Ndotja nė bregdetin e Durrėsit, ndėrhyn drejtoria e shėndetit publik



Ndoshta ka mjaftuar njė “trokitje” kujtese nga shkrimi i botuar nė “standard”, qė strukturat e Shėndetit Publik nė Durrės tė mblidhen dhe tė nisin verifikimet dhe kontrollet nė gjithė zonėn bregdetare tė qarkut tė Durrėsit. Synimi ėshtė eliminimi i ēdo vatre e cila mund tė pėrhapė epidemi nga malet me mbeturina nė disa prej komunave. Prej ditės sė martė e deri nė fund tė muajit njė ekip miks i pėrbėrė nga bashkiakė, tatimorė dhe mjekė infeksionistė do tė kontrollojnė dhe evidentojnė afro 54 km gjatėsi tė vijės bregdetare tė qarkut tė Durrėsit, ujin e detit dhe vendin ku aktualisht derdhen ujėrat e zeza apo tė kanaleve tė tjera ndotėse. Sipas kryetarit tė bashkisė, Vangjush Dako, dhe drejtores sė Shėndetit Publik, Lida Boshku: “Rastet e denoncuara si dhe hapja e sezonit tė ri turistik 2009, ku aktualisht ne presim kėtė vit njė pesėfishim tė numrit tė turisteve nga vendi dhe rajoni, kanė lindur si nevojė tė ngutshme marrjen e masave urgjente”. Dako tha se “do tė mbyllen dhe penalizohen tė gjithė ata qė shėrbejnė me gropa septike nė plazh, asnjeri nuk do tė tolerohet, plazhi do tė kthehet nė zonė krejtėsisht tė pastėr higjenikisht”. Por pjesėt mė tė ndotura tė bregdetit tė Durrėsit sipas zonjės Boshku: “Janė grykėderdhjet e lumenjve dhe pėrrenjve dhe tė kanaleve qė pėrfundojnė nė det. Ky ėshtė njė konstatim i organeve tona tė shėndetėsisė, tė cilat kanė detyrė qė tė monitorojnė edhe plazhet tė cilėt frekuentohen nga mijėra e mijėra vetė”. Pėrveē ndotjeve tė shkaktuara prej plehrave urbane dhe mbeturinave tė ngurta nė bregdet, ekzistojnė edhe ndotjet mikrobike tė cilat janė rezultat i prurjeve tė lumenjve, pėrrenjve e kanaleve. Atje derdhen ujėrat e zeza, plehrat dhe mbeturinat industriale tė cilat mė pas pėrfundojnė nė det. Nė ditėt e para tė marsit, institucionet e shėndetėsisė tė cilat kanė si objekt tė punės sė tyre mbrojtjen e shėndetit tė popullatės, po realizojnė njė testim pėr tė parė nivelin e pastėrtisė nė plazhet e Durrėsit. Synimi ishte vija bregdetare e cila shtrihet nga Kepi i Rodonit deri te derdhja e Pėrroit tė Agait gjithsej 54 km e gjatė. Ata do tė kontrollojnė jo vetėm pastėrtinė e ujit tė detit, por edhe atė tė rėrės si dhe tė ujit tė pijshėm. Pėr kėtė qėllim do tė analizohen ashtu si nė vitin e shkuar, kampione prej secilit prej kėtyre elementėve tė zonave bregdetare Nga analizat e kryera nė vitin 2008, ka rezultuar se zonat mė tė ndotura tė bregdetit janė grykėderdhjet e lumenjve, tė pėrrenjve e tė kanaleve tė cilat pėrveēse kanė akumuluar mbeturina tė ngurta, janė edhe kontaminues tė ujit tė detit. Uji i detit paraqitet i ndotur nė zonėn pranė konvaleshencės sė ushtrisė, pasi aty derdhet njė kanal i cili pėrshkon Rrashbullin dhe pasi merr me vete ujėrat e zeza tė kėsaj komune pėrfundon nė det. Situatė e njėjtė ėshtė edhe nė Porto Romano ku derdhet kanali i ujėrave tė zeza tek muri rrethues i portit. Nė Bisht-Pallė, vija bregdetare deri nė Kepin e Rodonit pėrmban 3 zona tė ndotura me njė gjatėsi prej 1,2 km. Rėra ėshtė e ndotur nė tė dyja anėt e grykėderdhjes sė Erzenit,nė katundin Rinia si dhe nė nė Hamallaj te hidrovori ku derdhen mbeturinat e tė gjithė zonės. Po ashtu, nė kėto segmente tė bregdetit edhe uji i detit paraqitet i mbushur me mikrobe pasi gjatė rrugės lumenjtė, pėrrenjtė e kanalet marrin me vete edhe mbeturina organike. Njė ekip infeksionistėsh ka nisur nga puna dhe po evidenton tė gjitha rastet duke mos kursyer asnjė subjekt privat qė abuzon me higjenėn, me moton “Pėr njė turizėm evropian”.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos