Mjekėsia, nesėr fillojnė provimet e shtetit pėr tė diplomuarit

TIRANE - Nesėr fillon sezoni i provimeve tė shtetit pėr tė diplomuarit nė degėt e mjekėsisė. Nė ndryshim nga herėt e tjera kėtė vit ka njė fluks kandidatėsh qė duan tė japin kėtė provim.

Sipas Agjencisė Kombėtare tė Provimeve kėtė sezon do tė japin provimin e shtetit vetė ata qė kanė vetė tė diplomuar nė degėn e mjekėsisė. Shumica e kandidatėve qė do tė japin provimin e shtetit kėtė vit konkurojnė pėr herė tė parė.

Ata pasi kanė bėrė testimin me gojė tė drejtimeve pėrkatėse , bėjnė testimin e provimit tė shtetit. “Do tė jetė njė sezon qė do tė pėrfshijė vetėm kandidatėt e fushės sė mjekėsisė.

Fillimisht do tė fillojmė me nėnspecialitetet siē janė imazheri, logopedi, teknikė laboratori, dhe pastaj fizioterapi e mami. Fluksi i trefishtė ėshtė vėrejtur nė profesionin e mamisė dhe pėr kėtė arsye ky provim do tė zhvillohet nė orėn 10:00 pėr tre ditė me radhė, mė datė 2, 3 dhe 4.

Shumica e tyre janė kandidatė qė konkurrojnė pėr herė tė parė dhe qė janė duke e dhėnė apo e kanė dhėnė testimin me gojė pranė Urdhrave pėrkatėse"-thotė specialisti Niko Terezi.

Pyetjet pėr kėtė sezon janė tė njėjta, pra ka 2000-3000 pyetje dhe nga kėto zgjidhen vetėm 50. Sezoni i provimeve mbyllet nė 22 maj, pėr t’u rinisur nė gusht me mėsuesit e rinj.

Fluksi ka ardhur nė rritje pasi tė rinjtė pas diplomimit duan tė punėsohen dhe ky ėshtė ėshtė kushti qė duhet tė kalojnė pėr tė marrė licensėn pėr tė ushtruar profesionin.

Provimet e shtetit nė profesionet e fushės sė mjekėsisė do tė zhvillohen nga data 2 deri 22 maj 2013. Provimi do tė zhvillohet nė godinėn e AKP qė ndodhet te Rruga Naim Frashėri.

Kandidatėt duhet tė paraqiten te Agjensia Kombėtare e Provimit 30 minuta para fillimit tė provimit. Kandidatėt duhet tė kenė me vete kartėn e identitetit dhe njė fotokopje tė saj, mandat pagesėn e tarifės sė provimit tė shtetit.

Kandidatė qė japin provimin e shteti dhe rezultojė mbetės mund ta japin atė sėrish njė vit mė pas. Kandidati mbetės ka tė drejt ta japė kėtė provim pesė herė.

Shkrimi u botua sot nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 01.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiptarja.com

Publikuar nga: Shqiptarja.com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos