Rrėfimi nga Zvicra i Orik Shytit: Argita bleu shtėpi te pallati i Hakmarrjes

Orik Shyti ne Zvicer

Intervistoi Lindita Ēela

Orik Shyti, djali i akuzuar qė adoleshent si drejtuesi i njė prej organizatave kriminale mė tė mėdha nė vend, prej vitesh kėrkon tė fitojė pafajėsinė tek drejtėsia shqiptare. Pak ditė mė parė u bė I njohur fakti qė Gjykata Kushtetuese ka kthyer nė Gjykatėn e Lartė ēėshtjen e kėsaj organizate tė pėrmendur qindra herė publikisht nga politikani Berisha. Orik Shyti, ndėrkohė, ia dalė mbanė tė nis njė jetė tė re, nė njė qytet tė Zvicrės. Ėshtė i mirinformuar pėr gjithēka ndodh nė Shqipėri edhe pse ka vite qė nuk i shkel kėtu kėmba. Nė njė intervistė pėr gazetėn Shekulli, Shyti, djali i ish-funksionarit tė njohur tė para 90-s, Aredin Shyti tregon…

Z.Shyti, ēfarė jete bėn njė azilkėrkues, ndėrkohė qė nė vendin e tij ėshtė njė nga personat mė tė kėrkuar nga drejtėsia?

Periudha e azilkėrkuesit zgjati disa muaj. Prej disa vitesh jam azilant, me statusin e tė pėrndjekurit nga vendi im. Fakti qė jam person shumė i kėrkuar nė Shqipėri nuk ka ndikim nė jetėn time tė pėrditshme, nė kuptimin qė nuk pengohem tė bėj ēdo punė qė mė ofrohet dhe qė jam i aftė ta bėj.

Nė kabllogramet e ambasadės amerikane p.sh., thuhej se ju e shpenzonit atė pak kohė tė lirė qė keni duke bėrė ski e duke i dhėnė biēikletės. Ēfarė shoqėrish apo biznesi menaxhoni, apo aktivitet tjetėr qė ju mban kaq tė impenjuar?

E lexova kabllogramin e z. Uidhers. Ai citonte nė mėnyrė korrekte fjalinė e fundit tė njė intervistės sime, botuar mė 3 korrik 2008. Nuk arrij ta vlerėsoj pse i kanė bėrė pėrshtypje njėmbėdhjetė fjalėt qė pėrmend (kur kam kohė merrem me pasionet e mia, biēikletėn dhe skitė) nga njė intervistė me mbi njėmijė fjalė. Nuk e kuptoj dot humorin e ambasadorit, por kjo nuk do tė thotė se jam penduar qė iu pėrgjigja me sinqeritet pyetjes sė gazetės. Nė kėto 7 vjet kam provuar tė jetoj si i papunė pėr shkak se nuk gjeja dot punė, tė ngre ndėrmarrje (firmė, siē thuhet shpesh) dhe tė provojė shijen e hidhur tė dėshtimit, tė provojė sėrish dhe tė gjej veten tė vetėpunėsuar. Vitet e fundit merrem me vėzhgimin e tregut pėr materialet plastike dhe tė gurit, si dhe ndėrmjetėsoj pėr shitjen e tyre. Vėshtirėsitė janė tė zakonshme pėr tė gjithė njerėzit, por ato janė edhe mė tė mėdha pėr emigrantėt.

Si ėshtė e pėrditshmja juaj, nė kuptimin me kė jetoni? Dhe si jetoni? Si ia dilni pėr tė paguar qoftė edhe ato rrėshqitjet me ski kur keni kohė tė lirė?

Kam rreth dy vjet qė jetoj nė njė shtėpi mė vete, kohėt e fundit,bashkė me nėnėn. Skitė kanė sezonin e tyre qė nuk mund ta shfrytėzoj ēdo javė pėr shkak tė punėve. Ashtu si shalimi i biēikletės edhe ato nuk kėrkojnė para droge a para krimi, siē pėrrallis Sali Berisha.

Deklarata juaj pas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese pak ditė mė parė, lė tė kuptosh se ju jeni i mirinformuar pėr ēfarė ndodh nė Shqipėri. Z. Shyti pėrse ky interes?

Mė ndodh shpesh qė ndihem se nuk di asgjė pėr ēfarė ndodh nė Shqipėri. Por rrallė zihem nė befasi pėr informacione qė kanė tė bėjnė me mua dhe familjen time.

Si informoheni?

Lajmet i shoh pothuajse rregullisht, njė herė nė ditė. Nė internet rri gjatė, por rri pėr arsye pune dhe shumė pak pėr tė ndjekur lajmet dhe shtypit tė shkruar. Njerėzit e familjes, qė kanė kohė mė tė lirė, mė informojnė rregullisht pėr gjėrat mė tė rėndėsishme, duke pėrfshirė edhe shkrimet e gazetarėve qė vrojtojnė politikėn. Natyrisht qė barra e pėrzgjedhjes sė informacionit u bie atyre.

Nė tė gjitha deklaratat tuaja, pėrfshirė atė tė pak ditėve mė parė pas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese, theksoni se Berisha pėrdor emrin tuaj pėr interesat e tij politike. Ēfarė keni parasysh konkretisht?

Sali Berisha e pėrdor emrin tonė pėr interesat e tij politike, jo vetėm sipas nesh, por sipas tė gjithė atyre qė kanė vullnet pėr tė parė e dėgjuar dhe kujtesė pėr tė kujtuar. Kujtoni dhe pėrpiquni tė gjeni njė fushatė tė vetme elektorale qė Saliu nuk ka pėrdorur emrin tonė, duke filluar qė nga ajo e korrikut tė vitit 1992, kur arrestoi babanė tonė e deri tek kjo e vitit 2011. Mund tė gjeni disa ditė e deri pak muaj qė nuk na ka pėrdoru publikisht, por nuk do gjeni fushatė elektorale qė nuk na ka pėrdorur pėr qėllimet e tij. Tė njėjtat pėrpjekje ka bėrė edhe pėr tė na ndėshkuar nė tė gjitha mėnyrat pėr krimet e rėnda qė kanė ndodhur para e pas vitit 1996, deri tek mė i fundit. Herė personalisht dhe herė duke nxitur bashkėpunėtorėt e tij tė afėr, pista e parė pėr ēdo krim tė rėndė ėshtė Hakmarrja pėr Drejtėsi. Lufta e tij nuk ka mbetur kurrė nė kufijtė e luftės mediatike. Ajo ka pasur efekte tė drejtpėrdrejta mbi njerėzit e drejtėsisė qė janė marrė me ēėshtjen tonė, qė vazhdon tė gjykohet. Ajo qė bėjmė unė dhe im vėlla nuk i kalon kufijtė e njė pėrgjigje modeste pėr akuzat e padrejta qė na bėhen.

Z. Orik ēndjesi keni provuar kur nė njė moshė fare tė vogėl, 15 vjeē nė mos gaboj, jeni akuzuar se ishit drejtuesi i njė organizate kriminale me qėllime tė pastra politike, siē ėshtė thėnė?

Fillimisht jam ēuditur, por isha shumė i ri dhe, pėr njė kohė tė shkurtėr, vėmendja e tepruar e njerėzve, nė njė farė mase, ma pėrkėdhelte sedrėn. Edhe kam qeshur shumė herė dhe pėr njė kohė tė gjatė. Shkak ka qenė pėrherė Gėzim Gjoni. Unė dhe Learti sa herė qė komunikonim me Gėzimin qeshnim. Ai kishte mėnyrėn e vetė tė talljes me Hakmarrjen, kishte zgjedhur dokrra nga ato qė kishte botuar me shumicė gazeta Albania, dhe, me gjuhėn e prefektit tė komedisė sė njohur, i pėrdorte befasisht gjatė bisedave. Por mė vonė, pas muajt shkurt 2003, pėr ne u bė e qartė se Hakmarrja ishte rreziku ynė. Shpifjet, qė dilnin si sokėllima nga goja e Saliut, ushqenin makinėn e tmerrshme tė propagandės qė ende nuk ėshtė ndalur. Shpifės tė shtatit tė tij, shėrbėtor shkurtabiq nga mendja dhe shpirti, por besnikė fanatikė, e deri teveqelė tė korruptuar,tė shpėrblyer njėri me titullin akademik dhe tjetri me nofkėn shkrimtar i madh qė mėtojnė ti pėrkasin bashkėsisė sė akademikėve, e kanė ushqyer pareshtur mitin e Hakmarrjes dhe njerėzit nuk kishin mė kohė tė arsyetonin mbi fakte reale dhe as pėr moshėn 15 vjeēare tė themeluesit tė organizatė kriminale.

Tani qė jeni 34 vjeē drejtoni ende organizatėn?

Drejtoj biēikletėn dhe rrallė makinėn (druaj tė bėj humor se keqkuptohem).

Para disa kohėsh ju botuat njė libėr Ne, Hakmarrja pėr Drejtėsi dhe …. Keni harruar gjė nė kėtė libėr qė shumė shpejt u hoq nga qarkullimi?

E kemi thėnė nė libėr se dorėshkrimi u kthye dy herė pėr tu rishikuar. Kjo na dha kohė pėr tė mos harruar ndonjė tė vėrtetė. Por sigurisht qė kemi shmangur shumė fakte, tė cilėt nuk mund tė pėrfshiheshin nė njė libėr tė vetėm. Mė vjen keq qė ka njerėz tė interesuar pėr librin dhe nuk munden ta gjejnė. Mendoj se shkaku ėshtė tek vėshtirėsitė nė shpėrndarje.

Ju keni insistuar se Hakmarrja pėr Drejtėsi ėshtė njė organizatė e sajuar nga Sali Berisha dhe strukturat e tij. Si ka mundėsi qė proceset gjyqėsore janė realizuar dhe ju jeni shpallur fajtor kur nė pushtet ishin socialistėt?

Ne kemi insistuar se Hakmarrja pėr Drejtėsi ėshtė sajuar nga Sali Berisha pasi u bindėm me fakte tė pranuara nga gjykata. Qysh nė fillim pamė se provat qė iu dhanė publikut nėpėrmjet televizionit nuk kishin tė bėnin me ne. Prandaj gjatė njė viti kėrkuam hetim nga prokuroria, pa i pėrjashtuar nga grupi hetimor prokurorėt qė e kishin nisur procesin. Kėrkuam edhe hetim parlamentar pėr armėt, kasafortėn me njė milion dol

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos