Myftaraj: Faktet e mia pėr lidhjen e Kadaresė me Rajmonda Bulkun

Kastriot Myftaraj nuk tėrhiqet nga deklaratat e tij edhe pas padisė pėr shpifje tė Rajmonda Bulkut. “Sa pėr faktet, ato i keni nė shkrimin tim. Zonja Bulku nuk hedh poshtė asnjė prej tyre, ndonėse i quan tė pavėrteta. Zonja Kadare ka treguar shumė vetėmohim, saqė nuk ka arsye pėrse tė shpėrblejė me njė mohim njerėz qė kanė shpėrdoruar besimin e saj”

Intervistoi: Habjon Hasani

Kastriot Myftaraj nuk tėrhiqet nga deklarimet e tij publike se shkrimtari i njohur, Ismail Kadare ka pasur njė lidhje me aktoren Rajmonda Bulku, edhe pas padisė pėr shpifje. Pas pohimit tė tij se Bulku duhej tė padiste Helena Kadarenė, Myftaraj shpjegon nė kėtė intervistė pėr “MAPO”-n se faktet ndodhen nė shkrimin e tij dhe se aktorja e njohur nuk ka hedhur poshtė asnjėrin prej tyre, por vetėm i ka quajtur tė pavėrteta. Myftaraj ngulmon se metodologjinė pėr tė arritur nė ato pėrfundime mbi historitė rozė tė shkrimtarit e ka huazuar nga Helena Kadare dhe se beson se ajo nuk do tė rrėzojė versionin e tij. “Zonja Kadare ka treguar shumė vetėmohim, saqė nuk ka arsye pėrse tė shpėrblejė me njė mohim njerėz qė kanė shpėrdoruar besimin e saj”, - thotė Myftaraj, duke iu referuar nė kėtė rast aktores Bulku, me tė cilėn do tė pėrballet nė gjykatė.

Zoti Myftaraj, pas padisė pėr shpifje nė emrin tuaj, jeni shprehur se nė fakt, zonja Bulku nė gjyq duhet tė hidhte Helena Kadarenė. Por nė librin e zonjės Kadare nuk figuron nė asnjė moment i lakuar emri i zonjės Bulku, referencėn e emrit tė saj e keni bėrė ju pėr herė tė parė. A jeni nė gjendje tė ofroni fakte tė mjaftueshme pėr tė vėrtetuar deklaratat tuaja dhe cilat janė ato?

Zonja Kadare na ka thėnė se pas emrave tė personazheve femra tė Ismail Kadaresė qėndronin emrat e dashnoreve tė tij. Pra, Zonja Kadare na ka dhėnė dekoderin e veprės sė Kadaresė. Ky dekoder duhet pėrdorur nė veprėn e Kadaresė. Ajo vetė e pėrdor nė disa raste. Unė thjesht e pėrdora nė disa raste tė tjera. Sa pėr faktet, ato i keni nė shkrimin tim. Zonja Bulku nuk hedh poshtė asnjė prej tyre, ndonėse i quan tė pavėrteta.

Por ju arrini nė pėrfundime tė tilla, edhe pse bashkėshortja e shkrimtarit Ismail Kadare e ka shmangur njė gjė tė tillė…

Zonja Kadare e ka hedhur librin nė qarkullim, kėshtu qė tashmė leximi i tij mund tė konsiderohet konsultim. Unė nuk kam vjedhur dorėshkrimin e zonjės Kadare dhe ta pėrmend atė, pa u botuar prej saj.

Sikur nesėr Helena Kadare tė dalė e tė pohojė versionin e zonjės Bulku dhe tė rrėzojė pretendimet tuaja, si do tė pėrgjigjeshit ju?

Zonja Kadare do ta ketė tė pamundur qė tė mohojė produktin e metodologjisė qė na ofroi ajo me librin e saj. Por Zonja Kadare nuk do ta bėjė kėtė dhe unė e mirėkuptoj. Zonja Kadare ka treguar shumė vetėmohim, saqė nuk ka arsye pėrse tė shpėrblejė me njė mohim njerėz qė kanė shpėrdoruar besimin e saj.

Nė romane, autorėt shpesh pėrdorin referenca ndaj personave realė, por duke u shtuar elemente imagjinate ngjarjeve dhe rrethanave. Si keni arritur ju tė dalloni se ku pėrfundon realiteti dhe nis imagjinata e autorit, pa u konsultuar me autorėt?

Nė rastet thoni ju, autorėt vendosin njė shėnim nė libra, ku thuhet se ngjashmėria me persona realė ėshtė e rastit. Ismail Kadare ka zgjedhur qė tė mos e bėjė kėtė.

Pėr tė kuptuar sa qėndron nė kėmbė teoria juaj, mund tė analizojmė rastin e Ani Wilms, tė cilin ju e keni pėrmendur nė shkrim. Nė vitin 2007, zonja Wilms ka shpjeguar se nė librin "Pritje tė bukura", ku ajo aludonte njė lidhje tė saj me Kadarenė, gjithēka ishte njė "fiction" pėr ta bėrė sa mė pikant romanin e saj dhe pėr kėtė gjė kishte rėnė dakord me vetė Kadarenė. Duket se vetė zonja Ani Wilms e ka sqaruar kėtė pjesė, apo jo?

Nė artikullin tim thuhet se nė njė libėr tė Kadaresė ka njė personazh me emrin Wilms. Sipas metodologjisė sė zonjės Kadare, duhet tė jemi tė vėmendshėm nė kėto raste.

Padia e Rajmonda Bulkut pėr Myftarajn

E nderuara Gjykatė! Gazeta e pėrditshme “SOT”, nė numrin e saj tė datės 01 nėntor 2011, ka botuar njė shkrim tė Kastriot Myftarajt me titull “Cilėt janė emrat e dashnoreve tė Ismailit, qė Helena i pėrmend nė librin e saj, pėrse i rrėfen tani”. Midis tė tjerash, nė shkrim thuhet: “Nė romanin ‘E penguara’, tė botuar nė 2009-ėn, Ismail Kadare pohon njė tjetėr histori dashurie tė tij. Nė roman rrėfehet njė histori e vėrtetė, ajo e vajzės sė Liri Belishovės (Ēomo), Drita Ēomo. Vajza, e cila gjendej e internuar me nėnėn nė Cėrrik, kishte njė shoqe tė ngushtė nė shkollėn e mesme tė kėtij qyteti, atė qė mė pas do tė bėhej aktorja e njohur, Rajmonda Bulku. Kjo e fundit e pohoi kėtė gjė publikisht edhe me rastin e promovimit tė romanit. Drita adhuronte Ismail Kadarenė dhe donte qė ta njihte, por nuk mund tė shkonte nė Tiranė, se nuk mund tė lėvizte lirisht. Ndėrkohė, Rajmonda Bulku, e cila falė bukurisė sė saj kishte filluar qė tė luante nė filma, u njoh dhe u miqėsua nė Tiranė me Ismail Kadarenė dhe i foli pėr shoqen e saj. Nė roman, shkrimtari Rudian St., i cili ka shkruar romanin ‘Dimri i suferinės sė madhe’, aluzion i qartė pėr romanin e Kadaresė ‘Dimri i vetmisė sė madhe’, njihet me njė vajzė tė re me emrin Migena, e cila posa ka mbaruar shkollėn e mesme dhe qė kėrkon tė hyjė nė shkollėn e Arteve nė Tiranė. Nė kėtė kohė, Migena bėhet e dashura e shkrimtarit, tė cilit i flet pėr shoqen e saj nė provincė me emrin Linda B., e cila ėshtė e internuar…Mė pas, nė emisionin ‘Zonė e Lirė’ nė Tv KLAN, mė datėn 04.11.2011, Kastriot Myftaraj i ftuar nė kėtė emision pikėrisht lidhur me shkrimin e botuar nė gazetėn ‘SOT’, i ka ripohuar dhe ka kėmbėngulur nė ato qė kishte botuar tri ditė mė parė nė kėtė gazetė”.

E nderuar Gjykatė! Tė gjithė kėto thėnie tė botuara nė gazetėn “SOT” dhe tė pohuara prej Kastriot Myftarajt disa ditė mė vonė nė njė emision televiziv janė tė pavėrteta dhe synojnė tė cenojnė nderin dhe personalitetin tim. Unė, kėrkuesja, jam e martuar qė prej vitit 1979 me Fatos Pashkon, kemi dy fėmijė tė rritur, Jozel, 31 vjeē dhe Hega, 28 vjeēe. Kam punuar shumė vite nė Teatrin Kombėtar si aktore dhe aktualisht nė Kuvendin e Shqipėrisė. Gjatė kėtyre viteve, angazhimet e mia si aktore dhe aktualisht nė Kuvendin e Shqipėrisė nuk kanė lėnė asnjėherė mėnjanė impenjimet e mia bashkėshortore dhe si nėnė, ndaj kėto marrėdhėnie nuk janė lėkundur asnjėherė gjatė kėtyre viteve. Hamendėsimet dalin nga njė mendje e sėmurė, si ajo e tė akuzuarit Kastriot Myftaraj, e botuar nga e pėrditshmja “SOT”, qė janė shpifje tė kryera prej tyre botėrisht nė dėmin tim, pasi lidhjet qė pėrpiqen tė krijojnė tė akuzuarit me atė shkrim nuk kanė tė bėjnė fare as me jetėn time si aktore dhe as me jetėn time intime. Thėniet e mėsipėrme, pėr tė cilat edhe tė akuzuarit e dinė mirė qė nuk janė tė vėrteta, janė bėrė me qėllim pėr tė cenuar, midis tė tjerash edhe nderin e personalitetin tim, duke konsumuar kėshtu tė gjitha elementet e kundėrvajtjes penale tė shpifjes, e kryer botėrisht, parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytė i Kodit Penal.

Pėr kėtė shkak, kėrkojmė gjykimin e personit juridik gazeta “SOT” dhe tė shtetasit Kastriot Myftaraj pėr kundėrvajtjen penale tė shpifjes, e kryer botėrisht nė dėmin tim, Rajmonda Bulku, parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytė i Kodit Penal.

Nė pritje tė caktimit tė seancės gjyqėsore, me respekt Rajmonda Bulku.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos