Eksperti i naftės Kastriot Bejtja:Shitblerja e ARMO-s, e dyshimtė

TIRANE - Ekspertėt thonė se rishitja e 85 pėr qind tė aksioneve tė kompanisė ARMO ėshtė njė transaksion i dyshimtė financiar qė thellon krizėn e sektorit tė naftės. "Po aplikohet e njėjta skemė e zbatuar qė nė momentin e privatizimit tė ARMO-s para 5 viteve, tani pėr t'i dhėnė asaj njė retushim me njė model tjetėr. Problemet qė ka kjo shoqėri: financiare, tė detyrimeve palėve tė tjera, tė detyrimeve ndaj buxhetit tė shtetit apo individėve tė ndryshėm, nuk zgjidhen me kėtė transaksion", tha dje pėr median Kastriot Bejtja, ekspert i industrisė sė naftės.

Sipas tij, transaksioni pėrmbyll njė periudhė tė errėt 5-vjeēare tė administrimit tė naftės nė Shqipėri, gjatė sė cilės prona publike ėshtė vjedhur nga njė grusht njerėzisht pėrmes mashtrimeve, tė toleruara dhe dirigjuara nga ministria e Ekonomisė. Sipas tij, dėmi i shkaktuar qytetarėve nga grabitja e naftės ėshtė i pallogaritshėm. "Meqėnėse zyrtarėt e kėsaj ministrie nė qėndrimin apo me mosveprimin e tyre ndaj detyrimeve ligjore po i shkaktojnė njė dėm tė pallogaritur shtetit shqiptar dhe interesit publik, ata duhet tė pėrballen me ligjin pėr tė treguar se sa dėm i kanė bėrė kėtij shteti", tha Bejtja.

Kontrata e privatizimit tė ARMO-s parashikonte njė sėrė detyrimesh ligjore ndaj privatit sė bashku me penalitetet pėrkatėse. Sipas marrėveshjes pėr pesė vjet pronari i ri duhet tė investonte 200 milionė dollarė, tė modernizonte teknologjinė dhe tė prodhonte karburante me standarde europiane. Nė fund tė 5 viteve asnjėra nga kushtet nuk u pėrmbush.

Pėrkundrazi kompania ka akumuluar detyrime financiare tė papaguara nė rendin e qindra milionė dollarėve ndaj shtetit, punonjėsve, por edhe palėve tė treta. METE ndėrkohė dha OK pėr transaksionin, qė ja transferon pronėsinė e ARMO-s njė kompanie tė regjistruar nė Ishujt e Virgjėr Britanikė.

Shkrimi u botua sot nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 17.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiptarja.com

Publikuar nga: Shqiptarja.com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos