Tranzicioni postkomunist nė Shqipėri dhe problemet qė solli

Problemet sociale
Nė periudha tronditjesh e kapėrcimesh gjigante, historia e njė shoqėrie pėrsėrit nė mėnyrė tė pėrshpejtuar e tė koncentruar etapat e zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore. Tabloja shqiptare e tranzicionit ka ofruar dukuri qė bota e zhvilluar perėndimore i ka kapėrcyer dhe zgjidhur nė kohė. E rėndėsishme ėshtė qė tranzicioni shqiptar po e ndan tė kaluarėn nga e tashmja shqiptare dhe po e inkuadron tė tashmen tonė nė tė tashmen botėrore, e tashme kjo, qė duke patur parasysh se megjithėse jetojmė tė njėjtėn periudhė kohore kalendarike, nuk jemi bashkėkohorė me Perėndimin, ashtu sikurse megjithėse jemi nė Evropė dhe evropianė, prapė kemi mbetur jashtė Evropės. Por tranzicioni, si rruga pėr tek shoqėria demokratike, apo pėr tek e tashmja e pėrparuar perėndimore, ofron njėherazi edhe dukuritė e reja qė po pėrjeton bota sot.
Kultura pėrshkohet nga njė ndjenjė e shfrenuar gėzimi, e dhėnė pas lojės, zbavitjes, demonstrimit dhe kėnaqėsisė. Shpėrblimi i shtyrė nė kohė "puno sot dhe gėzo mot" ėshtė zėvendėsuar nga rryma e re "tė gėzosh sot dhe (ndofta) tė punosh mot". Kjo ėshtė nė kulturė e re, - vėren Ralf Dahrendof, - qė pritet tė sjellė ndryshime nė planin global. Tranzicioni shqiptar filloi me alternativėn "mė mirė njė vezė sot, sesa njė pulė mot", si kundėrvėnie ndaj frymės socialiste tė regjimit tė kursimit, vazhdoi me lulėzimin e bingove dhe lojrave tė fatit, me ngritjen e piramidave dhe euforinė e miss-eve pėr tek zhgėnjimet e mėdha, korrupsioni i shtrirė nga lart-poshtė, por i pėrqendruar vēanėrisht nė majėn e piramidės shtetėrore, deri tek borxhet qeveritare, ku duket sikur Ƨdo qeveri ėshtė vėnė nė garė me tė mėparshmet pėr t'ia kaluar, por asnjėra nuk mendon se kush do t'i shlyejė.
Nė shoqėrinė tonė nė tranzicion po bėhet pėrherė e mė e dukshme shpėrfillja e normave dhe e vlerave tė shoqėrisė zyrtare, nė radhė tė parė nga vetė shtresa e politikanėve dhe Ƨ'ka ėshtė mė keq, transmetimi i kėsaj shpėrfillje edhe poshtė, nė shtresa tė tjera shoqėrore, e shoqėruar me kriza politike brenda grupimeve kryesore. Ndėrprerjen e efektshmėrisė sė normave shoqėrore nga kriza politike ose ekonomike, sociologu Emil Durkheim e ka quajtur "anomi". Nėse tė rinjve sot u predikohet tė mėsojnė, tė punojnė me dinjitet nė profesionet e tyre, tė pėrpiqen pėr lulėzim e personalitetit tė tyre, ndėrsa realiteti i pėrditshėm tregon se mėnyra mė e thjeshtė pėr tė rritur mirėqėnien, pėr tė pasur sukses dhe para ėshtė korrupsioni, tregtia e paligjshme, kambizmi, etj.., ajo qė rezulton ėshtė anomia. Si pasojė janė shtuar krimet e dhunshme, krimet kundėr pronės e personit, abuzimet e tė gjitha llojeve, vetėvrasjet. Fenomen tjetėr i ri i tranzicionit ėshtė edhe krijimi i tė ashtuquajturave "zona tė ndaluara" ku rendi dhe ligji nuk veprojnė. Kujtojmė zonat ku vepron ligji i gjakmarrjes dhe dhjetėra njerėz janė detyruar tė ngujohen, rrethe tė ndryshme nė Veri me njė klimė tė tensionuar ku organet shtetėrore nuk funksionojnė, larjet e hesapeve mes bandave rivale, zonat e trafikimit tė drogės mes tė rinjve, kalimet e lėndėve narkotike dhe mallrat kontrabandė nė dogana, etj.
Si shkak i vorbullės qė ka sjellė tranzicioni vėrehet njė fakt i hidhur, ai i tėrheqjes nga jeta, qė vihet re jo vetėm tek tė droguarit, por edhe mė gjerė. Ai shprehet si njė armiqėsi e theksuar ndaj realitetit mediokėr, banal, tė palėvizshėm, tė pėrditshėm.
"Kauza e mendimit do tė jetė mė e mirė nė qoftė se do tė takoheshin mbrojtės tė pikėpamjeve tė kundėrta dhe jo kundėrshtarė tė thjeshtė". (Hajdeger)
Sa aktuale tingėllon kjo shprehje kur shohim tablonė e debatit politik tė vitit 2001 ā€“2002. Ndėrsa pritej logjikisht qė pas njė periudhe 10-12 vjēare, politika shqiptare tė kapėrcente polarizimin armiqėsor drejt paraqitjes sė alternativave tė ndryshme, qoftė edhe tė kundėrta, debati u pėrqendrua tek lufta pėr kolltukėt.

Problemet qė solli tranzicioni tek fėmijėt

Varfėria e fėmijėve nė Shqipėri sot ėshtė masive nė mėnyrė kritike, e aftė tė kompromentojė produktivitetin e shoqėrisė sė ardhshme dhe shoqėrisė nė pėrgjithėsi.
Me gjithė ndjeshmėrinė ndaj fėmijėve nė shoqėrinė shqiptare duket ende i pakėt kuptueshmėria e impaktit tė varfėrisė mbi fėmijėt dhe komplikimeve tė saj.
Cikli i varfėrisė sė fėmijėve midis nyjeve shkak pasojė ėshtė mjaft i ndryshėm nga ai i tė rriturve dhe pasojat janė edhe mė tė rėnda, sa mė afėr zvogėlimit tė moshės sė fėmijės vjen efekti i saj.
Efekti i kėtij impakti nė sfondin e faktorėve kompleks familjar dhe social tė varfėrisė tek fėmijėt kėrcėnon fazat intensive tė formimit simbolik tė qėnies sė Ƨdo fėmije.
Kostoja psiko-sociale nga humbjet zhvillimore tė pakapėrcyera ėshtė shumė e lartė pėr shkak tė absorbimit tė pasojave tė varfėrisė tek fėmijėt nė mėnyrė shumė tė ndryshme nga tė rriturit dhe tė shanseve tė pakta pėr tejkalimin e efekteve edhe pas tejkalimit tė mundshėm tė varfėrisė.
Dimensioni i kėsaj emergjence nuk duhet tė zbehet duke u trajtuar si Ƨėshtje e adresuar vetėm nė grupet sociale (zona rurale, familje tė varfra, fėmijėt e rrugės, fėmijėt e braktisur etj).
Impakti i vėrtetė i varfėrisė mbi fėmijėt nuk i ka limitet vetėm nė termat e shėndetit, ushqyerjes, arsimimit, por shtrohet pėrtej kėtyre limiteve prej cilėsive krejt tė vēanta tė natyrės komplekse tė fazave tė zhvillimit, dhe dobėsisė fėmijėrore duke e kėrcėnuar drejtėpėrsėdrejti hapėsirat e oportunitetit pėr aftėsim fizik, mendor, psikoafektiv dhe aftėsim social.

Disa nga problemet qė paraqiten:
ā€¢ Periudhat e Ƨrregullimeve me anarki dhe konflikte shqetėsuan njė shoqėri tė qetė nė pėrgjithėsi. Siguria qė karakterizonte jetėn e fėmijėve u zėvendėsua me efekte tė varfėrisė, dhunės dhe krimit.
ā€¢ Migrimi intensiv - nga zonat rurale nė zonat urbane dhe nga Shqipėria drejtė shteteve fqinje evropiane - krijon ende mundėsi pėr njė shkallė tė frikshme rreziku duke pėrfshire trafikimin, prostitucionin, pėrdorimin e drogės si dhe tė pėrhapjes sė HIV/AIDS.
ā€¢ Sistemi efektiv i mėparshėm i arsimit vazhdon tė dėshtojė nė pėrpjekjet e tij pėr t'i garantuar shkollim gjithė fėmijėve. Ata qė shkojnė nė shkollė pėrballohen Ƨdo ditė me moralin e ulur, me infrastrukturėn e shkatėrruar si dhe me mbi popullimin e klasave.
ā€¢ Standartet e shėndetit tė nėnės dhe fėmijės, edhe pse po pėrmirėsohen gradualisht, janė ende larg atyre evropiane.
ā€¢ Nė kohėn kur familjet edhe pse punojnė tė dy prindėrit mezi e pėrballojne jetėn, mungon njė sistem i gjerė mbėshtetjeje nga ana e shtetit pėr arsimimin e fėmijėve.

Krimi
Pėrsėritjet e krimeve qė po ndodhin vitet e fundit nė Shqipėri dėshmojnė se kėto janė fakte sociale qė nuk pėrbėjnė mė raste tė izoluara, e qė nuk i pėrkasin aq mė tepėr njė shtrese tė caktuar nė shoqėri. Krime ndaj biznesmenėve, krime nė familje, gjakmarrje e kėrkuar prej kohėsh, vetėvrasje qė dėshmojnė peshėn e rėnduar tė njė shoqėrie qė kėrkon tė integrohet. Pėrpara se tė jepet njė shpjegim i bazuar nė analizėn sociologjike, qė i bėhet krimit duke ia pėrshtatur fenomeneve e tipareve shqiptare, mund tė pėrmenden disa koncepte sociologjike lidhur me krimin, e sė pari do ta filloja me termin e funksioneve shoqėrore tė nocionit tė krimit. Nė historinė e analizės sė funksioneve shoqėrore tė nocionit tė krimit, amerikanėt Sellin e Wolfgang i sollėn kėrkuesve njė element tė ri pėr tė matur mėnyrėn se si perceptohej graviteti i njė krimi nga popullsia. Kjo u organizua nė formėn e njė pyetėsori qė pėrmbante njė listė tė gjatė pyetjesh lidhur me lloje tė ndryshme aktesh tė dhunshme e krimesh.
Sociologu Emil Durkheim (1858-1917) hodhi dritė nė nocionin e krimit me reflektimin e tij mbi "normalitetin e krimit". Ai ushtroi njė influencė indirekte mbi kriminalitetin falė analizės sė tij mbi vetėvrasjen. Sipas tij, numri i vetėvrasjeve rritet gjatė fazave tė ndryshimeve ekonomike tė menjėhershme, kjo qoftė nė periudha hopi a rėnie tė proƧesit ekonomik tė njė vendi. Durkheim mendon se mosqėndrueshmėria nė ekonomi ose nė familje prodhon "anomie"-nė: normat sociale humbasin pushtetin e tyre shtrėngues.
Pėr tė, procese tė tilla si zhvillimi ekonomik, tregtia, divorci trondisin gjendjen e zakonshme sociale. Nė kėtė mėnyrė rregullat e vjetra nuk kanė mė vazhdim dhe humbasin aftėsinė pėr t'i vėnė kufi dėshirave individuale. Nė kundėrshtim me nevojat fizike qė rregullohen nga organizmi, dėshirat sociale pėr Durkheim nuk njohin caqe natyrore.
Rregulli social i sotėm nė Shqipėri ėshtė i prekur, sė pari, nga njė rėnie ekonomike, e shprehur kjo nė defiƧiencėn e lartė nė balancėn e tregut. Kėsaj strukture i bashkangjitet dhe njė humbje e kontrollove sociale. Individėt, duke mos ditur tė pėrcaktojnė kufijtė e dėshirave tė tyre. "Mbrojtja sociale" duhet parė e gėrshetuar me shkallėn e ndėrgjegjes kolektive nė Shqipėri. Ky term lidhet me konceptin dhe masėn e rėndėsisė qė populli i jep krimit. Nė Shqipėri krimi nė familje, e nė pėrgjithėsi aktet kriminale, pėrpiqen tė strehohen mbas "nderit", "besės", "riteve tė ashpra shqiptare", simbolikė qė tingėllon mjaft e fuqishme nė kohėn e sotme. Nė kuadrin e ndryshimeve tė menjėhershme nė Shqipėri, mbas zgjedhjeve tė para demokratike, "liria e tranzicionit" sjell bashkė me progresin njė anarki e njė pasiguri morale. Baza e fushės sociale qė zė kriminaliteti nė Shqipėri, ushqehet nė njė kontekst mosprodhimi e pamjaftushmėrie sociale e ekonomike.
Krimi nė tė gjitha format e tij vazhdon tė godasė me intensitet tė lartė duke rritur pasigurinė sociale, duke ndikuar edhe nė veprimtarinė ekonomike e politike. Anketa e Qendrės Shqiptare pėr Kėrkimet Ekonomike, rendit kriminalitetin si problemin e dytė, pas korrupsionit, qė shoqėria shqiptare po vuan nė periudhėn pas vitit 1996. Afro 55% e tė anketuarve mendojnė se situata kriminale nė vend pėrbėn faktorin e thellimit tė krizės.
Largimi nga organet e rendit publik tė njė numri tė konsiderueshėm specialistėsh me pėrvojė dhe pėrfshirja nė to e njė numri tė madh militantėsh politikė dhe individė tė inkriminuar, kontribuan mė shumė nė shkatėrimin e institucioneve dhe nė terrorizimin e popullsisė nė pranverėn e vitit 1997. Nė dhjetėra fakte tė publikuara nga mediat dėshmohet e vėrteta se janė vetė struktura tė organeve tė rendit publik tė tė gjitha niveleve qė drejtojnė trafiqet e kontrabandės, tė drogės, tė prostitucionit, tė klandestinėve, etj. ėshtė pikėrisht krimi i organizuar qė e ka Ƨuar Shqipėrinė atje ku ėshtė sot. Ƌshtė njė ndėr tė vetmit faktorė qė po minon themelet e njė Shqipėrie tė paksa mėkėmbur nga totalitarizmi i egėr komunist. Pėr kėtė ka ndikuar edhe heqja e dėnimit me vdekje. Kėshtu nė njė sodazh tė njė tė pėrditshmje shqiptare nė internet mbi 80% e votuesve shprehej nė favor tė rikthimit tė dėnimit me vdekje.
"Shqiptarėt e duan dėnimin me vdekje si njė forme drejtėsie dhe pagese qė kriminelet i detyrohen shoqėrisė civile pėr ato Ƨka kanė bėrė kundėr saj dhe jo si njė akt barbar nė vetvete."

Konkluzion
Shqipėria ka bėrė njė zgjedhje strategjike, atė tė integrimit nė Bashkimin Evropian (BE). Kjo ėshtė njė zgjedhje e mbėshtetur nga qytetarėt e nga politika. Nė kuadrin e integrimit tė Shqipėrisė nė BE, integrimi tregtar, qė do tė thotė krijimi i njė zone ekonomike pa dogana Shqipėri-BE ėshtė njė kusht i domosdoshėm. Nė term mė tė thjeshtė, kjo do tė thotė se pas disa vitesh, sipėrmarrėsit shqiptarė duhet tė jenė nė gjendje t'i bėjnė ballė konkurrencės shumė tė fuqishme evropiane. Logjika e integrimit nė BE, imponon nė formėn e njė strategjie rajonale edhe krijimin e njė zone tė tregtisė sė lirė nė Ballkan. Pra trendi liberalizues vazhdon, kėsaj radhe i justifikuar me zgjedhjen strategjike tė qytetarėve shqiptarė per t'u bėrė pjesė e familjes sė madhe, demokratike dhe evropiane.
Pėr ne megjithėse tranzicioni erdhi me vonesė, kjo nuk do tė thotė qė ne tė mos kėrkojmė tė drejtat legjitime jetėsore. Tė gjithė ne, brenda dhe jashtė shtetit duhet tė krijojmė hapėsira tė reja pėr mbarvajten e njė Shoqėrie tė Re Shqiptare.
Shpresoj se koha nė tė cilėn jetojmė, t'i bėjė Shqiptarėt mė tė vetėdijshėm se pa balancimin e realitetit shqiptar me atė ndėrkombėtar asnjėherė nuk do tė arrijmė ate Ƨka ėndėrruan tė parėt tanė.


Mastėr nė Sociologji dhe Shkenca Politike

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Start

Publikuar nga: Gazeta Start

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos