Belgjika, dakord pėr ekstradimin e tė shumėkėrkuarit Bajri

Belgjika do tė ekstradojė Behar Bajrin, njė prej personave tė shumėkėrkuar nga drejtėsia shqiptare. Zyra Qendrore e Interpol Tiranės u njoftua ditėn e djeshme se nga ana e ministrit tė Drejtėsisė tė Belgjikės ėshtė firmosur ekstradimi i 28-vjeēarit nga Shkodra. Interpol-Tirana kishte disa kohė qė kishte nisur materialet e nevojshme, tė cilat shėrbenin pėr tė sjellė nė Shqipėri Bajrin. Autoritetet belge pas verifikimeve i kanė konsideruar ato tė sakta, duke i hapur rrugėn kėshtu ekstradimit tė 28-vjeēarit. Pritet qė sė shpejti ai tė sillet nė Shqipėri, pėr t’iu dorėzuar autoriteteve vendase. Arrestimi i tij ėshtė kryer nė datėn 17 dhjetor 2007, pas njė ndjekjeje sistematike shumė profesionale tė strukturave tė Policisė sė Shtetit, si dhe bashkėpunimit e shkėmbimit tė vazhdueshėm tė informacionit ndėrmjet Zyrės Qendrore Kombėtare Interpol-Tirana me Interpolin dhe policinė belge. Shtetasi Behar Bajri ėshtė i njohur si kontingjent kriminal, pėr shkak tė kryerjes sė disa krimeve tė rėnda nė qytetin e Shkodrės. Sipas policisė shqiptare, ai akuzohet pėr vrasjen me armė tė punonjėsit tė policisė, Petrit Demiri, krim pėr tė cilin pas arrestimit tė tij ėshtė dėnuar me vetėm dy vjet burgim.

Gjithashtu, ai ėshtė dėnuar me 9 vjet heqje lirie dhe dy milionė lekė gjobė nga Gjykata e Apelit pėr Krime tė Rėnda Tiranė pėr kryerjen e veprės penale sė “shtrėngimit me anė tė kanosjes ose dhunės pėr dhėnien e pasurisė”. 28-vjeēari ėshtė autori i dyshuar pėr disa vrasje tė kryera nė qytetin e Shkodrės. Kėshtu, sipas policisė shqiptare, ai dyshohet pėr disa vepra penale, mes tė cilave, grabitje me armė, pėr vrasje, marrėdhėnie seksuale me dhunė me tė mitura tė moshės 14-18 vjeē dhe akuza tė tjera. Ndėrkohė ėshtė arrestuar disa herė nga strukturat e policisė dhe pėr veprėn penale tė “armėmbajtjes pa leje”. 28-vjeēari kishte arritur qė t’i shmangej drejtėsisė shqiptare, duke u fshehur jashtė vendit. Megjithatė, nė sajė tė bashkėpunimit tė Interpol-Tiranės me atė tė Belgjikės, u bė i mundur qė pas njė kėrkimi tė gjatė tė arrihej edhe ndalimi i tė kėrkuarit shqiptar. Arrestimi i tij u krye nė qytetin Genkut, ku ai qėndronte prej disa kohėsh. Bajri kishte arritur qė tė siguronte njė identitet tė rremė dhe njihej me emrin Mitko Kamenov. Megjithatė, u arrit qė tė bihej nė gjurmėt e shqiptarit, duke bėrė kėshtu edhe arrestimin e tij. Policia shqiptare, pas pranimit tė kėrkesės, pret qė shumė shpejt 28-vjeēari tė ekstradohet nė Shqipėri, pėr tė dalė pėrballė drejtėsisė vendase.

Policia shqiptare njofton se pėrveē dėnimit penal qė ai ka marrė dhe qė do tė kryejė pėr tė gjitha veprat e tjera tė kryera prej tij, nga ana e policisė po punohet intensivisht, pėr tė faktuar ngjarjet pėr tė cilat ai akuzohet.



Precedentėt penalė tė tė shumėkėrkuarit Behar Bajri



1. Mė datė 28.01.2000, nė fshatin Dobraē, ka vrarė me armė zjarri Petrit Demirin, punonjės i Policisė Rrugore nė Komisariatin e Policisė Shkodėr. Pėr kėtė vepėr penale Gjykata e Shkallės sė Parė Shkodėr e ka dėnuar vetėm me dy vjet burgim.



2. Gjykata e Apelit pėr Krime tė Rėnda Tiranė, me vendim tė datės 27 shkurt 2007, e ka dėnuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milionė lekė gjobė pėr kryerjen e veprės penale tė “shtrėngimit me anė tė kanosjes ose dhunės pėr dhėnien e pasurisė”. Ngjarja pėr tė cilėn shtetasi Behar Bajri ėshtė deklaruar fajtor ka ndodhur nė datėn 12 shtator tė vitit 2005, nė qytetin e Shkodrės, ku ky shtetas pėrmes gjobvėnies, ka kėrkuar qė tė pėrfitojė pa tė drejtė shumėn prej 5 milionė lekėsh tė reja nga njė banor i qytetit tė Shkodrės. Kėtė vepėr penale shtetasi Behar Bajri (Rustemi) e ka kryer nė bashkėpunim me kushėririn e tij, Sead Rustemi.



3. Mė datė 18.08.2006, shtetasi Behar Bajri ėshtė akuzuar nga drejtėsia pėr pėrdhunimin e dy vajzave tė mitura, krim tė cilin e ka kryer nė bashkėpunim me njė tjetėr shtetas. Pėr kėtė ngjarje, Gjykata e Rrethit Shkodėr kishte caktuar masėn e sigurisė “arrest me burg” nėn akuzėn e “heqjes sė paligjshme tė lirisė nė bashkėpunim”, e “marrėdhėnie seksuale me dhunė me tė mitura tė moshės 14-18 vjeē”.



Sipas policisė shqiptare, 28-vjeēari ėshtė autori i dyshuar i disa krimeve tė tjera tė rėnda dhe konkretisht:



4. Mė datė 14.01.1999, nė lagjen “Dobraē” tė qytetit tė Shkodrės, Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, sipas policisė, dyshohen se kanė kryer veprėn penale tė vjedhjes me armė ndaj dy shtetasve nga Berati, tė cilėt kanė qenė duke udhėtuar me njė automjet tip kamion, me targa tė Vlorės.



5. Mė datė 14.01.1999, nė lagjen “Vojo Kushi” janė vrarė me armė zjarri vėllezėrit Osman e Artur Alibali. Autorė tė dyshuar tė kėsaj ngjarjeje kanė rezultuar tė jenė shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje ėshtė kryer menjėherė mbas vjedhjes me armė tė kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.



6. Mė datė 15.02.2001, nė lagjen “Vasil Shanto” tė qytetit tė Shkodrės ėshtė vrarė me armė zjarri Arben Tuzi, 39 vjeē, nga Shkodra. Sipas policisė, autorėt e dyshuar tė kėsaj ngjarjeje kanė rezultuar tė jenė shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.



7. Mė datė 21.03.1999, shtetasi Behar Bajri nė bashkėpunim me shtetasin Ilir Bajri kanė tentuar tė kryejnė vjedhje me armė ndaj shtetasit Arben Tuzi dhe vėllait tė tij. Nga shkėmbimi i zjarrit, tė dyja palėt kanė plagosur njėra-tjetrėn.



8. Mė datė 26.06.2002, nė banesėn e shtetasit Behar Bajri ėshtė gjetur e vrarė bashkėshortja e tij, Fabiola Bajri, 20 vjeēe. Nga veprimet hetimore tė kryera nga policia shqiptare rezultoi se nė kėtė rast ishte vrasje dhe jo vetėvrasje siē deklaruan familjarėt. Hetuesit deklaruan se autor i dyshuar i kėsaj vrasjeje ėshtė shtetasi Behar Bajri.



Pėr akuzat e pagjykuara, materialet ndodhen nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Shkodėr.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos