Vlorë, Gjykata Administrative me2 gjyqtarë shqyrton 70 çështje

VLORE- Plot 70 çështje kanë marrë vendim të formës së prerë nga Gjykata Administrative e qytetit të Vlorës, kjo gjatë dy muajve pune të këtij institucioni.
 
Në total numri i padive të themelit arrin në 200, ku 70 prej tyre kanë përfunduar, ndërsa 130 janë në shqyrtim. 

Objekt i këtyre cështjeve kanë qenë kryesisht marrëdhëniet në punë, shqyrtim akti administrativ, kundershtim akti administrativ si dhe vërtetim fakti juridik.
 
Rreth 1500 paditë ndryshme pritet tju bashkohen padive të tjera ekzistuese në Gjykatën Administrative të Vlorës. Kjo pas ndryshimeve të fundit, ku saktësohet se paditë  administrative, të cilat deri më tani gjykoheshin nga Gjykata e Shkallës së Parë do te kalojnë në Gjykatën Administrative.

Mbërritja e rreth 1500 padive të reja pritet të shtojë edhe më shumë punën pranë kësaj gjykate, e cila aktualisht ka vetëm dy gjyqtarë, nga katër që duhet të jenë efektivë.
 
Jashtë kamerave kancelarja e gjykatës administrative në  vlorë, saktëson se pjesa dërrmuese e cështjeve kanë qenë për largimin nga puna, ndërkohë që janari vec ndryshimeve të pritshme dhe kalimit të shumë cështjeve nga shkalla e parë në administrative pritet të shtojë edhe numrin e padive për largim nga detyra, duke qenë se reforma në Vlorë në rradhët e administratës pritet të thellohet gjatë këtij muaji. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiptarja.com

Publikuar nga: Shqiptarja.com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos