Pėrcaktohen rregullat pėr shitjen e pasurive tė firmave piramidale



Qeveria miratoi, gjatė mbledhjes, sė djeshme vendimin pėr pėrcaktimin e rregullave pėr mėnyrėn e shitjes sė pasurive tė presidentėve tė ish-firmave piramidale. Nėpėrmjet kėtij vendimi qeveria kėrkon rritjen e pėrqindjes pėr dėmshpėrblimin e kreditorėve qė kanė humbur paratė nė kėto firma. Vendimi parashikon qė shitja e objekteve apo e pasurive tė ish-presidentėve tė kėtyre firmave e tė pjesėtarėve tė familjeve tė tyre tė bėhet nė lekė dhe nė valutė tė huaj. Shitja e pasurive do tė realizohet nėpėrmjet ankandit, i cili do tė organizohet nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike nė Ministrinė e Financave, nė bashkėpunim me administratorėt e shoqėrive huamarrėse. Vendimi i qeverisė favorizon kreditorėt qė tė blejnė pasuritė e firmave piramidale nė tė cilat ata kanė depozituar paratė e tyre. Nga ana tjetėr, vendimi pėrjashton mundėsinė e blerjes sė pasurisė nga persona tė tretė tė autorizuar nga pronarėt e kėtyre firmave.
Ankandi
Nė bazė tė vendimit tė qeverisė, administratori saktėson me konsulentėt juridikė pronėsinė e pasurisė qė do tė shitet, si dhe cakton grupin e vlerėsimit tė pasurisė pėr ēdo element tė veēantė. Ky grup, i pėrbėrė nga ekspertė tė fushės, pėrgatit njė raport vlerėsimi. Ky raport publikohet nga administratori vetėm kur hapet ankandi. Komisioni i ankandit pėrbėhet nga pėrfaqėsuesi i Ministrisė sė Financave, administratori i shoqėrisė huamarrėse, juristi i shoqėrisė huamarrėse, tė cilėt kanė tė drejtė vote. Po kėshtu, pjesė tė komisionit pa tė drejtė vote janė sekretari i DASHPP-sė, i cili mban procesverbalin e ankandit, si dhe tė ftuar nga grupi mbikėqyrės i shoqėrive huamarrėse me statusin e vėzhguesit. Komisioni i ankandit regjistron dhe verifikon pjesėmarrėsit nė ankand, dokumentacionin e personave, identitetin e tyre, prokurat e veēanta tė pėrfaqėsimit si dhe drejton marrjen e ofertave. Komisioni verifikon nė shoqėritė huamarrėse, nėse personat qė marrin pjesė nė ankand janė ose jo kreditorė tė ndonjė subjekti kontrolli. Nė bazė tė vendimit parashikohet qė pjesėmarrėsit nė ankand duhet tė paraqesin pranė komisionit tė ankandit formularin e plotėsuar me ofertėn pėr asetin qė ata do tė blejnė. Pjesėmarrėsit nė ankand duhet tė kenė gjithashtu mandatin bankar, i cili vėrteton shumėn e depozitės pėr blerjen e pasurive qė do tė shiten. Deklaratėn me shkrim pėr llogarinė bankare qė disponon, apo sasinė e mjeteve monetare, cash. Dokumentin e depozitimit, nga ēdo pjesėmarrės, tė sė paku 20 pėr qind tė shumės, pėr tė cilin ai konkurron, nė lekė ose valutė tė huaj, nė llogarinė e shoqėrisė huamarrėse pėrkatėse. Komisioni qė organizon ankandin duhet tė publikojė nė media ditėn dhe orėn e saktė dhe vendin ku zhvillohet ankandi.
Fituesit
Fitues i ankandit shpallet pjesėmarrėsi qė ofron ēmimin mė tė lartė. Nė tė gjitha rastet, pasuritė e shoqėrive huamarrėse nė administrim nuk lejohen tė shiten nėn ēmimin e raportit tė vlerėsimit, tė pėrcaktuar nga ekspertėt vlerėsues. Pjesėmarrėsve tė tjerė u kthehet 20 pėr qind e shumės sė paguar paraprakisht pėr konkurrimin nė ankand.
Nėse aseti nuk shitet pas zhvillimit, tri herė radhazi tė ankandit, atėherė DASHPP-ja, nė bashkėpunim me administratorin e shoqėrisė huamarrėse, marrin vendim pėr tė bėrė rivlerėsimin e asetit nga grupi i ekspertėve vlerėsues. Vendimi i qeverisė favorizon kreditorėt qė tė futet si blerės i parė pėr pasuritė e shoqėrisė huamarrėse, ku ai ka depozituar vlerat e tij financiare, kur ndėrmjet njė a mė shumė kėrkuesve, pjesėmarrės nė ankand, janė ofruar ēmime tė barabarta blerjeje. Kur komisioni i ankandit vėren se ofertat e paraqitura pėr ēmimin e blerjes sė pasurive janė tė njėjta me ato tė kreditorit apo tė njė grupi tė kreditorėve, shpall fitues kreditorin qė ka paraqitur kėrkesėn pėr blerjen e pasurisė. Personi, fizik a juridik, qė shpallet fitues i ankandit, duhet tė paguajė ēmimin e plotė tė blerjes, nėpėrmjet bankės, nė llogarinė e shoqėrisė huamarrėse pėrkatėse. Nė rast se fituesi i ankandit, brenda 30 ditėve nga data e shpalljes fitues, nuk paguan vlerėn e plotė tė pasurisė qė shitet, ai e humbet tė drejtėn e blerjes. Vlera 20 pėr qind, e paguar paraprakisht, nuk kthehet. Vendimi parashikon qė nė rast se pasuritė blihen nga persona tė tretė tė autorizuar nga pronarėt e kėtyre firmave, pasuritė rivihen nė shitje dhe vlerat e shitjes sė tyre nuk i rikthehen blerėsit, por kalojnė nė favor tė kreditorėve.



Miratohet fondi pėr pagesat e punėtorėve tė ish-Kombinatit tė Tekstileve nė Tiranė

Qeveria miratoi, gjatė mbledhjes sė djeshme, fondin prej 9 600 000 lekėsh pėr likuidimin e pagave dhe tė detyrimeve tė prapambetura pėr punonjėsit e ndėrmarrjes shtetėrore, ish-Kombinati i Tekstileve, Tiranė. Ky fond pėrfshin pagat e prapambetura, sigurimet, shoqėrore e shėndetėsore, si dhe tatimin mbi pagė pėr periudhėn prill-dhjetor 2006, si dhe vitet 2007 e 2008. Fondi prej 9 600 000 lekėsh do tė pėrballohet nga buxheti i investimeve i vitit 2008, programi “Strehim dhe urbanistikė”, i miratuar pėr Ministrinė e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.


25 Dhjetor 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos