Vendimi i qeverisė, zbardhen pagat pėr punonjėsit e policisė

Rritje deri nė 25%

Publikohen katėr tabelat pėr tė gjitha funksionet nė polici

Rritja mė e madhe e pagave pėr punonjėsit e strukturave speciale dhe krimeve tė rėnda

Bledi Gilaj

tahiri didiRreth 20 pėr qind ėshtė rritur mesatarisht paga e ēdo punonjėsi policie me vendimin e fundit tė qeverisė shqiptare, ku pėrfitimet mė tė larta, deri nė 25 pėr qind, shkojnė pėr forcat speciale dhe ato kundėr krimit tė organizuar. Gazeta Shqip ka zbardhur katėr tabelat e pėrpiluara nga qeveria shqiptare, tė cilat i janė bashkėngjitur vendimit tė Kėshillit tė Ministrave pėr pagat e punonjėsve tė policisė. Ky vendim pritet tė hyjė nė fuqi pas botimit nė Fletoren Zyrtare, ndėrkohė qė efektet financiare janė tė shtrira qė nga 1 janari i kėtij viti, me njė efekt financiar rreth 10 milionė USD nė vit.

Vendimi i plotė

Ndryshe nga vendimet e mėparshme pėr pagat e policisė, kėtė herė qeveria i ka ndarė pėrfitimet pėr uniformat blu nė katėr kategori, ku vihet re qė pėrqindja mė e lartė e rritjes sė rrogave shkon pėr forcat speciale dhe strukturat kundėr krimit tė organizuar dhe krimeve tė rėnda.

Nė tabelėn e parė (e ilustruar me lidhjen nr. 1 tė botuar nė Shqip) janė pasqyruar pagat bazė dhe shtesat pėr natyrė tė veēantė pune pėr secilin funksion tė punonjėsve nė strukturat pėr krimin e organizuar dhe krimet e rėnda dhe Policinė Shkencore. Nė tabelėn e dytė (e ilustruar me lidhjen nr. 2 tė botuar nė Shqip) pasqyrohen pagat pėr punonjėsit nė strukturat pėr sigurinė publike dhe rendin publik. Pėr punonjėsit e policisė nė strukturat pėr kufirin dhe migracionin, pasqyrimi ėshtė bėrė nė tabelėn Lidhja nr. 3, kurse pėr punonjėsit nė strukturat e tjera policore dhe administrative e mbėshtetėse, pagat e reja janė pasqyruar nė lidhjen nr. 4.

Ndėrkohė, qeveria ka ndryshuar vendimin e vitit 2008 edhe pėr pėrfitimet e kursantėve qė ndjekin studimet nė shkollėn e policisė. Sipas vendimit, punonjėsi i Policisė sė Shtetit, qė pranohet nė shkollėn bazė tė policisė, gjatė kohės sė qėndrimit nė shkollė pėrfiton trajtim me pagė, nė masėn tetė mijė lekė kur ka pėrfunduar arsimin e mesėm dhe nėntė mijė lekė kur ka pėrfunduar arsimin e lartė. Efektet financiare, qė rrjedhin nga zbatimi i kėtij vendimi do tė pėrballohen nga fondi pėr politikat e reja tė pagave pėr Policinė e Shtetit, tė parashikuara nė buxhetin e vitit 2014, tė cilat kanė njė efekt prej 10 milionė dollarėsh. Kjo ėshtė shtesa mė e madhe e pagave qė ėshtė vendosur pėr punonjėsit e policisė nė 20 vitet e fundit. Rritja e pagave tė policisė ka qenė edhe njė ndėr premtimet elektorale tė Kryeministrit Rama gjatė fushatės elektorale. Me kėtė ristrukturim pagash ėshtė rikthyer edhe njė herė raporti i drejtė pėr rritjen e pėrqindjes sė pėrfitimeve sipas hierarkisė sė gradave.

 

 

Ky shkrim Vendimi i qeverisė, zbardhen pagat pėr punonjėsit e policisė u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos