Revolucion apo evolucion?

Nė fusha tė ndryshme ku shfaqet vetėdija kolektive, nė artikujt e gazetave, nė diskutimet e drejtuesve politikė, bisedat e pėrditshme tė njerėzve nėpėr kafene, shpeshherė dėgjoj tė trajtohen problemet mė emergjente tė shoqėrisė, nė prizmin e nevojės pėr diēka tė re, pėr njerėz tė rinj, pėr njė revolucion qė do tė na bėnte tė kalonim nga e vjetra nė tė renė. Revolucioni francez mė vjen menjėherė nė mendje kur dėgjoj kėto terma, pasi ai konsiderohet si njė nga mė tė rėndėsishmit dhe njė nga mė gjakatarėt nė historinė e Evropės. Gjatė njė periudhe 10-vjeēare nė Francė u pėrmbys regjimi i vjetėr dhe sistemi ekonomik dhe politik qė ai kishte krijuar gjatė shekujsh, pėr t‘ia lėnė vendin njė sistemi tė ri.

Por pėr shkak tė tensioneve dhe rrymave tė shumta dhe kontradiktore, "e reja" qė revolucioni krijoi nuk mundi tė triumfonte menjėherė, dhe kėshtu pas shpalljes sė Republikės nė 1792 pasuan vitet e shėmtuar tė Terrorit. Konsolidimi i revolucionit dhe i Republikės nėpėrmjet luftės sė jashtme, do tė sillte shfaqjen e njė gjenerali triumfues, Napoleonit, dhe gradualisht kalimin nga njė republikė e qytetarėve drejt njė republike borgjeze dhe nė fund nė shfaqjen e perandorisė. Shumė peripeci tė tjera pasuan pėr Republikėn, deri nė konsolidimin e saj nė kuptimin qė i jepet kėtij koncepti sot nė regjimet demokratike. Nga Republika e parė nė Francė me dy ndalesa nė Perandori, ėshtė arritur nė Republikėn e 5-tė, nė kohėt moderne! Megjithėse u deshėn shumė vite pėr ta konsoliduar "tė renė" qė solli revolucioni francez, nė fakt, ajo ishte fituar nė sajė tė energjisė qė shpenzuan njerėzit qė e bėnė revolucionin.

Ata fillimisht donin tė rrėzonin tė vjetrėn, por pas hapave tė parė u bė e qartė nevoja pėr ta pėrmirėsuar atė, pasi ajo erdhi e veshur me kėmishė me njolla gjaku e me koka tė prera. Por revolucioni nuk ishte vetėm dhunė, nė librat e historisė thuhet se nė vitet e para tė Republikės, i kushtohej njė rėndėsi e madhe informimit tė qytetarėve, shprehjes sė opinioneve nėpėr gazeta, trakte dhe nė mbledhjet e shumta tė klubeve politike. Shoqėritė janė bashkėsi komplekse ku interesat e ndryshme pėrplasen me njėri-tjetrin dhe duhet njė zotėsi e madhe e tė gjithėve, qė situata e arritur tė jetė mė e mira e mundshme. Revolucioni francez u pėrgatit nga njė brez mendimtarėsh, tė cilėt i shkruan dhe i diskutuan idetė e reja qė kishin mbi njeriun, mbi forcėn e arsyes, mbi rolin qė ai duhet tė ketė nė shoqėri. Mendimtarėt e Iluminizmit i paraprinė revolucionit, i cili e shndėrroi lėvizjen fillestare tė mendimit nė njė forcė fizike dhe mė pas historike.

Ndoshta shkova shumė larg, por kaq larg mė hedhin termat qė dėgjoj rėndom, mbi nevojėn pėr diēka tė re, drejtues tė rinj qė do tė revolucionarizojnė shoqėrinė. Nė fakt fjalėt janė mė tė rėndėsishme se sa mendojmė, ato mbeten nė kujtesėn e pavetėdijshme dhe kushtėzojnė mėnyrėn e tė menduarit. Insistimi qė ndeshet ende sot pėr "njerėzit e rinj", ėshtė njė klishĆ© shumė e lehtė, e derivuar nga doktrinat komuniste, tė cilat pretendonin se do tė prodhonin njeriun e ri, qė ishte mė i mirė se i vjetri. Nė Shqipėri ky koncept, "njeriu i ri" ka mbizotėruar pėr shumė vite dhe del vetvetiu sa herė i referohemi sė ardhmes. Ėshtė njė koncept donkishotesk, qė njeriu i ri, tė vijė dhe tė ndryshojė ēdo gjė, ta bėjė shoqėrinė "ashtu siē duhet" edhe pse ajo "ashtu siē duhet", ėshtė shumė e vėshtirė pėr t‘u pėrcaktuar. Dhe mė e vėshtirė ėshtė pėr tė kuptuar se nga do dalė njeriu i ri? Nga njė grup njerėzish tė vjetėr qė nuk bėjnė asnjė pėrpjekje? Nuk ka se si tė ndodhė.

Mė shumė se sa njė revolucion, ne kemi nevojė pėr evolucion, nė kuptimin bazik tė pėrmirėsimit, tė ecjes pėrpara. E reja nė shoqėrinė shqiptare ka ardhur qė pas rrėzimit tė komunizmit, ajo erdhi si pasojė e situatės sė pėrgjithshme nė ish-vendet e Lindjes. Ne nuk bėmė revolucion pėr ta arritur kėtė, pritėm qė rrėzimi i komunizmit tė niste diku dhe ne tė bėnim pjesėn qė na pėrkiste brenda vendit. Tashmė qė e keqja mė e madhe ka kaluar, nuk kemi nevojė as pėr revolucion dhe as pėr diēka tė re, nė kuptimin e diēkaje qė kontraston dukshėm me ekzistuesen. Ajo pėr tė cilėn kemi nevojė mė shumė ėshtė evolucioni i mendimeve, i mentalitetit, i rregullave tė organizimit shoqėror dhe i mėnyrės sė jetesės. Tė gjithė kemi filluar ta kuptojmė se si funksionon sistemi politik nė Shqipėri. Tė gjithė e dimė gjithashtu qė pushteti nėnkupton para, lavdi, privilegje, situatė shoqėrore tė mirė, dhe tė gjithė ata qė konkurrojnė pėr pushtet, do tė kenė si pasojė e pushtetit, pėrfitime. Kjo ėshtė e arsyeshme dhe konsiderohet si ēmimi qė paguajnė njerėzit e kėtij lloji pėr t‘u futur nė garėn konsumuese tė konkurrimit politik.

Shndėrrimi i rezultatit, pra i pėrfitimeve qė tė vijnė nga pushteti, nė motivin kryesor pėr ta fituar pushtetin ėshtė i tepėrt, por megjithatė ndodh. Qė pas ngjarjeve tė kėtij viti, tė hapura me Gėrdecin dhe tė ndjekura sė fundmi me shkėrmoqjen e njė pallati, shoqėrisė shqiptare me siguri i janė hapur sytė mė shumė dhe ajo ėshtė nė gjendje tė shikojė tregues mbas treguesi, se si pas politikanėve qėndrojnė interesa ekonomike dhe financiare. Ata qė ndajnė tortėn e pushtetit janė gjithashtu ata qė ndajnė territorin e vendit nė zona pushteti dhe kėto zona i pėrmbajnė tė gjitha, njerėzit, tokėn, ujin, erėn, pyjet, nėntokėn. Tashmė qė ne gjithnjė e mė shumė po i kuptojmė kėto fakte, si njerėz me arsye na takon tė ripozicionohemi ndaj pushtetarėve. Nė vend qė t‘ia kėrkojmė pushtetit plotėsimin e tė gjitha mungesave tona, ne duhet tė mobilizohemi vetė me njėri-tjetrin, qė tė angazhojmė fonde nga burime tė ndryshme, nga biznesmenė, nga donatorė si dhe nga shteti pėr t‘i pėrmirėsuar ato gradualisht. Pikėsėpari edhe sikur politikanėt tė ishin vėrtet tė shqetėsuar pėr problemet tona, pėr shkak tė sasisė sė tyre tė madhe dhe mundėsive financiare tė kufizuara, pėrmirėsimi i tė gjitha nevojave do tė bėhej vetėm gradualisht.

Nė njė realitet ku po bėhet e qartė qė politikanėt dhe mė gjerė drejtuesit, kanė tė parin shqetėsimin e tė mirave tė tyre personale dhe mė pas atė tė halleve tona, ne nuk mund tė presim prej tyre. Pushteti nuk zgjidh ēdo gjė, madje ai ka tendencė qė tė afrojė ēdo gjė rreth vetes nė mėnyrė qė tė pėrfitojė sa mė shumė. Dhe sjellja jonė ėshtė krejt naive, ne i varim tė gjitha shpresat tek ata, ne u besojmė atyre verbėrisht aq shumė sa nė momentin e zgjedhjeve, ēfarėdo qė ata tė kenė bėrė, ne sėrish do tė votojmė pėr kampet tona politike tė preferuara. Jemi tė zhgėnjyer prej tyre, por sėrish u besojmė tė ardhmen tonė. Ka njė absurd nė kėtė sjelle. Kjo duket si sjellje prej tė sėmuri, qė nuk arrin tė shikojė dhe tė arsyetojė qartė. Kjo situatė ėshtė natyrisht e trashėguar, pasi kemi kaluar 50 vjet duke i parė politikanėt jo vetėm ta pėrdorin pushtetin pėr interesat e tyre, por mbi tė gjitha tė na dhunojnė nė tė drejtat tona elementare. Prandaj duke parė mbrapa vėrejmė gjithsesi njė pėrmirėsim tė dukshėm. Politikanėt merakosen pėr tė mirat e tyre, por tė paktėn ne nuk dhunohemi nė tė drejtat bazike, si dhe kemi njėfarė hapėsire shoqėrore pėr t‘u zhvilluar.

Pėr tė pėrparuar edhe disa hapa mė tej, ajo qė duhet tė bėjmė ėshtė tė ndryshojmė fokusin me tė cilin e shohim realitetin. Ne duhet tė kthehemi drejt njėri-tjetrit, dhe jo kah pushtetarėt tė cilėt do tė vazhdojnė po njėlloj. Ajo qė duhet zhvilluar nė kėtė fazė ėshtė komunitarizmi, ngritja e solidaritetit midis qytetarėve nė njė strukturė mbėshtetėse pėr ata qė kanė mė shumė nevojė. Nėse i hedhim sytė nė shoqėrinė tonė do tė dallojmė se ky aspekt nuk ėshtė i zhvilluar. Sa prej OJF-ve ekzistuese merren me njerėzit e pėrjashtuar, tė varfrit, fėmijėt me probleme, konkretisht duke i ofruar atyre njė mėnyrė pėr tė dalė nga gjendja e vėshtirė dhe jo duke i ofruar trajnime pafund nėpunėsve tė administratės apo shoqatave tė tjera qė kanė si burim tė ardhurash aktivitetin nė fjalė dhe qė sė largu merren me problemin. Solidariteti dhe komunitarizmi janė format e evolucionit pėr tė cilat kemi mė shumė nevojė dhe burimi i tyre ėshtė brenda ēdo njeriu. Mendimi qė kemi nevojė pėr njerėz revolucionarė ėshtė njė drejtim i gabuar qė nuk do tė na ndihmojė tė dalim nga vorbulla e besimit tė verbėr te politikanėt. Le tė jemi mė solidarė dhe mė humanė me njėri-tjetrin, kjo do ta ndryshojė shoqėrinė nė drejtimin qė ne dėshirojmė duke na ngjitur nė njė shkallė mė tė lartė evolucioni.





 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos