Haziri: Kryeministri po frikësohet nga problemet e rënda

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për takimin e sotëm në Bruksel, dhe rrezikun e krijimit të një asociacioni të komunave serbe me kompetenca ekzekutive.

Sipas Hazirit, kërkesa për një vendosje të një niveli të tretë të pushtetit ka qenë kërkesë edhe në bisedimet e Vienës, por nuk është pranuar sepse kjo shkakton defunksionalitet dhe problem tjera.

“Në takimin e sotëm në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohen kompetenca me atribute shtetërore që do të qonte në ndarje të brendshme”, ka thënë Haziri për RTK-në.

Ai ka vlerësuar se skenari që qëndron mbrapa këtij asociacioni është tejet i rrezikshëm dhe tenton me qenë organizim që në parimin e partneritetit komunal me vendos strukturim tjetër paralel në ushtrimin e detyrave.

“Kjo është kritike, këtë duhet ta parandalojë pala kosovare në bisedime, sepse kjo do të çonte në krijimin e nivelit të tretë të pushtetit, që rrjedhimisht do të thotë rrënim i kushtetutës së Kosovës”, ka thënë më tej Haziri.

Sipas Hazirit, kemi një rëshqitje të lehtë në tema të brendshme, por sidoqoftë kjo po bëhet në kuadër të shpërbërjes se strukturave paralele.

Duke folur për çështjen e shqiptarëve të Luginës, Haziri ka vlerësuar se Qeveria po heziton për të shtruar çështjen e shqiptarëve të Luginës në tryezën e bisedimeve dhe se shihet një frikë e Kryeministrit për zgjidhjen e problemeve të rënda.

“Është një frikë në Prishtinë, Kryeministri mos të frikohet nga agjenda e zgjidhjes së problemeve të rënda. Ende nuk po flitet për temat kryesore sidoqoftë ky process nuk ka me kalu pa zgjidhjen e problemit të shqiptarëve atje”, ka shtuar ai.

Ndryshe sot , zhvillohet takimi i radhës në nivel të kryeministrave në Bruksel ku temë e diskutimit do të jetë krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe./Indeksonline/


 


 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

IndeksiOnline

Publikuar nga: IndeksiOnline

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos