Mbyllet “Koha Ditore” në diasporë

Nga java e kaluar është ndërprerë botimi i të përditshmes “Koha ditore” në botimin e saj në diasporë. Informacioni për mbylljen e një prej tri të përditshmeve në gjuhën shqipe, konfirmohet nga rrjeti i shitjes “Saarbach”, shkruan portali “Bota Sot”.

Vështirësitë në gjetjen e tregut në diasporë, duket të ketë qenë shkaku kryesor që çoi në mbylljen e botimit të perëndimit të kësaj gazete.

“Gazeta “Koha ditore” ka pasur numrin më të vogël të lexuesve në diasporë, dhe ballafaqimi i saj me rënien e vazhdueshme të lexuesve e ka bërë si duket të pashmangshme mbylljen e këtij botimi, i cili ishte në vështirësi prej kohe”, shkruan portali.

Tashmë në treg ka mbetur gazeta “Bota sot”, e cila zotëron bindshëm tregun në diasporë, dhe e përditshmja tjetër, “Zëri”.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

IndeksiOnline

Publikuar nga: IndeksiOnline

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos