Firmoset ekstradimin pėr tė kėrkuarin e Shkodrės

Tiranė- Belgjika ka firmosur ekstradimin e tė shumėkėrkuarit Behar Bajri, 28-vjeç, lindur nė Shkodėr, dėnuar pėr vrasjen e njė efektivi policie dhe akuzuar pėr njė sėrė krimesh, pėrdhunim dhe kanosje me armė.

Arrestimi i tij, ėshtė bėrė nė lokalitetin Gent/Belgjikė dhe sipas burimeve zyrtare tė policisė sė Shtetit, ky shtetas pėrdorte gjeneralitete false me emrin Mitko Kamenov, i datėlindjes 25.5.1978.

“Arrestimi i tij ėshtė bėrė nė datėn 17 dhjetor 2007 pas njė ndjekje sistematike shumė profesionale tė strukturave tė Policisė sė Shtetit, si dhe bashkėpunimit e shkėmbimit tė vazhdueshėm tė informacionit ndėrmjet Zyrės Qendrore Kombėtare Interpol Tirana me Interpolin dhe Policinė Belge”- thonė tė njjėtat burime, duke shtuar se sė shpejti ai pritet tė ekstradohet nė Tiranė pėr t’u pėrballur me drejtėsinė.

Ky shtetas, sipas policisė, ėshtė i njohur si kontigjent kriminal pėr shkak tė kryerjes sė disa krimeve tė rėnda nė qytetin e Shkodrės ndėr tė cilat:

· Vrasjen me armė zjarri tė punonjėsit tė policisė Petrit Demiri, krim pėr tė cilin pas arrestimit tė tij ėshtė dėnuar me vetėm dy vjet burgim.

· Ështė dėnuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milion lekė gjobė nga Gjykata e Apelit pėr Krime tė Rėnda Tiranė pėr kryerjen e veprės penale tė ?shtrėngimit me anė tė kanosjes ose dhunės pėr dhėnien e pasurisė?.

· Ështė autori i dyshuar pėr disa vrasje tė kryera nė qytetin e Shkodrės,

· Ndėrkohė ėshtė arrestuar disa herė nga strukturat e policisė dhe pėr veprėn penale armėmbajtje pa leje.

Precedentėt penalė:

1. Me datė 28.01.2000 nė fshatin Dobraç ka vrarė me armė zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjės i Policisė Rrugore nė Komisariatin e Policisė Shkodėr. Pėr kėtė vepėr venale Gjykata e Shkallės sė Parė Shkodėr e ka dėnuar vetėm me dy vjet burgim.

2. Gjykata e Apelit pėr Krime tė Rėnda Tiranė, me vendim tė datės 27 shkurt 2007 e ka dėnuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milion lekė gjobė pėr kryerjen e veprės penale tė shtrėngimit me anė tė kanosjes ose dhunės pėr dhėnien e pasurisė. Ngjarja pėr tė cilėn shtetasi Behar Bajri ėshtė deklaruar fajtor ka ndodhur me datėn 12 shtator tė vitit 2005, nė qytetin e Shkodrės, ku ky shtetas pėrmes gjobvėnies, ka kėrkuar qė tė pėrfitojė pa tė drejtė shumėn prej 5 milionė lekėsh tė reja nga njė banor i qytetit tė Shkodrės. Kėtė vepėr penale shtetasi Behar Bajri (Rustemi) e ka kryer nė bashkėpunim me kushėririn e tij Sead Rustemi.

3. Me datė 18.08.2006 ky shtetas ėshtė akuzuar pėr pėrdhunimin e dy vajzave tė mitura, krim tė cilin e ka kryer nė bashkėpunim me njė tjetėr shtetas. Pėr kėtė ngjarje Gjykata e rrethit Shkodėr kishte caktuar masėn e sigurisė arrest me burg nėn akuzėn e heqjes sė paligjshme tė lirisė nė bashkėpunim, marrėdhėnie seksuale me dhunė me tė mitura tė moshės 14-18 vjeç.

Po ashtu ky shtetas ėshtė autori i dyshuar i disa krimeve tė tjera tė rėnda dhe konkretisht:

Nė vitin 1999 nė lagjen Dobraç tė qytetit tė Shkdrės shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj nė bashkėpunim me njėri-tjetrin dyshohen se kanė kryer veprėn penale tė vjedhjes me armė ndaj dy shtetasve nga Berati, tė cilėt kanė qenė duke udhėtuar me njė automjet tip Kamion me targė tė Vlorės.

Nė tė njėjtin vit, nė lagjen “Vojo Kushi”, janė vrarė me armė zjarri vėllezėrit Osman e Artur Alibali. Autorė tė dyshuar tė kėsaj ngjarje kanė rezultuar tė jenė shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje ėshtė kryer menjėherė mbas vjedhjes me armė tė kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.

Nė vitin 2002, nė banesėn e shtetasit Behar Bajri ėshtė gjetur e vrarė bashkėshortja e tij Fabiola Bajri, 20 vjeçe. Nga veprimet hetimore tė kryera rezultoi se nė kėtė rast ishte vrasje dhe jo vetėvrasje siç deklaruan familjarėt. Autor i dyshuar i kėsaj vrasje ėshtė shtetasi Behar Bajri.

Sė fundi, para 7 vitesh, nė lagjen “Vasil Shanto” tė qytetit tė Shkodrės ėshtė vrarė me armė zjarri shtetasi Arben Tuzi, 39-vjeç, nga Shkodra. Autorėt e dyshuar tė kėsaj ngjarje kanė rezultuar tė jenė shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

“Pėr akuzat e pagjykuara materialet ndodhen nė Prokurorinė e rrethit Gjyqėsor Shkodėr.

Pėrveç dėnimit penal qė ai ka marrė dhe qė do tė kryej, pėr tė gjitha veprat e tjera tė kryera prej tij nga ana e policisė po punohet intensivisht pėr tė faktuar ngjarjet e mėsipėrme”- thanė burimet e policisė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos