Reforma e pensioneve, nė fund tė marsit

Nis pėrgatitja e dokumentit tė politikave, dy muaj afat pėr propozimet e institucioneve

PensionetNė fund tė muajit mars do tė paraqitet drafti i parė i reformės sė pensioneve nė Shqipėri. Sipas afateve tė vendosura nga Kryeministri Edi Rama, me ngritjen e grupit ndėrministror tė punės, tė gjitha institucionet e pėrfshira nė kėtė reformė, deri nė mesin e muajit mars, duhet tė kenė dorėzuar tė dhėnat konkrete dhe projektet e hartuara sipas afateve tė pėrcaktuara nė platformėn e studimit, pėr tė vijuar mė pas diskutimet me grupet e interesit. Kėshtu, pasi tė jetė hartuar dokumenti i politikave, nė datėn 31 mars ėshtė parashikuar qė tė zhvillohet njė tryezė pune me tė gjitha grupet e interesit, tė cilėve do tu paraqitet ky dokument, nė mėnyrė qė palėt tė japin edhe mendimet e tyre lidhur me reformėn. Nė kėtė tryezė ėshtė parashikuar qė tė paraqiten edhe propozimet konkrete pėr mėnyrėn se si parashikohet tė jetė skema e re e pensioneve nė vendin tonė. Pas pėrcaktimit tė piketave nė kėtė dokument politik do tė fillojė ndryshimi i legjislacionit, sepse brenda skemės sė sigurimeve shoqėrore ekzistojnė edhe 16 miniskema tė tjera, tė cilat kanė ligje tė veēanta. Duke pasur parasysh shtrirjen nė kohė qė kanė reformat nė fushėn e pensioneve, parashikohet qė skema e re e pensioneve tė ketė njė kohėzgjatje deri nė vitin 2080. Paraprakisht, mėsohet se me skemėn e re parashikohet qė sigurimet tė jenė tė pėrshkallėzuara dhe pensioni tė pėrllogaritet me njė formulė qė bazohet nė masėn e kontributeve tė derdhura. Sipas kėsaj skeme, parashikohet vendosja e njė pensioni minimal qė do tė garantojė njė minimum jetik pėr tė gjithė tė moshuarit, tė cilėt kanė kontribuuar nė skemė. Mė pas, mbi kėtė pension bazė do tė vendoset njė pension sipas kontributeve qė do tė paguhen pa tavan, ndryshe nga skema aktuale qė kufizohet nga paga maksimale prej 96 mijė lekėsh. Pra, parashikimi ėshtė qė tė aplikohen dy shtylla, tė cilat do ta bėjnė mė tėrheqėse skemėn e pensioneve, duke i bėrė qytetarėt tė interesuar pėr tė deklaruar pagėn reale, si dhe duke sjellė shtimin e numrit tė kontribuuesve. Megjithatė, skema e re nuk do tė prekė personat qė janė mbi 40 vjeē, por ata nėn kėtė moshė. Kjo do tė thotė se pensionistėt aktualė nuk preken nga ndryshimet, por do tė vazhdojnė tė marrin pėrfitimet e tyre tė pėrcaktuara sipas ligjit aktual. Megjithatė, sipas Ministrisė sė Mirėqenies Sociale mėsohet se pėr personat mbi 40 vjeē janė duke u diskutuar dy variante, ku i pari tu japė mundėsinė qė tė vazhdojnė me skemėn e vjetėr, ose varianti i dytė qė tė pėrfshihen nė skemėn e re. Nga ana tjetėr, reforma e re pritet qė tė prekė edhe pensionet suplementare, duke i cilėsuar si njė rėndesė e shtuar nė fondet e buxhetit tė shtetit, ku Ministria e Financave, pėr tė eliminuar deficitin qė rrjedh prej kėtyre pensioneve, ka vendosur qė tė bllokojė zgjerimin e kategorisė sė institucioneve shtetėrore qė duan tė pėrfshihen nė marrjen e trajtimeve suplementare.

Ky shkrim Reforma e pensioneve, nė fund tė marsit u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos