Gjuha shqipe, gabimet e tabelave dhe politikanėve

Gjuha shqipe si e folur dhe e shkruar ka pėsuar ndryshime. Ndonjėherė pėr modė e ndonjėherė bashkė me teknologjinė, shumė fjalė tė huaja kanė zėnė vend nė gjuhėn shqipe. Tendencat e fjalėve tė huaja shihen jo vetėm nė bashkėbisedimet e tė rinjve me njėri-tjetrin (nė sms apo nė komunikimin online nėpėrmjet internetit), nė biseda zyrtare e institucionale, por edhe nė emėrtime rrugėsh, emra dyqanesh apo lokalesh. Pėrveē fjalėve tė huaja, edhe fjalė me dialekt pėr qejfin e njė pronari apo njė biznesmeni, shpesh i shohim si emra nė tabela para biznesit tė tyre. Duke i hedhur njė sy emėrtimeve tė ndryshme nė mėnyrė instiktive duhet tė kujtosh qė kjo lexohet si nė anglisht, italisht, frėngjisht apo ndonjė gjuhė tjetėr.

Gazetari i "Fiks Fare", pėr mėnyrėn se si bėhej vendosja e emėrtimeve, pyeti drejtorin e "Dekor Tirana", Isa Dajėn. Ai shprehet se nė ditėt e sotme, zakonisht tabelat janė nė gjuhė tė huaj, sepse ashtu ka dashur pronari i dyqanit. Daja thotė se pėr kėtė, sot nuk ka ndonjė standard. Para shumė vitesh, Instituti i Gjuhėsisė na sillte njė listė ku thuhej p.sh., "Kėndi i lojėrave" jepte standardin si duhej shkruar dhe ne respektonim atė, pas viteve ‘90 kjo listė nuk ėshtė mė nė fuqi.

Ndėrkohė studiuesi dhe drejtori i Institutit tė Gjuhėsisė, Enver Hysi, i ka shpjeguar gazetarit tė "Fiks"-it se probleme me gjuhėn shqipe ne dėgjojmė edhe te politikanėt apo parlamentarėt qė dalin ēdo ditė nė televizor.

Pėr ēdo njeri qė i dėgjon, politikanėt janė njė shembull i keq, gjuha e tyre ėshtė e mbushur me fjalė tė huaja. Nuk i shkon politikanėve dhe drejtuesve tė partive apo tė parlamentit forma dialektore. Profesor Hysi shprehet se ka mungesė kujdesi, si nė gjuhėn e shkruar dhe atė tė folur, ka vėrshim tė fjalėve tė huaja. Njė problem tjetėr ėshtė shkrimi i gabuar i fjalėve, p.sh. tek emisioni "T‘kam zemėr" nė TVSH, titulli ėshtė gabim dhe model i keq pėr nxėnėsit qė shikojnė TV dhe pėr publikun.

Hysi thotė se, kur tė jepet licenca pėr biznes, duhet tė jetė edhe njė komision i posaēėm pėr emėrtimin e tabelave, duhet tė vendoset tabela shqip dhe mė poshtė shitėsi do mund tė vendosė dhe emėrtimin e huaj. Pėrveēse kur ėshtė nė gjuhė tė huaj, problem ėshtė edhe kur tabelat janė nė shqip, por janė tė shkruara gabim. P.sh. kemi "Rruga Durrėsit" ėshtė gabim, duhet "Rruga e Durrėsit" pasi standardi i shqipes pėr kėtė ėshtė nė rasėn gjinore. Tabelat e rrugėve tė ministrive janė njė model i mirė kur janė tė shkruara nė rregull dhe i keq kur janė tė shkruara gabim.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos