Sekuestrohen fotot nudo tė vajzave qė pėrdhunoi Arben Tollia

14/06/2005  Maniaku seksual njė foto e mbante vetė, ndėrsa njė ua jepte viktimave, qė tė ishin nėn presion tė vazhdueshėm

Policia dhe Prokuroria e Krimeve tė Rėnda kanė arritur tė sekuestrojnė dhe kanė nėpėr duar fotot nudo ta vajzave tė dhunuara nga maniaku seksual 49-vjeēar, Arben Tollia. Prova e fortė nė dorė tė hetuesve vėrteton pėrfundimisht dhunėn fizike dhe psikologjike qė Tollia ka ushtruar mbi viktimat e tij. Por, pėr fat tė keq, disa prej vajzave i kanė grisur fotot nudo qė Tollia u kishte bėrė. Pasi i tėrhiqte nė pritė me anė tė telefonatave tė pėrzemėrta, Tollia i pėrdhunonte vajzat e reja, qė nė mjaft raste kanė qenė edhe tė mitura. Ndėrsa mė pas, i fotografonte nudo dhe i kėrcėnonte se po tė tregonin, kėto foto do t’i ēonte pranė familjeve tė tyre. Njė foto ai e mbante vetė, ndėrsa njė ua jepte vajzave, viktima tė dhunės sė tij, me qėllim qė kėto tė fundit t’u bindeshin urdhėrave. Pas marrjes sė denoncimeve, disa nga vajzat kanė dorėzuar nė cilėsinė e provės materiale fotot qė pėrdhunuesi i tyre u kishte bėrė. Materialet, u janė bashkangjitur atyre qė i janė gjetur Tollisė. Por, ky i fundit deri tanimė nuk ka pretenduar tė japė ndonjė shpjegim apo tė flasė tė paktėn njė fjalė pėr akuzat e ngritura ndaj tij.

Fotot

Dėshmive tė vajzave tė dhunuara, ekspertizave mjeko-ligjore u janė shtuar nė cilėsinė e provės materiale edhe fotot nudo qė Tollia kishte nxjerrė pėr tė kėrcėnuar viktimat e tij. Disa prej fotove qė ai ka nxjerrė janė dorėzuar nga vetė viktimat, tė cilat i kanė ruajtur. Ndėrsa tė tjera foto i janė gjetur Tollisė, pas kontrolleve tė ushtruara nė banesėn dhe autoveturėn e tij. Lajmi ėshtė bėrė dje i ditur pėr gazetėn nga burime pranė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, tė cilat sqaruan se kėto foto vėrtetojnė totalisht dėshmitė e vajzave tė pėrdhunuara nga Tollia. Prokuroria e Krimeve tė Rėnda disponon pesė dėshmi tė siguruara nė gjykatė nė cilėsinė e provės materiale.

Rastet

Ndėrsa nė polici janė denoncuar 15 raste tė tilla. Sipas burimeve, Tollia, pasi u bėnte fotot nudo vajzave, njė e mbante vetė dhe njė ua jepte atyre. Kjo, me qėllim qė presioni psikologjik ndaj tyre tė vazhdonte, edhe kur nuk ndodheshin me tė. Por disa nga vajzat kanė pohuar se i kanė grisur fotot, pasi nuk mund tė pėrballonin pamjen e tyre, shtojnė burimet. Tė gjitha kėto materiale nė cilėsinė e provės janė arkivuar, qė tė paraqiten kur dosja tė mbėrrijė nė gjykatė.

Pėrdhunimet

Maniaku seksual 49-vjeēar nga fshati Xhafzotaj i Durrėsit, Arben Tollia, i joshte viktimat e tij nėpėrmjet telefonit. Duke iu prezantuar si njė djalė i ri dhe i dashuruar pas tyre, u kėrkonte takim. Por gjithė fjalėt e tij tė ėmbla transformoheshin nė bishėn qė i torturonte vajzat e mitura nė mėnyra ekstreme. Gjithēka pėrmbysej posa vajzat qė kishin rėnė nė grackė, shikonin se nuk kishin tė bėnin me njė djalė tė ri, por me njė tė moshuar tė dhunshėm. Ai u linte takime nė zona tė papopulluara, larg syve tė njerėzve. Nė kėto kushte tė thirrurat dhe britmat e vajzave nuk mund t’i shpėtonin dhe Tollia i fuste me dhunė nė makinė. Mė pas vinte dhe pjesa mė e dhimbshme pėr vajzat, njė pjesė e tė cilave kanė qenė edhe studente. Ato pėrballeshin me njė mostėr tė vėrtetė, qė veēse i dhunonte seksualisht, i torturonte nė mėnyra ekstreme. Nė fund tė dhunės seksuale ai i fotografonte nudo viktimat e tij dhe me anė tė kėtyre fotove i kėrcėnonte qė tė mos tregonin. Tollia u thoshte se, nėse tregonin fotot, do t’ua ēonte familjarėve tė tyre dhe me anė tė kėtij presioni i detyronte viktimat qė t’i sillnin nė grackė shoqet e tyre. Dhe kėshtu me radhė vepronte me tė gjitha ato vajza qė shtinte nė dorė. Por, Tollia akuzohet edhe pėr trafikim tė femrave me qėllim prostitucioni tė mbetur nė tentativė, pėrfundojnė burimet e organit qendror tė akuzės.

Viktimat, tė mitura dhe studente

Tė mitura dhe studente ishin gjahu mė i shumtė i Arben Tollisė. Dėshmitė e dhėna nga tė dėmtuarat kanė zbardhur skemėn e mashtrimit dhe dhunės, duke e plotėsuar me prova dosjen pėr tė pandehurin. Sipas burimeve tė Prokurorisė, Tollia pėrdorte celularin si karrem. Ai u binte numrave si rastėsisht dhe u prezantohej si djalė i ri e i mashtronte me fjalė tė bukura, thonė burimet. Madje, ai u premtonte edhe ndihmė ekonomike dhe gjithēka ato mund t’i kėrkonin nėpėrmjet telefonit. Gjithashtu ėshtė konkluduar se nė disa raste Tollia u binte numrave qė as vetė si njihte dhe, pasi kontaktonte me ndonjė vajzė i kėrkonte tė njiheshin. Por, gjithēka ndryshonte nė realitet. Madje, pėr tė pasur sukses nė “aventurat” e tij, Tollia pėrzgjidhte vajza tė mitura, tė cilat ishin mė tė brishta dhe tė paditura, ose studente. Preja e tij e kuptonte pas takimit se nė ēfarė gracke kishte rėnė, por ishin tė detyruara t’i bindeshin, pasi dhuna psikologjike dhe fizike qė Tollia ushtronte mbi to ishte jo e zakonshme. Pasi i pėrdhunonte, ai i fotografonte nudo dhe i kėrcėnonte tė mos tregonin se do t’ua tregonte familjarėve tė tyre.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos