Shkolla e policisė, ja si zgjidhetproblemi i dėshmisė sė penalitetit

Të tjera rreth shkrimit Ja 26 udhėzimet pėr testimin me shkrim TIRANĖ - Ministria e Brendshme ka sqaruar gjatė ditės sė sotme disa prej procedurave pėr tu regjistruar si kandidat pėr Shkollėn e Policisė, duke shpjeguar se, ėshtė zgjidhur edhe problemi i dėshmive tė penalitetit. Gjithashtu ministria ka sqaruar edhe detaje tė tjera nė lidhje hapa tė tjerė qė duhet tė ndjekin tė rinjtė pėr regjistrim nė Shkollėn e Policisė.
 
“Lidhur me dėshminė e penalitetit, sqarojmė se kandidatėt mund tė dorėzojnė tė plotėsuar formularin e vetėdeklarimit tė gjendjes gjyqėsore sė bashku me autorizimin pėr kontrollin e vėrtetėsisė sė tė dhėnave tė deklaruara nė kėtė formular. Tė dhėnat e tyre do tė kontrollohen mė pas nga Policia dhe nėse rezulton se aplikanti ka paraqitur tė dhėna jo tė sakta, atėherė ai do tė pėrjashtohet nga procesi”, bėnė tė ditur burime zyrtare tė Ministrisė sė Brendshme.
 
Sipas kėtij institucioni, ēelja e procesit tė aplikimit pėr tė ndjekur studimet nė Shkollėn e Policisė ka ngjallur njė interes mjaft tė madh tek tė rinjt dhe tė rejat qė dėshirojnė tė bėhen pjesė e skuadrės sė Policisė sė Shtetit.
 
Ministria e Punėve tė Brendshme dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit, qė prej fundit tė muajit dhjetor kur u ēel procesi, kanė informuar nė vijimėsi lidhur me mėnyrėn e aplikimit dhe konkurrimit.
 
“Nisur nga interesimi i madh si dhe njė numėr pyetjesh qė kanė ardhur nga qytetarėt nė adresat e internetit tė MPB dhe Policisė sė Shtetit po bėjmė njė pėrmbledhje tė gjithė informacionit tė nevojshėm lidhur me kėtė proces, tė organizuar sipas pyetjeve tė publikut”, bėnė tė ditur burime e Ministrisė sė Brendshme.
 
PYETJE-PĖRGJIGJE PĖR KANDIDATĖT NĖ SHKOLLĖN E POLICISĖ:
 
1. Kur pėrfundojnė aplikimet pėr konkurrim?
Aplikimet pėrfundojnė nė datė 20 janar 2014.
 
2. Ku bėhen aplikimet?
Aplikimet bėhen pranė Drejtorive tė Policisė nė Qarqe.
 
3. Ēfarė dokumentesh duhen pėr tė aplikuar pėr nė Shkollėn e Policisė?
Dokumentet qė duhen paraqitur janė:
•          Formulari i plotėsuar i aplikimit;
•          Fotokopje e pasaportės ose letėrnjoftimit ID;
•          Kopje origjinale ose fotokopje tė noterizuar tė diplomės sė shkollės sė mesme;
•          Dėshmi penaliteti (Formular vetėdeklarimi i gjendjes gjyqėsore);
•          Fotokopje tė dėshmisė sė aftėsisė sė drejtimit tė automjetit tė tipit B e cila, pėr gjininė mė pak tė pėrfaqėsuar, mund tė paraqitet nė njė afat kohor deri nė 12 muaj pas fillimit tė shkollės bazė tė policisė. Nėse aplikantėt nuk e paraqesin kėtė dokument brenda 12 muajve, lirohen nga Policia e Shtetit.
 
4. Si zgjidhet ēėshtja e Dėshmisė sė Penalitetit, e cila do kohė tė merret?
Lidhur me dėshminė e penalitetit, sqarojmė se kandidatėt mund tė dorėzojnė tė plotėsuar formularin e vetėdeklarimit tė gjendjes gjyqėsore sė bashku me autorizimin pėr kontrollin e vėrtetėsisė sė tė dhėnave tė deklaruara nė kėtė formular. Tė dhėnat e tyre do tė kontrollohen mė pas nga Policia dhe nėse rezulton se aplikanti ka paraqitur tė dhėna jo tė sakta, atėherė ai do tė pėrjashtohet nga procesi.
(Bashkėlidhur kėtij materiali do tė gjeni formularin e vetėdeklarimit tė gjendjes gjyqėsore dhe autorizimin pėrkatės)
 
5. Kur do tė zhvillohet testimi?
Testi me shkrim ėshtė faza e parė e konkurrimit tė kandidatėve tė interesuar dhe do tė zhvillohet nė datė 3 Shkurt.
 
6. Ku do tė zhvillohet testimi?
Vendi se ku do tė zhvillohet testimi do tė pėrcaktohet nė pėrfundim tė procesit tė aplikimit. Pasi tė mėsohet saktėsisht numri i pjesėmarrėsve tė konkurs, nė varėsi tė kėtij numri do tė caktohen edhe mjediset se ku do tė zhvillohet testimi.
 
7. Ēfarė do tė pėrmbajė testi me shkrim?
Testi do tė hartohet nga Ministria e Arsimit dhe synon tė testojė njohuritė e pėrgjithshme tė marra nga kandidatėt gjatė studimeve nė shkollėn e mesme.
 
8. Si do tė jetė i organizuar materiali i testimit?
Pyetjet e testit do tė jenė me alternativa, nga ta cilat kandidatėt duhet tė zgjedhin alternativėn e drejtė. Testi do tė jetė nė formėn e njė formulari me disa faqe, ku konkurrentėt duhet tė plotėsojnė vetėm kuadratet e alternativave sipas pyetjeve dhe asgjė tjetėr.

9. Kush do ti shqyrtojė testet pas konkurrimit pėr tė nxjerrė rezultatet pėrfundimtare?
Korrigjimi i testimit do tė bėhet nė mėnyrė tė automatizuar pėrmes skanerit dhe kandidatėt do tė njihen brenda ditės me rezultatin e testimit me shkrim.
 
10. Si do tė vijojė ecuria e procesit tė konkurrimit pėr nė Shkollėn e Policisė?
Kandidatėt qė do tė shpallen fitues tė testimit me shkrim do t’i nėnshtrohen fazave tė tjera tė testimit. Pėr ēdo fazė tė konkurrimit kandidatėt do tė njoftohen nė vazhdimėsi pėr datėn, orėn dhe vendin e zhvillimit tė tyre.
 
Sipas Ministrisė sė Punėve tė Brendshme pėr ēdo paqartėsi lidhur me kėtė proces, kandidatėt mund tė drejtohen pranė strukturave tė Burimeve Njerėzore nė Drejtoritė e Policisė nė Qarqe ose pranė Sektorit tė Pranimit dhe Menaxhimit nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, si dhe mund tė shkruajnė email nė adresėn policiaeshtetit@asp.gov.al.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiptarja.com

Publikuar nga: Shqiptarja.com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos