Projekte pėr investime nė ruajtjen e objekteve kulturore dhe historike nė Vlorė

Restaurimi dhe mirėmbajtja e objekteve me vlerė kulturore dhe historike nė qytetin e Vlorės, veçanėrisht e atyre qė janė shpallur 'monument kulture', kanė qenė nė fokus tė disa projekteve rėndėsishme tė financuara nga qeveria shqiptare. Ymer Yzeiri, drejtor i Drejtorisė Rajonale tė Monumenteve tė Kulturės, u shpreh se "pėr objektet e shpallura ‘monument kulture’ janė realizuar investime tė konsiderueshme me synim ruajtjen dhe ridimensionimin e vlerave qė ato pėrfaqėsojnė". Gjatė tre viteve tė fundit janė financuar projekte pėr godinat e Muzeut Kombėtar tė Pavarėsisė, Muzeut Historik dhe atij Etnografik, rrugės muze “Justin Godard”, “Rrugės sė Hebrejve”, kalasė sė Kaninės, Xhamisė sė Muradies etj. Investime tė rėndėsishme janė planifikuar edhe pėr vitin nė vazhdim, nė tė cilat pėrfshihet njė projekt i plotė pėr rrugėn e Hebrejve, si dhe pėr restaurimin e disa prej objekteve qė u shpallėn tre vjet mė pare ‘monument kulture’. Nė rrethin e Vlorės janė tė evidentuara 113 objekte me vlerė historike, arkeologjike e kulturore, nga tė cilat mė shumė se 75 janė shpallur “monument kulture”. Nga kėto, 40 objekte ndodhen nė qytetin e Vlorės, mes tė cilave godina tė institucioneve zyrtare lokale, banesa etj. 21 prej tyre e pėrfituan kėtė status nė fillim tė vitit 2006, pas njė vendimi tė Kėshillit tė Ministrave, me propozim tė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė e Sporteve. Ato janė ndėrtuar nė periudha tė ndryshme qė nisin nga fundi i shekullit XVIII fillimi i shekullit XIX, deri nė fillimin e shekullit XX. Mes tyre veçohen godinat ku janė vendosur Banka Kombėtare Tregtare, Muzeu Historik, ajo qė njihet me emrin “Shtėpia e Beut”, etj.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos