste dhe janė shqyrtuar duke u dhėnė njė drejtim 68 rasteve.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos