Ekstradohet nga Belgjika i kėrkuari, Behar Bajri

Tiranė-Nė orėn 20.00 ėshtė ekstraduar nė Shqipėri super i kėrkuari Behar Bajri qė akuzohet pėr njė sėrė krimesh, kryer nė qytetin e Shkodrės. Lajmin e bėri tė ditur Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit. Ai u arrestua nė Belgjikė nė dhejtor tė 2007 dhe vetėm tani u bė i mundur ekstradimi i tij.

 

Shtetasi Behar Bajri ėshtė i njohur si kontigjent kriminal dhe do tė pėrballet me 8 vepra penale gjatė seancave gjyqėsore. Ai ka marrė dėnime nė mungesė dhe ka disa dosje tė hapura pėr vrasje, pėrdhumive, kanosje me armė, etj. Pėrmendim kėtu vrasjen e punonjėsit tė policisė sė Shkodrės Petrit Demiri, krim pėr tė cilin pas arrestimit tė tij ėshtė dėnuar me vetėm dy vjet burgim. 28-vjeçari Bajri akuzohet gjithashtu pėr vrasjen  e bashkshortes sė tij, pėr pėrdhumin e dy vajzave tė mitura, etj.

 

Mė poshtė renditen gjithė krimet e faktuara dhe krimet e dyshuara tė tė arrestuarit Behar Bajri:

 

Me datė 28.01.2000 nė fshatin Dobraç ka vrarė me armė zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjės i Policisė Rrugore nė Komisariatin e Policisė Shkodėr. Pėr kėtė vepėr venale Gjykata e Shkallės sė Parė Shkodėr e ka dėnuar vetėm me dy vjet burgim. Gjykata e Apelit pėr Krime tė Rėnda Tiranė, me vendim tė datės 27 shkurt 2007 e ka dėnuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milion lekė gjobė pėr kryerjen e veprės penale tė “shtrėngimit me anė tė kanosjes ose dhunės pėr dhėnien e pasurisė”. Ngjarja pėr tė cilėn shtetasi Behar Bajri ėshtė deklaruar fajtor ka ndodhur me datėn 12 shtator tė vitit 2005, nė qytetin e Shkodrės, ku ky shtetas pėrmes gjobvėnies, ka kėrkuar qė tė pėrfitojė pa tė drejtė shumėn prej 5 milionė lekėsh tė reja nga njė banor i qytetit tė Shkodrės. Kėtė vepėr penale shtetasi Behar Bajri (Rustemi) e ka kryer nė bashkėpunim me kushėririn e tij Sead Rustemi.

 

Me datė 18.08.2006 shtetasi Behar Bajri ėshtė akuzuar pėr pėrdhunimin e dy vajzave tė mitura, krim tė cilin e ka kryer nė bashkėpunim me njė tjetėr shtetas. Pėr kėtė ngjarje Gjykata e rrethit shkodėr kishte caktuar masėn e sigurisė “arrest me burg” nėn akuzėn e “heqjes sė paligjshme tė lirisė nė bashkėpunim”, marrėdhėnie seksuale me dhunė me tė mitura tė moshės 14-18 vjeç”.

 

 

Me datė 14.01.1999 nė lagjen Dobraç tė qytetit tė Shkdrės shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj nė bashkėpunim me njėri-tjetrin dyshohen se kanė kryer veprėn penale tė vjedhjes me armė ndaj dy shtetasve nga Berati, tė cilėt kanė qenė duke udhėtuar me njė automjet tip Kamion me targė tė Vlorės.

 

Me datė 14.01.1999 nė lagjen “Vojo Kushi”, janė vrarė me armė zjarri vėllezėrit Osman e Artur Alibali. Autorė tė dyshuar tė kėsaj ngjarje kanė rezultuar tė jenė shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje ėshtė kryer menjėherė mbas vjedhjes me armė tė kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.

 

Me datė 15.02.2001 nė lagjen Vasil Shanto tė qytetit tė Shkodrės ėshtė vrarė me armė zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorėt e dyshuar tė kėsaj ngjarje kanė rezultuar tė jenė shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

 

Me datė 21.03.1999 shtetasi Behar Bajri nė bashkėpunim me shtetasin Ilir Bajri kanė tentuar tė kryejnė vjedhje me armė ndaj shtetasit Arben Tuzi dhe vėllait tė tij. Nga shkėmbimi i zjarrit tė dy palėt kanė plagosur njėri-tjetrin.

 

Me datė 26.06.2002 nė banesėn e shtetasit Behar Bajri ėshtė gjetur e vrarė bashkėshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore tė kryera rezultoi se nė kėtė rast ishte vrasje dhe jo vetėvrasje siç deklaruan familjarėt. Autor i dyshuar i kėsaj vrasje ėshtė shtetasi Behar Bajri.

 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos