Pronarët e vilave të ndërtuara në vitet 80’ do të ankohen në EULEX

Pronarët e vilave të ndërtuara në vitet 80’ në Prevallë kanë kundërshtuar aksionin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për rrënimin e objekteve të tyrem në kuadër të fushatës së fundit për largimin e ndërtimeve pa leje në këtë zonë të parkut kombëtar “Sharri”.

Ata kanë bërë të ditur se këto vila nuk janë të jashtëligjshme, ngase janë ndërtuar në përputhje me rregullat e caktuara në kohën e pushtetit jugosllav. Ndërkohë edhe pronarët e vilave të reja, të ndërtuara pas vitit 2006, në kuadër të projektit “Fshati Turistik Prevalla” kanë theksuar se do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për pengimin e aksionit të rrënimeve, shkruan Koha Ditore.

Reagimi i tyre vjen pas angazhimit të së shtunës të MMPH-së për rrënimin e 27 objekteve që konsiderohen se nuk kanë leje në përputhje me Planin rregullativ urban “Prevalla”.

“Të hënën lëndën do ta paraqesë në EULEX. Kjo situatë është bërë e padurueshme dhe prej mllefit nuk mundem të përmbahem më”, ka thënë Arsim Alija nga Ferizaj, pronar i një vile të ndërtuar në vitet 80 ’ në Prevallë.

Ai ka theksuar se është thellësisht i dëshpëruar me veprimet e MMPH-së që nuk i merr parasysh argumentet e pronarëve që kanë struktura ndërtimore tani e 30 vjet në këtë zonë, dhe i “fut në një thes” me investitorët e pasluftës që nuk i kanë përfillur kriteret e caktuara urbanistike.

“I kemi dërguar shkresa MMPH-së dhe për më shumë se 10 ditë asnjë përgjigjë nuk kemi marrë”, ka deklaruar Alija.

Ai ka theksuar se janë rreth 20 vila të tilla në Prevallë, që janë ndërtuar tri dekada më parë.

“Janë duke luajtur me neve dhe na kanë shti në një rang me njerëz të tjerë, gjë që nuk e meritojmë aspak”, është shprehur ai./Koha Ditore/

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

IndeksiOnline

Publikuar nga: IndeksiOnline

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos