Burgu i grave, 14 tė dėnuara nė njė dhomė

Nė njė godinė tė vjetėr, e cila ka nevojė tė ndėrtohet nga e para, vuajnė dėnimin gratė e akuzuara pėr krime

Kushte mjerane nė burgun 325 nė Tiranė, ku grindjet mė tė shpeshta vijnė nga mbipopullimi

TIRANË- Kushtet mjerane tė zėnė frymėn nė burgun 325 nė Tiranė. Tė dėnuarat gra ankohen pėr moskujdesje ndaj tyre, duke akuzuar shtetin se i ka lėnė nė harresė. Nga statistikat e drejtorisė sė kėtij burgu mėsojmė se rreth 50 gra mbi kapacitet jetojnė nė burgun e vjetėr nė zonėn e “Ali Demit”.Njė nga tė burgosurat shprehet se jeton nė njė dhomė me 13 gra tė tjera, ku nuk mungojnė grindjet mes tyre pėr çėshtje nga mė tė ndryshmet, duke mos i lėnė asnjė hapėsirė tė burgosurave tė qėndrojnė qoftė edhe nė njė moment vetėm. Sipas nėndrejtorit tė burgut, Arben Noka, gjendja e tualeteve tė burgut ėshtė gjithashtu e rėndė. “Kjo godinė duhet shembur totalisht dhe tė rindėrtohet nga fillimi, pasi nuk plotėson asnjė kėrkesė tė pėrcaktuar nga standartet evropiane”,-thotė Noka, qė nė kundėrshtim me drejtorin e Pėrgjithshėm tė Burgjeve, qe ka shprehur se nė burgun 325 mungojnė fondet. “Nuk jemi nė dijeni tė asnjė projekti konkret, thjesht dimė ç’dėgjojmė nė media”,-shton nėndrejtori i burgut 325.

Tualetet ndodhen nė njė largėsi tė konsiderueshme nga dhomat, duke e bėrė tė vėshtirė kalimin e grave nė njė kohė qė bie shi, duke qėnė se edhe oborri ku ajrosen pas njė shiu tė rrėmbyeshėm shndėrrohet nė njė rrugė me baltė. Mungesa gjithashtu e njė sistemi tė pėrgjithshėm ngrohjeje ka bėrė qė shumica tė ngrohen nga reflektorė tė vegjėl, duke ngelur mė sė shumti nė tė ftohtė. “Shumica prej nesh fle pėrtokė, pasi mungojnė krevatėt”,- ankohet njė tjetėr e dėnuar, duke shtuar se prej kėsaj situate vuajnė prej sėmundjeve tė ndryshme. Nga drejtuesit e burgut, gjithashtu na ėshtė komunikuar se njė pjesė e konsiderueshme e tė burgosurave nuk konsumojnė ushqimin e pėrgatitur nga administrata e burgut, por preferojnė atė qė iu sjellin familjarėt. Drejtuesit janė shprehur se ushqimi qė i serviret tė dėnuarave ėshtė nė nivele tė mira si sasiore ashtu edhe cilėsore, e megjithatė, njė pjesė shumė e madhe e tyre nuk e konsumojnė fare atė.

Tė dėnuarat shpreheshin tė irrituara duke akuzuar drejtorinė e burgjeve apo edhe drejtuesit e burgut 325 se nuk i lejojnė tė takojnė fėmijėt. Njė pjesė e tyre i kishin fėmijėt nė jetimore dhe i takonin ata njė herė nė 45 ditė. Mungesa e kushteve pėr tė shtuar takimet mes nėnės me fėmijėve ėshtė i theksuar nė kėtė burg, duke i privuar kėto tė fundit nga fėmijėt e tyre. Gratė e burgut 325 nė Tiranė kėrkojnė tė qėndrojnė mė shumė kohė me fėmijėt e tyre, pasi vetėm ata mund t’i ndihmojnė t’i bėjnė ballė fatit tė tyre mes telave me gjemba.

Erinda Bakalli, psikologia e burgut, rrėfen vėshtirėsitė e terapisė me tė dėnuarat

Psikologia: Kushte tė vėshtira edhe pėr terapi

Psikologia e burgut, Erinda Bakalli, ankohet se kushtet nė kėtė burg nuk janė tė pėrshtatshme. Bakalli na pret nė njė zyrė tė vogėl, ku punonin aktualisht 5 punonjėse, njė ambient plot lagėshtirė. Kushtet e punės aty janė shumė tė vėshtira: nė njė dhomė kaq tė mbipopulluar edhe pėr stafin, si mund tė pretendosh pėr tė pėrcaktuar njė terapi individuale sa mė tė efektshme pėr çdo tė dėnuar. Megjithatė nė rregulloren e burgut janė pėrcaktuar takime tė pėrditshme nga e hėna nė tė premte me psikologun, qė zgjasin 45 deri nė 50 minuta. Shėrbimi i psikologut ka dy vjet qė ka hyrė nė burgjet shqiptare dhe sipas Bakallit, kjo ėshtė njė kohė shumė e shkurtėr pėr tė pėrcaktuar pasojat pozitive dhe negative tė kėtij projekti qė nė Perėndim ka rezultuar shumė i suksesshėm. “Ne po pėrpiqemi tė studiojmė dosjen e çdo tė dėnuare nė veçanti, hap ky i cili kėrkon njė kohė tė konsiderueshme, pėr tė mos çuar nė gjykime false”, -ėshtė shprehur Bakalli. Ka pas raste sipas psikologes, kur tė dėnuara janė transferuar nė spitalin e burgjeve pasi mungesa e lirisė pėr njė kohė tė gjatė, largėsia ndaj familjes mund t’i ketė lėnė ato me pasoja. Psikologia thotė se ka hasur vėshtirėsi nė terapitė me tė burgosurat, pasi ka shumė pakėnaqėsira nga ana e tyre, duke sjellė si rrjedhim stresin dhe duke çuar nė probleme tė tjera mė tė rėnda ku secila kėrkon tė shfaqė egon e vet dhe tė mbisundojė tė tjerat. “Kėto probleme po pėrpiqemi t’i pėrballojmė nėpėrmjet programeve individuale qė po hartohen apo janė hartuar, pasi kohėt e fundit nė kėtė burg kemi njė prurje tė madhe tė tė dėnuarave tė reja, qė po pėrpiqemi t’i harmonizojmė nė jetėn kėtu dhe nė bashkėjetesėn nė grup”,- thotė Bakalli.

Kurset profesionale? Gratė: Kohėn e kalojmė me muhabet

Tė vetmet aktivitete pėr to janė kurset profesionale. Gratė e dėnuara janė tė pėrfshira nė kurse tė parukerisė apo tė rrobaqepėsisė, kompjuteri apo gjuhėsh tė huaja. Kjo terapi okupacionale i bėn tė dėnuarat t’i shmangen monotonisė sė pėrditshme, duke u marrė me njė punė tė caktuar. Megjithatė ne pyetėm rreth 5 tė dėnuara nė lidhje me kėto mundėsidhe ato na u pėrgjigjėn: kohėn e lirė e kalojmė duke bėrė muhabet me njėra- tjetrėn ose duke ndenjur, pa u marrė me asnjė gjė konkrete.

Nė sektorin e grave ishte ndėrtuar gjithashtu edhe njė bibliotekė, ku tė dėnuarat mund tė shkonin dhe tė lexonin apo tė shkruanin. Ka tė dėnuara qė shkruajnė poezi. Kryesisht temat qė trajtojnė janė vuajtjet qė pėrjetojnė aty nė burg, mungesa e lirisė, largėsia nga familjarėt qė i frymėzojnė ato t’i shprehin kėto dėshira tė fjetura. Gjithashtu ato bėjnė aty shumė punime artizanale siç janė çentrot, mbulesa etj.., apo edhe punime pėr fėmijėt e tyre.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos