Dėbora e shiu, ia lėnė radhėn baltės

28/01/2005  



Dėbora e shiu duket se nuk do t’i ndahet edhe qytetit tė Shkodrės, jo vetėm zonave tė thella tė saj. Pėr tė disatėn ditė radhazi dhe dje banorėt e qytetit verior janė zgjuar nėn flokėt e dėborės, qė zinte mbi dėborėn e rėnė gjatė ditėve tė kaluara. Pas disa orėsh rėnie dėbore, kushteve tė rėnduara klimaterike tė qytetit i ėshtė shtuar dhe njė sasi reshjesh shiu, qė ka rritur nivelin e ujit dhe tė baltės nė rrugė. Sipas burimeve zyrtare nga qyteti i Shkodrės, koha gjatė ditės sė djeshme ka qenė e ngjashme me atė tė ditėve tė kaluara. Burimet kanė thėnė pėr gazetėn se brenda qytetit dėbora ka zėnė nė njė trashėsi nga 10 deri nė 12 centimetra. Rėnia e shirave tė njėpasnjėshėm, pas rėnies sė dėborės, ka bėrė shumė tė vėshtirė trafikun, sidomos atė tė kalimtarėve. Gjatė ditės sė djeshme, gjithsesi, qytetarėt kanė patur fatin tė kenė njė ditė paksa mė tė ngrohtė nė krahasim me tė ftohtin e ditėve tė shkuara. Megjithė dėborėn e shirat e rėna dhe trafikun e rėnduar, akoma pėr fatin e mirė nuk ėshtė shėnuar asnjė aksident i rėndė apo me pasoja fatale. Edhe gjatė ditės sė djeshme nga ana e Drejtorisė sė Policisė Qarkut Shkodėr janė organizuar shėrbime tė pandėrprera tė uniformave blu nė akset rrugore mė problematike, me qėllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe pėr t’i dhėnė ndihmė qytetarėve e mjeteve qė lėvizin nė kėto akse rrugore.







Nė rrethin e Shkodrės

Rruga Vau i Dejės-Pukė ėshtė e kalueshme pėr mjete tė kalueshmėrisė sė lartė dhe me zinxhirė me njė kalim.

Rruga e Komanit kalohet me vėshtirėsi dhe vetėm me zinxhirė pėr automjetet e tonazhit tė vogėl.

Rruga Prekal–Pult–Shosh-Breg Lumi ėshtė e bllokuar

Rruga Muri i Turkut-Cukal (Shllak e Temal) ėshtė e bllokuar.



Nė rrethin e Pukės

Gjatė gjithė natės sė mbrėmshme ka rėnė dėborė dhe vazhdon tė bjerė me intensitet. Trashėsia e dėborės ka arritur nė 1m e 10cm.

Rruga Pukė-Shkodėr ėshtė e kalueshme pėr mjete tė kalueshmėrisė sė lartė dhe me zinxhirė me njė kalim.

Rruga Pukė-Fushė Arrėz ėshtė e kalueshme pėr mjete tė kalueshmėrisė sė lartė dhe me zinxhirė me njė kalim.

Rruga Fushė Arrėz-Mirditė ėshtė e kalueshme pėr mjete tė kalueshmėrisė sė lartė dhe me zinxhirė me njė kalim.

Rruga Fushė Arrėz–Kukės ėshtė e bllokuar

Rruga Fushė Arrėz-Fierzė ėshtė e bllokuar

Rruga Fushė Arrės-Iballė ėshtė e bllokuar

Megjithėse po punohet pėr zhbllokimin e rrugėve, duke qenė se ka rėshqitje tė dėborės nė Qafė Plep nė drejtim tė Kukėsit rruga ėshtė bllokuar sėrish.



Nė rrethin e Malėsisė se Madhe

Rruga Dedaj–Boge–Theth-Dukagjin ėshtė e bllokuar

Rruga Dedaj-Razėm ėshtė e bllokuar

Rruga Hot-Vermosh ėshtė e bllokuar, pasi kalohet fshati Rrapsh







 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos