Antenat, Basha nė vėshtirėsi: Do konsultohem me Berishėn

Të tjera rreth shkrimit Berisha: Do heqim taksėn pėr kompanitė Mė 24 dhjetor vendimi nė Kėsh.Bashkiak TIRANE - Urdhri i Kryeministrit Berisha pėr hartimin e ligjit pėr pėrjashtimin nga taksat tė kompanive celulare pėr vendosjen e antenave tė telekomunikacionit ka vėnė nė vėshtirėsi kryetarin e Bashkisė Tiranė, Lulzim Bashėn, i cili nė mbledhjen e 24-dhjetorit tė Kėshillit Bashkiak miratoi vendimin pėr vendosjen e njė takse pėr antenat e telefonisė celulare mbi pallate, prej dy milionė lekė nė vit.

I pyetur pėr apelin e Berishės tė bėrė dje nė mbledhjen e Qeverisė, Basha tha se do tė shqyrtojė kėrkesėn e Kryeministrit dhe do tė rishikojė edhe njė herė aktin e legjislacionit aktual tė Bashkisė.

“Do tė shqyrtojmė kėrkesėn e shefit tė qeverisė dhe ēfarė do tė pasojė pas kėsaj. Nėse do tė ketė njė akt legjislativ nga Qeveria dhe Parlamenti, normalisht qė Bashkia nuk ekziston jashtė rendit ligjor tė Republikės sė Shqipėrisė. Do tė shikojmė edhe njė herė aktin tonė, pėrputhshmėrinė e aktit tonė me legjislacionin aktual si dhe me standardin evropian, natyrisht nė diskutim dhe frymė bashkėpunimi me qeverinė qendrore”.

Deklarata e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės ėshtė bėrė sot gjatė inspektimit tė punimeve pėr ndėrtimin e rrugės sė re tė “Kokonozėve”, me gjatėsi 793 metra, qė lidh rrugėn ”Dalip Topi” me rrugėn ”Marie Kraja”. Pjesė e projektit ėshtė edhe ndėrtimi i kolektorit, i cili aktualisht ėshtė njė kanal i hapur dhe qė mbart njė problematikė tė madhe pėr shėndetin e 3 mijė banorėve tė kėsaj zone.

“Unė pata premtuar se kjo do ishte njė ndėr punėt kryesore qė ne do tė nisnim, pėr t’u ardhur nė ndihmė kėtij komuniteti dhe pėr tė sjellė njė cilėsi tė munguar jetese, nė kėtė pjesė tė kryeqytetit. Sot, kam kėnaqėsinė e veēantė tė inspektoj fillimin e punimeve, jo vetėm pėr mbulimin e kanalit, pra ndėrtimin e kolektorit me parametrat mė tė mirė tė mundshėm por edhe ndėrtimin e njė rruge mbi kėtė kolektor, me njė gjerėsi prej 7 metra dhe dy trotuare nga dy metra, mbi 150 fidanė pemė, me ndriēim nė tė dy anėt e rrugės dhe me tė gjithė infrastrukturėn nėntokėsore pėr ujėsjellės-kanalizimet si dhe pėr kabllot optikė dhe telefoninė”, theksoi Basha.

Vlera e investimit ėshtė 66,7 milionė lekė dhe afati i mbarimit tė punimeve 8 muaj. Projekti parashikon ndėrtimin e sistemit tė kanalizimeve tė ujėrave tė bardha dhe tė zeza, ndriēimin rrugor, spostimin e linjave elektrike, punime pėr linjat rezervė pėr fibra optike dhe shėrbimet inxhinierike nėntokėsore.

Redaksia online
(eē/shqiptarja.com)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiptarja.com

Publikuar nga: Shqiptarja.com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos