Centralet me ere pezull

Ndërtimi i centraleve elektrike të erës, një projekt i nisur me shumë bujë në vitet 2007-2008, duket se po shndërrohet në një flluskë. Enti Rregullator i Energjisë Elektrike shtyu për të disatën herë afatet e 6 projekteve energjetike me erë që tashmë duhet të kishin përfunduar.

Sipas vendimeve, afatet për 6 parqet eolike të projektuara në rrethet e Korçës, Lezhës dhe Kavajës nga shoqëritë 'Hera', 'Biopower', 'Erso 08', 'Albania Grin', 'E vento' dhe 'Albwind' do të shtyhen me nga 12 muaj. Kjo nuk është hera e parë që Enti Rregullator shtyn afatet për ndërtimin e centraleve me erë. Projektet të miratuara vite më parë kanë mbetur tërësisht në letër dhe autoritetet vit pas viti kanë shtyrë afatet e përfundimit të tyre. Në vitet 2007-2008, qeveria e atëhershme nisi një aksion masiv licencimi të parqeve eolike si pjesë të strategjisë së saj për ta shndërruar Shqipërinë në një fuqi energjetike të Ballkanit. Fushata nuk kurseu as zonat turistike, siç ishte rasti i Gjirit të Karaburinit, për të cilin pati protesta masive nga shoqatat ambientaliste. Por, 5 vjet më pas duket se energjia e erës në Shqipëri ka mbetur një projekt në letër, ashtu si shumica e projekteve të mëdha energjetike, të licencuara në atë kohë, përfshirë dhe kavot nënujore që do lidhnin Shqipërinë me Italinë për të eksportuar energjinë.    / Top Channel

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Top Channel

Publikuar nga: Top Channel

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos