Hiqen librezat, vijnëcertefikatat shëndetësore

TIRANE- Dokumenti i librezës shëndetësore do të zëvëndësohet me certifikatën shëndetësore. Kjo do të jëtë një risi e vitit 2014 që do të realizohet nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Fondi i sigurimeve shëndetësore harxhon në vit rreth 30 % të buxhetit të akorduar për shtypshkrimet që përdorin mjekët në shërbimin parësor vetëm për librezën e shëndetit. Certifikata ka disa avatazhe kundrejt librezës ekzistuese të cilat konsistojnë në: lehtësimin e punës së mjekut ose farmacistit të cilët nuk do të jenë më të detyruar të plotësojnë faqet e librezës për çdo recetë të lëshuar; Bëhet e panevojshme paraqitja e pacientit pranë degëve të fondit për të rinovuar librezën sa herë qe ajo konsumohet; Informimin nga sistemi elektronik i mjekut të familjes për statusin e personit përfitues.

Gjithashtu,  tek avantazhet e certefikatës shëndetsore mund të përmendim edhe lehtësimin dhe saktësimin e identifikimit të përfituesit si dhe informacionin përkatës për shërbimin e përfituar. Realizimi i kësaj përpjekje mendohet se do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e punës me pacientin por nga ana tjetër do t’i kursejë Fondit miliona lekë që shkojnë për prodhimin e këtij dokumenti përkundrejt një certifikate të thjeshtë që propozohet të primtohet në një nga zyrat ku aktualisht shpërndahen librezat e shëndetit. Libreza shëndetësore është konsideruar për mëse një dekadë si një mjet për të shmangur abuzimet e mundshme me skemën me qëllimin e vetëm që shërbimi dhe barnat të shkojnë pikërisht tek personat që kanë nevojë për ato.

Duke marrë në konsideratë eksperiencat dhe projektet e shkuara për ta ndryshuar atë, ISKSH mendon se tashmë ka ardhur koha dhe janë përmbushur kushtet për realizimin e kësaj nisme. Kjo nismë që do të kursente jo pak nga koha e mjekut,  mundëson lehtësira edhe për pacientin që e disponon atë. Kjo do të jetë një nga nismat e këtij viti që do të bëjë daljen nga funksioni i librezave shëndetsorë të cilat janë përdorur për vite me radhë. Perdorimi i certifikatave të reja shëndetsore do të jetë në dobi të mjekëve dhe pacientëve.
 
 
Shkrimi u publikua sot (05.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiptarja.com

Publikuar nga: Shqiptarja.com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos