Haxhi, Arabia Saudite paralajmėronpelegrinėt pėr koronavirusin

MEKE- Zyrtarėt e shėndetėsisė nė Arabinė Saudite u kanė kėrkuar pelegrinėvė nga e gjithė bota qė do tė vizitojnė vendet e shejnta tė vendosin maska nė zona tė mbushura me njerėz pėr tė ndaluar pėrhapjen e virusit tė ri koronavirus.
 
Zyrtarėt u bėnė thirrje thirrje njerėzve qė tė ruajnė standardet e higjienės personale dhe tė marrin vaksinimet e nevojshme.
 
Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka konfirmuar deri tani njė total prej 80 rastesh tė infektimit me kėtė virus pėrfshirė 44 viktima nė disa shtete tė ndryshme.
 
Vendet mė tė prekura nga ky virus janė Arabia Saudite, Jordania, Katar, por edhe nė disa vende europiane janė shėnuar raste si Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe.
 
Koronavirusi i ri - NCoV - u shfaq nė Gadishullin Arabik nė shtator tė vitit 2012 dhe njihet si njė virus qė infekton qelizat e njeriut dhe shkakton dėmtime potencialisht vdekjeprurėse nė mushkėri, dhe ndonjėherė edhe mosfunksionim tė veshkave.
 
Ndėrkohė miliona myslimanė nga e gjithė bota pritet tė shkojnė pėr Haxh nė Mekė nė Arabinė Saudite, ku luten sė bashku para Qabesė.

Redaksia Online
(l.ē/e.s/shqiptarja.com)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiptarja.com

Publikuar nga: Shqiptarja.com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos