Falimenton pas 20 vitesh Sude, njė nga firmat e para piramidale qė u hap nė Shqipėri

Gjykata ka pranuar kėrkesėn e grupit mbikėqyrės. 90 ditė kohė pėr kreditorėt

Megjithėse nuk kishte arsimin e lartė, Kadėna kishte njohuri mjaft tė mirė ekonomike

Para krijimit tė shoqėrisė, Kadėna kishte punuar nė njė fabrikė kėpucėsh nė Tiranė

Detaje

Afati i pretendimeve - Gjykata vendosi se tė gjithė kreditorėt e subjektit Sude nė administrim tė paraqesin pranė administratores sė falimentit pretendimet e tyre brenda 90 ditėve nga dita e shpalljes sė kėtij vendimi

Urdhri - Mbledhja e kreditorėve

Mbledhja e kreditorėve tė mbahet brenda 60 ditėve nga pėrfundimi i afatit tė depozitimit tė pretendimeve. Urdhėrohet publikimi i vendimit nė Buletinin e Njoftimeve Publike. Njė kopje e vendimit pėr hapjen e procedurave tė falimentimit ti dėrgohet Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit

12.991 - Kreditorė ka pasur firma piramidale Sude, me qindra milionė lekė tė arkėtuara

Sokol Ēobo

Anti-Government Demonstration in VloraGjykata falimenton zyrtarisht Suden, njė nga firmat e para piramidale tė hapura nė Shqipėri, skema e sė cilės u kopjua mė pas nga dhjetėra shoqėri rentiere nė vitet 1990-1997, duke mashtruar qindra mijėra shqiptarė, qė lanė kursimet dhe pasuritė. Pas falimentit tė kėtyre firmave, apo mbylljes sė tyre nga shteti, shqiptarėt u revoltuan ndaj qeverisė, duke krijuar njė situatė anarkie, ndėrsa u sulmuan edhe repartet apo depot e ushtrisė, ku miliona armė dhe tonelata me municione pėrfunduan nė dorė tė qytetarėve. Dhe, rezultati ishte tragjik, me qindra tė vrarė e mijėra tė plagosur, ndėrsa nė vend u krijuan edhe bandat kriminale. Gjatė kėsaj situate, shteti ndėrhyri pak nė kėto firma, duke bllokuar paratė qė kishin nė banka, apo edhe aktivitetet e tyre tregtare, por dhe pasuritė e paluajtshme, tė cilat i kaluan pėr administrim njė grupi qė u ngrit nė atė kohė. Mė pas, kėto shoqėri qėndruan tė hapura, por nė administrim nga shteti, duke bėrė edhe gjendjen reale tė pasurive, tė cilat do tu ndaheshin edhe kreditorėve. Ndėr firmat qė ka qenė nė administrim ishte edhe Sudja, e cila u hap nė vitin 1993 nė qytetin e Tiranės nga shtetasja Maksude Kadėna. Megjithėse nuk kishte pėrfunduar arsimin e lartė, Kadėna kishte njohuri mjaft tė mira ekonomike dhe kishte bėrė shkollėn e mesme ekonomike, ndėrsa para kėtij aktiviteti kishte punuar nė njė fabrikė kėpucėsh.

 

Vendimi i gjykatės

© Copyright 2010 CorbisCorporationPas vitesh nė administrim, ku janė zbuluar rreth 13 mijė kreditorė, shumica e tė cilėve nga Tirana, grupi mbikėqyrės, nė pamundėsi pėr tė shlyer disa nga kreditorėt, depozitoi nė Gjykatėn e Tiranės njė kėrkesė pėr shpalljen e falimentit tė shoqėrisė huamarrėse Sude nė administrim. Padia u regjistrua nė datė 19 shkurt tė kėtij viti dhe pėr muaj tė tėrė, gjyqtarja Antonela Prendi, vlerėsoi provat e paraqitura. Vendimi u dha mė 18 dhjetor 2013, duke pranuar kėrkesėn pėr shpalljen e falimentit.

Nė seancėn e fundit gjyqėsore, u shqyrtua kėrkesa e subjektit huamarrės Sude nė administrim tė z. Zihni Tollozhinės, i emėruar nė fillim tė kėtij viti nga Ministria e Financave. Mė pas, u emėrua zj. Mimoza Ēibuku, administratore e kėsaj shoqėrie, ndėrsa pas pranimit tė kėrkesės, gjykata vendosi se tė gjithė kreditorėt e subjektit Sude nė administrim tė paraqesin pranė administratores sė falimentit pretendimet e tyre brenda 90 ditėve nga dita e shpalljes sė kėtij vendimi. Gjithashtu, tė gjithė kreditorėt tė njoftojnė menjėherė administratoren e falimentit pėr pretendimet dhe tė drejtat e tyre tė siguruara mbi pasuritė e debitorit. Personat qė kanė detyrime ndaj debitorit, subjekti huamarrės Sude nė administrimin, tia paguajnė dhe shlyejnė ato administratores sė falimentit. Mbledhja e kreditorėve pėr raportim tė mbahet brenda 90 ditėve nga shpallja e kėtij vendimi. Mbledhja e kreditorėve tė mbahet brenda 60 ditėve nga pėrfundimi i afatit tė depozitimit tė pretendimeve. Urdhėrohet publikimi i vendimit pėr hapjen e procedurave tė falimentimit tė Sudes nė administrimin nė Buletinin e Njoftimeve Publike. Njė kopje e vendimit pėr hapjen e procedurave tė falimentimit ti dėrgohet Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit, thuhet nė vendimin e Gjykatės sė Tiranės. Sipas saj, njė kopje tė kėtij vendimi ti dėrgohet Hipotekės, me qėllim njoftimin e tė gjitha zyrave nė rrethe pėr falimentimin, ndėrsa tė marrin njoftim edhe tė gjitha bankat e nivelit tė dytė nė Shqipėri, si dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve apo Autoritetit Rrugor Kombėtar.

 

Krijimi i firmės

Skemat piramidale filluan aktivitetin e tyre nė Shqipėri pas viteve 90, ndėrsa kryenin aktivitet nė marrjen e njė sasie parash hua dhe kthimin e njė sasie mė tė madhe nė bazė tė njė pėrqindjeje. E para firmė ishte ajo e Hajdin Sejdisė, nė vitin 1991, i cili u mori shqiptarėve miliona USD, ndėrsa u largua nė Zvicėr. Dy vite mė vonė, Maksude Kadėna hapi firmėn e saj piramidale tė quajtur Sude, ndėrsa ushtroi aktivitetin e saj nė zonėn e 21 Dhjetorit nė Tiranė. Kjo shtetase ishte e komunitetit rom, ndėrsa mė parė kishte punuar si punonjėse nė njė fabrikė kėpucėsh. Suden e ndoqėn rreth 24 firma tė tjera, ku mė tė fuqishmet ishin VEFA, Gjallica, Demokracia Popullore -Xhaferri, Populli, Cenaj, Silva, Kamberi, Univers, Global Foods etj. Nė fund tė vitit 1996, firmat piramidale arritėn kulmin e tyre, ndėrsa interesat e tyre ishin shumė tė mirė. Sipas dėshmive tė asaj kohe, por edhe nga hetimet e mėvonshme tė prokurorisė dhe gjykatės, u arrit tė zbulohej se firma Sude kishte interesa 100%, ku mijėra shqiptarė iu drejtuan kėsaj firme duke lėnė kursimet, ndėrsa shitėn shtėpinė apo pronat e tyre. Pavarėsisht interesave tė larta, qeveria e asaj kohe lejoi vazhdimin e aktiviteteve, ndėrsa pas falimentit tė Popullit nė Lushnjė, filluan revoltat e para popullore. Megjithatė, mė parė, nė Vlorė dhe nė Tiranė, janė zhvilluar protesta nga kreditorėt. Mėsohet se mė 15 janar 1997, firma Sude ka shpallur falimentin. Qindra persona u mblodhėn nė afėrsi tė 21 Dhjetorit dhe protestuan. Njė ditė mė vonė, policia arrestoi Maksude Kadėnėn, ndėrsa rreth njė muaj mė vonė, ajo doli para ligjit. Mėsohet se Kadėna ėshtė dėnuar me rreth pesė vite burg, tė cilat i ka shlyer. Sipas vendimeve tė gjykatave, kjo firmė piramidale kishte 12 991 kreditorė.

Ky shkrim Falimenton pas 20 vitesh Sude, njė nga firmat e para piramidale qė u hap nė Shqipėri u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos